2 Kronikave 8:1-18

8  Në fund të njëzet vjetëve,+ gjatë të cilëve Solomoni kishte ndërtuar shtëpinë e Jehovait+ dhe shtëpinë e vet,+  Solomoni rindërtoi qytetet që i kishte dhënë Hirami+ dhe vendosi atje bijtë e Izraelit.  Përveç kësaj, Solomoni shkoi në Hamath-Zobah dhe e pushtoi.  Pastaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe tërë qytetet-depo+ që kishte ndërtuar në Hamath.+  Ai vazhdoi me ndërtimin e Beth-Horonit të Sipërm+ dhe të Beth-Horonit të Poshtëm,+ qytete të fortifikuara me mure,+ dyer dhe shula.+  Pastaj vazhdoi me Baalathin+ dhe tërë qytetet-depo që ishin bërë të vetat, tërë qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve,+ si dhe çdo gjë të dëshirueshme që Solomoni+ kishte dashur të ndërtonte në Jerusalem, në Liban+ dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim.  Sa për njerëzit që mbetën nga hititët,+ nga amoritët,+ nga perezitët,+ nga hivitët+ dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e Izraelit,+  nga bijtë e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend, dhe që bijtë e Izraelit nuk i kishin shfarosur,+ Solomoni rekrutonte+ burra për punë të detyruar, dhe kjo vazhdon deri sot e kësaj dite.+  Por nga bijtë e Izraelit Solomoni nuk bëri asnjë skllav që të punonte për të.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarë,+ krerë të adjutantëve të vet, si dhe krerë të karrocierëve+ e të kalorësve të vet.+ 10  Mbreti Solomon kishte dyqind e pesëdhjetë krerë nëpunësish,+ të cilët ishin përgjegjës për popullin.+ 11  Solomoni e mori bijën e faraonit+ nga Qyteti i Davidit+ dhe e çoi në shtëpinë që kishte ndërtuar për të,+ sepse tha: «Edhe pse është gruaja ime, ajo nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, pasi vendet ku ka ardhur arka e Jehovait janë të shenjta.»+ 12  Pikërisht atëherë Solomoni i paraqiti Jehovait flijime të djegura+ mbi altarin+ e Jehovait, të cilin e kishte ndërtuar përpara portikut.+ 13  Ai bënte blatime rregullisht çdo ditë,+ sipas urdhërimit të Moisiut për sabatet,+ për hënat e reja+ dhe për festat e caktuara+ tri herë në vit,+ domethënë për festën e kuleçve të ndormë,+ për festën e javëve+ dhe për festën e kasolleve.+ 14  Përveç kësaj, ai përcaktoi ndarjet+ e priftërinjve për shërbimet e tyre sipas rregullit të Davidit, atit të tij.+ Vendosi edhe levitët+ në detyrat e tyre, për të lëvduar+ e shërbyer+ përballë priftërinjve rregullisht çdo ditë,+ si dhe derëtarët sipas ndarjeve të tyre në porta të ndryshme,+ sepse kështu urdhëroi Davidi, njeriu i Perëndisë së vërtetë. 15  Ata nuk iu shmangën urdhërimit që u kishte dhënë mbreti priftërinjve dhe levitëve për çdo çështje dhe për furnizimet.+ 16  Tërë punimet Solomoni i kreu+ me sukses, që nga dita kur u hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait e derisa mbaroi.+ Kështu shtëpia e Jehovait u përfundua e tëra.+ 17  Atëherë Solomoni shkoi në Ezion-Geber+ dhe në Eloth,+ në bregdetin e Edomit.+ 18  Me anë të shërbëtorëve të vet, Hirami+ i dërgonte rregullisht anije dhe shërbëtorë që e njihnin detin.+ Ata shkonin me shërbëtorët e Solomonit në Ofir+ dhe merrnin që andej katërqind e pesëdhjetë talenta+ ari+ dhe ia sillnin mbretit Solomon.+

Shënime në fund të faqes