2 Kronikave 7:1-22

7  Sapo Solomoni mbaroi lutjen,+ zbriti zjarr nga qiejt+ dhe përpiu blatimin e djegur e flijimet,+ dhe lavdia e Jehovait+ mbushi shtëpinë.  Priftërinjtë nuk hynin dot në shtëpinë e Jehovait,+ sepse lavdia e Jehovait e kishte mbushur shtëpinë e Jehovait.  Gjithë bijtë e Izraelit e panë zjarrin kur zbriti dhe lavdinë e Jehovait kur ishte mbi shtëpi. Ata menjëherë u përkulën+ thellë me fytyrë përtokë, ranë përmbys+ dhe falënderuan Jehovain, «sepse ai është i mirë+ dhe dashamirësia e tij zgjat përjetë».+  Pastaj mbreti dhe gjithë populli bënë një flijim para Jehovait.+  Mbreti Solomon paraqiti si flijim njëzet e dy mijë gjedhë dhe njëqind e njëzet mijë dhen.+ Kështu mbreti dhe tërë populli përuruan+ shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.  Priftërinjtë+ qëndronin në vendin e detyrës. Po ashtu edhe levitët+ me veglat muzikore,+ që i përdornin kur i këndonin Jehovait. Mbreti David+ i kishte bërë ato që levitët të falënderonin Jehovain me këto fjalë: «Sepse dashamirësia e tij vazhdon përjetë.» Me këto fjalë Davidi e lëvdonte Perëndinë nëpërmjet tyre. Priftërinjtë u binin fort trumbetave+ përballë tyre, kurse tërë izraelitët qëndronin në këmbë.  Pastaj Solomoni shenjtëroi+ mesin e oborrit para shtëpisë së Jehovait, sepse atje paraqiti blatimet e djegura+ dhe pjesët e dhjamura të flijimeve në bashkësi, meqë altari prej bakri+ që kishte bërë nuk e mbante dot blatimin e djegur, blatimin në drithë+ dhe pjesët e dhjamura.+  Në atë kohë Solomoni bashkë me gjithë Izraelin,+ një kongregacion shumë i madh+ i ardhur nga gjithë vendi, nga hyrja e Hamathit+ deri në luginën e përroit të Egjiptit,+ e kremtuan festën+ për shtatë ditë.  Por ditën e tetë ata mbajtën një asamble solemne,+ sepse përurimi i altarit kishte zgjatur shtatë ditë, po ashtu edhe festa. 10  Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai i nisi njerëzit në shtëpitë e tyre, të gëzuar+ dhe me zemër të kënaqur për mirësinë+ që i kishte treguar Jehovai Davidit, Solomonit dhe Izraelit, popullit të vet.+ 11  Kështu Solomoni mbaroi shtëpinë e Jehovait+ dhe shtëpinë e mbretit.+ Ai pati sukses në çdo gjë që kishte në zemër të bënte për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet. 12  Jehovai iu shfaq+ Solomonit natën dhe i tha: «E kam dëgjuar lutjen+ tënde dhe e kam zgjedhur+ këtë vend si shtëpi flijimi.+ 13  Kur ta mbyll qiellin që të mos bjerë shi,+ kur t’i urdhëroj karkalecat që të përpijnë vendin+ ose kur të dërgoj një murtajë mes popullit tim,+ 14  nëse populli im,+ që është thirrur me emrin tim,+ përulet,+ lutet,+ dhe më kërkon*+ e kthehet nga udhët e tij të këqija,+ unë do ta dëgjoj nga qiejt,+ do ta fal mëkatin+ e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.+ 15  Do t’i mbaj sytë+ dhe veshët+ te lutja që bëhet në këtë vend. 16  Tani unë zgjedh+ dhe shenjtëroj këtë shtëpi, që emri im+ të qëndrojë në të përjetë.+ Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty gjithmonë.+ 17  Në rast se ti ecën para meje ashtu siç eci ati yt, Davidi,+ duke bërë gjithçka që të urdhëroj,+ dhe respekton rregullat+ dhe ligjet e mia,+ 18  unë do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë sate,+ ashtu si bëra besëlidhjen me Davidin, atin tënd,+ duke thënë: ‘Nuk do të të mungojë kurrë dikush që të sundojë në Izrael.’+ 19  Por, në qoftë se ktheheni mbrapsht+ e nuk ndiqni ligjet+ e urdhërimet+ e mia që ju kam vënë përpara, por shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera+ dhe përkuleni para tyre,+ 20  unë do t’ju shkul me rrënjë nga vendi im që jua kam dhënë,+ dhe këtë shtëpi që kam shenjtëruar+ për emrin tim do ta flak larg fytyrës sime,+ do ta bëj një shprehje proverbiale+ e tërë popujt do të tallen me të.+ 21  Sa për këtë shtëpi që do të kthehet në grumbuj gërmadhash,+ kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+ 22  Atëherë do t’i përgjigjen: ‘Sepse lanë Jehovain,+ Perëndinë e paraardhësve të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ dhe u mbështetën te perëndi të tjera,+ u përkulën para tyre dhe u shërbyen.+ Ja pse ai solli mbi ta gjithë këtë gjëmë.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kërkon fytyrën time».