2 Kronikave 5:1-14

5  Më në fund, përfundoi gjithë puna që Solomonit iu desh të bënte për shtëpinë e Jehovait.+ Solomoni filloi të fuste brenda gjërat që kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij.+ Argjendin, arin dhe gjithë pajisjet i vuri në thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë.+  Atëherë Solomoni mblodhi në Jerusalem pleqtë e Izraelit+ dhe gjithë krerët e fiseve,+ të parët e shtëpive atërore+ të bijve të Izraelit, për ta marrë arkën+ e besëlidhjes së Jehovait+ nga Qyteti i Davidit,+ domethënë nga Sioni.+  Kështu, tërë Izraeli u mblodh te mbreti për festën e muajit të shtatë.+  Erdhën, pra, tërë pleqtë e Izraelit,+ dhe levitët nisën të mbartnin Arkën.+  Ata ngjitën Arkën,+ tendën e takimit+ dhe gjithë pajisjet e shenjta+ që ishin në tendë. Këto i ngjitën priftërinjtë levitë.*+  Mbreti Solomon bashkë me gjithë asamblenë e izraelitëve, që e kishin pranuar ftesën e tij për të ardhur para Arkës, po flijonin+ dhen e gjedhë, që ishin kaq shumë sa nuk mund të llogariteshin a të numëroheshin.  Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes së Jehovait në vendin e vet, në shenjtëroren e brendshme+ të shtëpisë, në Më të Shenjtën,+ nën krahët e kerubinëve.+  Kerubinët i kishin gjithmonë krahët të shtrirë mbi vendin e Arkës dhe mbulonin Arkën e shufrat e saj.+  Shufrat ishin të gjata, prandaj majat e tyre dukeshin nga e Shenjta përballë shenjtërores së brendshme, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato janë atje deri sot e kësaj dite.+ 10  Në Arkë nuk kishte gjë tjetër përveç dy pllakave+ që kishte vënë Moisiu në Horeb,+ kur Jehovai bëri besëlidhjen+ me bijtë e Izraelit ndërsa dilnin nga Egjipti.+ 11  Kur priftërinjtë dolën nga vendi i shenjtë (sepse të gjithë priftërinjtë që ishin të pranishëm ishin shenjtëruar+ dhe s’kishte nevojë të respektoheshin ndarjet),+ 12  dhe levitët+ këngëtarë që i përkitnin Asafit,+ Hemanit,+ Jeduthunit+ dhe bijve e vëllezërve të tyre, të veshur me copë të punuar hollë, me cimbale,+ me vegla me tela+ e me harpa,+ qëndronin në këmbë në lindje të altarit dhe bashkë me ta njëqind e njëzet priftërinj që u binin trumbetave,+ 13  dhe sapo trumbetarët dhe këngëtarët si një trup i vetëm+ nisën të lëvdonin dhe të falënderonin Jehovain njëzëri, e të lëshonin tingujt me trumbeta, me cimbale, me vegla muzikore+ dhe t’i jepnin lavdi+ Jehovait, duke thënë: «Sepse ai është i mirë+ dhe dashamirësia+ e tij vazhdon përjetë», shtëpia e Jehovait,+ u mbush me një re.+ 14  Për shkak të resë, priftërinjtë nuk qëndronin dot për të shërbyer,+ sepse shtëpinë e Perëndisë së vërtetë e mbushi lavdia+ e Jehovait.

Shënime në fund të faqes

Ose «priftërinjtë dhe levitët».