2 Kronikave 36:1-23

36  Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin,+ birin e Josisë, dhe e bëri mbret në Jerusalem, në vend të të atit.+  Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem.+  Mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jerusalem+ dhe i vuri vendit një haraç* prej njëqind talentash argjendi+ dhe një talentë ari.  Pas kësaj, mbreti+ i Egjiptit bëri mbret në Judë dhe Jerusalem vëllanë e Jehoahazit, Eliakimin,+ dhe ia ndryshoi emrin në Jehojakim. Kurse Jehoahazin, Nekoja+ e mori dhe e çoi në Egjipt.+  Jehojakimi+ ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+ Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij.+  Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, doli kundër tij+ që ta lidhte me dy vargonj bakri për ta çuar në Babiloni.+  Nabukodonosori çoi në Babiloni disa prej pajisjeve+ të shtëpisë së Jehovait+ dhe i vuri në pallatin e vet në Babiloni.+  Pjesa tjetër e ngjarjeve+ lidhur me Jehojakimin, gjërat e pështira+ që bëri dhe ajo që u gjet kundër tij, janë shkruar në Librin+ e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehojakini.+  Jehojakini+ ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tre muaj+ e dhjetë ditë në Jerusalem. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 10  Në ndërrim+ të viteve, mbreti Nabukodonosor dërgoi+ njerëz që e çuan në Babiloni+ bashkë me sendet e dëshirueshme të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë,+ vëllanë e atit të tij.+ 11  Zedekia+ ishte njëzet e një vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+ 12  Ai bëri atë që ishte e keqe+ në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij. Nuk u përul+ para profetit+ Jeremia,+ i cili foli me urdhër të Jehovait. 13  Madje u rebelua+ edhe kundër mbretit Nabukodonosor, që e kishte vënë të betohej për Perëndinë.+ Ai vazhdoi ta ngurtësonte+ qafën dhe zemrën për të mos u kthyer te Jehovai, Perëndia i Izraelit. 14  Gjithashtu, gjithë krerët e priftërinjve+ dhe vetë populli u treguan shumë të pabesë, duke bërë tërë gjërat e pështira+ që bënin kombet, kështu që e përdhosën shtëpinë e Jehovait, që ai e kishte shenjtëruar në Jerusalem.+ 15  Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve+ të tij. Ai u dërgonte vazhdimisht, sepse i dhimbsej populli i tij+ dhe banesa+ e vet. 16  Por ata talleshin+ gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë, i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë+ profetët, deri kur tërbimi+ i Jehovait u derdh kundër popullit të tij, aq sa nuk kishte shërim.+ 17  Kështu ai ngriti kundër tyre mbretin kaldeas,+ i cili ua vrau me shpatë+ të rinjtë në shtëpinë e shenjtërores+ së tyre dhe nuk iu dhimbs as i riu, as virgjëresha, as i moshuari, as i ligështuari.+ Çdo gjë Ai e dha në duart e tij. 18  Ky çoi çdo gjë në Babiloni: gjithë pajisjet+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, të mëdha+ e të vogla, thesarin+ e shtëpisë së Jehovait, si dhe thesarin e mbretit+ e të princave të tij. 19  Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin+ e Jerusalemit. Tërë kullat e tij të banimit dhe tërë sendet e tij të dëshirueshme+ u dogjën me zjarr, derisa u rrënua gjithçka.+ 20  Përveç kësaj, ai mori robër në Babiloni+ ata që i shpëtuan shpatës. Këta u bënë shërbëtorët e tij+ dhe të bijve të tij deri kur filloi të sundonte fuqia mbretërore e Persisë,+ 21  që të përmbushej fjala që tha Jehovai nëpërmjet gojës së Jeremisë,+ derisa vendi të shlyente sabatet e tij.+ Vendi e mbajti sabatin gjatë gjithë ditëve që qe i shkretuar, që të mbusheshin shtatëdhjetë vjet.+ 22  Vitin e parë të Kirit+ si mbret i Persisë,+ Jehovai zgjoi frymën+ e këtij mbreti, pra të Kirit, që të përmbushej fjala e Jehovait+ që kishte dalë nga goja e Jeremisë.+ Kiri, pra, nxori në gjithë mbretërinë e tij një thirrje​—madje edhe me shkrim+​—ku thuhej: 23  «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë:+ ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe ai vetë më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem të Judës.+ Perëndia Jehova qoftë me atë+ që bën pjesë në popullin+ e tij! Le të shkojë atje.’»+

Shënime në fund të faqes

Ose «gjobë».