Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Kronikave 34:1-33

34  Josia+ ishte tetë+ vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tridhjetë e një vjet në Jerusalem.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait+ dhe eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit+ të tij, e nuk u kthye as djathtas, as majtas.+  Vitin e tetë të mbretërimit të tij, kur ishte ende djalosh,+ filloi të kërkonte+ Perëndinë e Davidit, paraardhësit të tij, dhe në vitin e dymbëdhjetë filloi të pastronte+ Judën e Jerusalemin nga vendet e larta,+ nga shtyllat e shenjta,+ nga shëmbëlltyrat+ e skalitura dhe nga shtatoret e derdhura.  Përveç kësaj, përpara tij u rrëzuan altarët+ e Baalëve.+ Ai rrëzoi mbajtëset e temjanit+ që ishin sipër tyre, ndërsa shtyllat e shenjta,+ shëmbëlltyrat e skalitura+ dhe shtatoret e derdhura i copëtoi e i bëri pluhur,+ të cilin e hodhi mbi varret e atyre që u bënin flijime.+  Kockat+ e priftërinjve i dogji mbi altarët+ e tyre. Kështu e pastroi Judën dhe Jerusalemin.  Gjithashtu, nga qytetet e Manaseut,+ Efraimit,+ Simeonit e deri në Neftal, në të gjitha vendet e shkretuara,  rrëzoi altarët+ dhe shtyllat e shenjta,+ thërrmoi e bëri pluhur+ shëmbëlltyrat e skalitura+ dhe rrëzoi gjithë mbajtëset e temjanit+ në tërë vendin e Izraelit. Pastaj u kthye në Jerusalem.  Vitin e tetëmbëdhjetë+ të mbretërimit të tij, kur kishte pastruar vendin dhe shtëpinë, ai dërgoi Shafanin,+ birin e Azaliahut, Masejahun, kreun e qytetit, dhe regjistruesin Joah, birin e Joahazit, që të meremetonin+ shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së tij.  Ata vajtën te kryeprifti Hilkiah+ dhe i dhanë paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë dhe që levitët derëtarë+ i kishin mbledhur nga Manaseu,+ Efraimi+ dhe nga gjithë pjesa tjetër e Izraelit,+ si dhe nga gjithë Juda, Beniamini dhe banorët e Jerusalemit. 10  Pastaj ata ua dhanë në dorë atyre që ishin caktuar të mbikëqyrnin punën në shtëpinë e Jehovait.+ Nga ana e tyre, këta ua dhanë atyre që ndreqnin dhe meremetonin shtëpinë e Jehovait. 11  Kështu ua dhanë mjeshtërve dhe ndërtuesve+ që të blinin gurë të latuar+ dhe dru për shtrëngueset, si dhe që të forconin me trarë shtëpitë që mbretërit+ e Judës i kishin lënë të rrënoheshin. 12  Burrat e bënin punën me besnikëri.+ Mbi ta ishin caktuar si mbikëqyrës levitët Jahat dhe Abdia, nga bijtë e Merarit,+ si dhe Zakaria e Meshulami, nga bijtë e kehathitëve.+ Levitët, çdonjëri prej të cilëve ishte mjeshtër i veglave muzikore,+ 13  drejtonin hamejtë+ dhe ishin mbikëqyrësit+ e tërë punëtorëve që bënin shërbime të ndryshme. Nga levitët+ kishte sekretarë,+ kryepunëtorë dhe derëtarë.+ 14  Ndërsa po nxirreshin paratë+ që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait, prifti Hilkiah+ gjeti librin+ e ligjit+ të Jehovait që ishte dhënë me anë të dorës së Moisiut.+ 15  Atëherë Hilkiahu i tha sekretarit Shafan:+ «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e ligjit.» Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit. 16  Atëherë Shafani ia çoi mbretit dhe i tha: «Shërbëtorët e tu po bëjnë tërë atë që u është ngarkuar. 17  Ata kanë nxjerrë nga arka paratë që gjenden në shtëpinë e Jehovait dhe ua japin në dorë burrave të caktuar dhe punëtorëve.»+ 18  Pastaj sekretari Shafan e njoftoi mbretin: «Prifti Hilkiah më dha një libër.»+ Dhe Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit.+ 19  Me të dëgjuar fjalët e ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 20  Atëherë mbreti urdhëroi Hilkiahun,+ Ahikamin,+ birin e Shafanit, Abdonin, birin e Mikesë, sekretarin+ Shafan+ dhe Asajahun,+ shërbëtorin e mbretit: 21  «Shkoni, pyeteni+ Jehovain për mua+ dhe për ata që kanë mbetur në Izrael e në Judë lidhur me fjalët e librit+ që është gjetur. Sepse tërbimi+ që Jehovai do të derdhë kundër nesh, është i madh, ngaqë paraardhësit tanë nuk e zbatuan fjalën e Jehovait, duke mos vepruar në përputhje me atë që është shkruar në këtë libër.»+ 22  Kështu Hilkiahu, bashkë me ata që kishte thënë mbreti, shkoi te profetesha+ Hulda,+ gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave,+ i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harasit. Ajo banonte në Jerusalem, në lagjen e dytë. Dhe ata i thanë çfarë kishin për të thënë. 23  Ajo iu përgjigj:«Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju dërgoi tek unë: 24  ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell gjëmën+ mbi këtë vend dhe mbi banorët+ e tij, të gjitha mallkimet+ që janë shkruar në librin që u lexua para mbretit të Judës,+ 25  sepse më kanë lënë+ dhe ua kanë paraqitur tymin e blatimit perëndive të tjera,+ për të më fyer+ me tërë ato që bëjnë me duart e tyre+ dhe që tërbimi+ im të derdhet mbi këtë vend e të mos shuhet.”’+ 26  Mbretit të Judës që ju ka dërguar për të pyetur Jehovain i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit:+ “Lidhur me fjalët+ që ke dëgjuar, 27  meqë t’u zbut zemra+ dhe, për hir të Perëndisë, u përule+ sapo dëgjove fjalët e tij për këtë vend dhe për banorët e tij, meqë u përule përpara meje,+ shqeve+ rrobat dhe qave, unë vetë të kam dëgjuar,+—thotë Jehovai.— 28  Ja, unë po të bashkoj me paraardhësit e tu, dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe.+ Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë gjëmën+ që po sjell mbi këtë vend dhe banorët+ e tij.”’”»Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit. 29  Mbreti dërgoi të mblidheshin tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+ 30  Më pas mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait+ me tërë burrat e Judës, me banorët e Jerusalemit, me priftërinjtë,+ me levitët dhe me tërë popullin, të madh e të vogël. Ai nisi t’u lexonte+ gjithë fjalët e librit të besëlidhjes që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+ 31  Pastaj mbreti qëndroi në vendin e tij+ dhe bëri para Jehovait një besëlidhje+ për të ndjekur Jehovain dhe për të zbatuar urdhërimet,+ përkujtuesit+ dhe rregullat+ e tij me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt,+ që të kryente+ fjalët e besëlidhjes që ishin shkruar në atë libër.+ 32  Gjithashtu, bëri që të gjithë ata që gjendeshin në Jerusalem dhe në Beniamin ta mbështetnin atë. Banorët e Jerusalemit nisën të vepronin në përputhje me besëlidhjen e Perëndisë, Perëndisë së paraardhësve të tyre.+ 33  Pas kësaj Josia hoqi gjithë gjërat e pështira+ nga tërë vendet që u përkitnin bijve të Izraelit+ dhe të gjithë ata që gjendeshin në Izrael i vuri t’i shërbenin Jehovait, Perëndisë së tyre. Gjatë gjithë ditëve të tij, ata ndoqën Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre dhe nuk u larguan prej tij.+

Shënime në fund të faqes