Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Kronikave 33:1-25

33  Manaseu+ ishte dymbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi pesëdhjetë e pesë vjet në Jerusalem.+  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ sipas gjërave të pështira+ të kombeve që Jehovai kishte dëbuar para bijve të Izraelit.+  Ndërtoi përsëri vendet e larta+ që Hezekia, i ati, i kishte rrëzuar,+ ngriti altarë+ për Baalin,+ bëri shtylla të shenjta+ e nisi të përkulej+ para gjithë ushtrisë së qiejve+ dhe t’u shërbente atyre.+  Ai ndërtoi altarë+ në shtëpinë e Jehovait, për të cilën Jehovai kishte thënë: «Emri im do të mbetet brez pas brezi në Jerusalem.»+  Në dy oborret+ e shtëpisë së Jehovait+ ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiejve.+  Ai i kaloi bijtë e tij në zjarr+ në luginën e birit të Hinomit,+ u mor me magji,+ me fall,+ me shtrigëri+ dhe vendosi mediume*+ e njerëz që kishin si zanat parathënien+ e ngjarjeve. Ai bëri në një masë të madhe atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.+  Veç kësaj, shëmbëlltyrën e gdhendur+ që kishte bërë e vuri në shtëpinë e Perëndisë+ së vërtetë, për të cilën Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të tij: «Në këtë shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e kam zgjedhur+ nga tërë fiset e Izraelit, do ta vë emrin tim+ brez pas brezi.+  Unë nuk do ta heq më këmbën e Izraelit nga toka që u caktova+ paraardhësve+ të tyre, por vetëm nëse do të kenë kujdes të respektojnë tërë ato që u urdhërova+ me anë të Moisiut,+ domethënë gjithë ligjin,+ rregullat+ dhe vendimet gjyqësore.»+  Por Manaseu+ e joshte Judën+ dhe banorët e Jerusalemit që të bënin më keq+ se kombet që Jehovai kishte shfarosur para bijve të Izraelit.+ 10  Dhe Jehovai vazhdoi t’i fliste Manaseut dhe popullit të tij, por ata nuk i kushtuan vëmendje.+ 11  Në fund, Jehovai solli kundër tyre+ krerët e ushtrisë së mbretit të Asirisë.+ Ata e kapën rob Manaseun në një skutë,+ e lidhën+ me dy vargonj bakri dhe e çuan në Babiloni. 12  Kur e pa veten keq,+ ai kërkoi pëlqimin* e Jehovait,+ Perëndisë së tij, dhe u përul+ shumë para Perëndisë së paraardhësve të tij. 13  Ai vazhdoi t’i lutej Atij, kështu që Ai e pranoi përgjërimin+ e tij, ia dëgjoi kërkesën për pëlqim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë+ e tij. Atëherë Manaseu e mori vesh që Jehovai është Perëndia i vërtetë.+ 14  Pas kësaj ai ndërtoi një mur të jashtëm+ për Qytetin e Davidit,+ në perëndim të Gihonit,+ në luginën e përroit, deri te Porta e Peshqve.+ E kaloi rreth Ofelit+ dhe e bëri shumë të lartë. Veç kësaj vuri krerë të forcave ushtarake në gjithë qytetet e fortifikuara të Judës.+ 15  Hoqi perënditë e huaja+ dhe shëmbëlltyrën+ e idhullit nga shtëpia e Jehovait, si dhe gjithë altarët+ që kishte ndërtuar në malin e shtëpisë së Jehovait e në Jerusalem dhe pastaj i hodhi jashtë qytetit. 16  Përgatiti, gjithashtu, altarin e Jehovait+ dhe nisi të bënte mbi të flijime në bashkësi+ e blatime falënderimi+ dhe i tha Judës që t’i shërbente Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 17  Megjithatë, populli ende bënte flijime në vendet e larta,+ vetëm se i bënte për Jehovain, Perëndinë e vet. 18  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Manaseun, lutja+ që i bëri Perëndisë së tij dhe fjalët që i thoshin vegimtarët+ në emër të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, gjenden në ngjarjet e mbretërve të Izraelit.+ 19  Lutja e tij+ dhe se si u dëgjua përgjërimi+ i tij, tërë mëkati+ i tij, pabesia+ e tij, vendet ku ndërtoi vendet e larta+ e ngriti shtyllat e shenjta,+ si dhe shëmbëlltyrat+ e skalitura para se të përulej,+ janë shkruar në fjalët e vegimtarëve të vet. 20  Në fund Manaseu u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën+ në shtëpinë e vet. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Amoni.+ 21  Amoni+ ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi dy vjet në Jerusalem.+ 22  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë i ati,+ Manaseu. Amoni u bëri flijime+ tërë shëmbëlltyrave+ të skalitura që kishte bërë Manaseu,+ ati i tij, dhe vazhdoi t’u shërbente atyre.+ 23  Amoni nuk u përul+ para Jehovait, siç u përul+ Manaseu, ati i tij, por përkundrazi e shtoi fajin.+ 24  Në fund shërbëtorët e vet komplotuan+ kundër tij dhe e vranë në shtëpinë e vet.+ 25  Por populli i vendit i vrau+ të gjithë ata që kishin komplotuar+ kundër mbretit Amon,+ dhe më pas në vend të tij bëri mbret të birin, Josinë.+

Shënime në fund të faqes

Persona që ndërmjetësojnë komunikimin me demonët e fallit. LXX: «ventrilok»; Lat.: magos, (astrologë). Shih Ve 16:16.
Fjalë për fjalë «të zbuste fytyrën e Jehovait».