2 Kronikave 30:1-27

30  Hezekia dërgoi lajmëtarë në gjithë Izraelin+ dhe Judën e u shkroi letra Efraimit+ dhe Manaseut,+ që të vinin në shtëpinë e Jehovait+ në Jerusalem për të kremtuar pashkën+ për Jehovain, Perëndinë e Izraelit.  Megjithatë, mbreti, princat+ e tij dhe gjithë kongregacioni+ në Jerusalem vendosën ta kremtonin pashkën muajin e dytë.+  Ata nuk mundën ta kremtonin pashkën në kohën e caktuar,+ sepse nuk ishin shenjtëruar mjaft priftërinj+ dhe sepse populli nuk ishte mbledhur në Jerusalem.  Kjo gjë iu duk e drejtë mbretit dhe gjithë kongregacionit.+  Kështu vendosën që tërë Izraelit, nga Beer-Sheba+ në Dan,+ t’i bëhej thirrje+ për të ardhur në Jerusalem që të kremtonin pashkën për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, sepse nuk e kishin bërë këtë+ bashkërisht, si ishte shkruar.+  Prandaj vrapuesit,+ me letrat që kishin marrë nga dora e mbretit dhe nga princat+ e tij, shkuan anembanë Izraelit dhe Judës, duke thënë sipas urdhërimit të mbretit: «Bij të Izraelit, kthehuni+ te Jehovai, Perëndia+ i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, që ai të kthehet te ju që keni mbetur, te ju që keni shpëtuar+ nga duart e mbretërve të Asirisë.+  Mos u bëni si paraardhësit+ dhe si vëllezërit tuaj që u treguan të pabesë me Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, dhe ai bëri që të tjerët të habiteshin+ me ta, si po e shihni.  Mos e forconi qafën+ si bënë paraardhësit tuaj. Lëreni veten në dorë të Jehovait+ dhe ejani në shenjtëroren+ e tij, që ai e ka shenjtëruar+ përgjithmonë dhe shërbejini+ Jehovait, Perëndisë tuaj, që të largohet prej jush zemërimi i tij i zjarrtë.+  Sepse, nëse ktheheni+ te Jehovai, ata që mbajnë robër vëllezërit dhe bijtë tuaj do të kenë mëshirë+ për ta dhe do t’i lejojnë të kthehen në këtë vend.+ Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është hirmadh,+ i mëshirshëm+ dhe nuk do t’i largojë sytë nga ju, nëse ktheheni tek ai.»+ 10  Vrapuesit+ kalonin qytet më qytet, anembanë vendit të Efraimit+ dhe të Manaseut deri në Zabulon, por njerëzit u flitnin me shpoti dhe i përqeshnin.+ 11  Vetëm disa veta+ nga Asheri, Manaseu dhe Zabuloni u përulën+ dhe erdhën në Jerusalem. 12  Dora e Perëndisë së vërtetë ishte edhe në Judë, që të ishin në një mendje+ për të plotësuar urdhërimin+ e mbretit dhe të princave lidhur me çështjen e Jehovait.+ 13  Kështu, për të kremtuar festën+ e kuleçve të ndormë në muajin e dytë,+ në Jerusalem u mblodh+ një popull i madh, një kongregacion i përbërë nga një mori njerëzish. 14  Ata u ngritën dhe hoqën altarët+ që ishin në Jerusalem. Hoqën edhe tërë altarët e temjanit+ dhe i hodhën në luginën e përroit të Kidronit.+ 15  Pas kësaj, ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë ata therën flinë e pashkës.+ Prej kësaj priftërinjtë dhe levitët u turpëruan, prandaj u shenjtëruan+ e sollën blatime të djegura në shtëpinë e Jehovait. 16  Ata qëndruan+ në vendin e tyre sipas caktimit, sipas ligjit të Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë. Priftërinjtë+ spërkatnin me gjakun e marrë nga dora e levitëve. 17  Meqenëse në kongregacion kishte shumë që nuk ishin shenjtëruar, levitët+ ishin ngarkuar të thernin flitë e pashkës+ për të gjithë ata që nuk ishin të pastër, që t’ia shenjtëronin Jehovait. 18  Kishte një numër të madh njerëzish, shumë nga Efraimi,+ Manaseu,+ Isakari dhe Zabuloni+ që nuk ishin pastruar,+ pasi nuk e kishin ngrënë pashkën si është shkruar,+ por Hezekia u lut për ta:+ «Jehovai i mirë+ bëftë lëshim për 19  këdo që e ka përgatitur zemrën+ e tij për të kërkuar Perëndinë e vërtetë, Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij, edhe pse nuk është pastruar për atë që është e shenjtë!»+ 20  Dhe Jehovai e dëgjoi Hezekinë dhe e fali popullin.+ 21  Kështu, për shtatë ditë, bijtë e Izraelit që gjendeshin në Jerusalem kremtuan me gëzim të madh+ festën+ e kuleçve të ndormë. Ditë për ditë, levitët+ dhe priftërinjtë+ i thurnin lavde Jehovait me vegla kumbuese, po, Jehovait.+ 22  Përveç kësaj, Hezekia u dha zemër+ të gjithë levitëve që po vepronin me shumë maturi në shërbimin e Jehovait.+ Për shtatë ditë, ata hëngrën në festën e caktuar,+ duke bërë flijime në bashkësi+ dhe duke iu rrëfyer+ Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre. 23  Atëherë tërë kongregacioni vendosi+ që ta kremtonte festën edhe për shtatë ditë të tjera,+ kështu që e kremtuan me gëzim edhe për shtatë ditë të tjera. 24  Hezekia, mbreti i Judës, dha si kontribut+ për kongregacionin një mijë dema e shtatë mijë dhen, kurse princat+ dhanë si kontribut për kongregacionin një mijë dema e dhjetë mijë dhen. Një numër i madh priftërinjsh+ u shenjtëruan. 25  Gjithë kongregacioni i Judës,+ priftërinjtë, levitët,+ gjithë kongregacioni që erdhi nga Izraeli,+ ata që ishin të ardhur+ në vendin e Izraelit+ dhe banonin në Judë, gëzonin.+ 26  Në Jerusalem pati një gëzim të madh, sepse që nga ditët e Solomonit,+ birit të Davidit, mbretit të Izraelit, nuk kishte pasur një gjë të tillë në atë qytet.+ 27  Në fund priftërinjtë levitë u çuan dhe bekuan+ popullin. Zëri i tyre u dëgjua dhe lutja e tyre mbërriti në banesën e tij të shenjtë, në qiej.+

Shënime në fund të faqes