2 Kronikave 29:1-36

29  Hezekia+ u bë mbret kur ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Abijah dhe ishte e bija e Zakarisë.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë Davidi,+ paraardhësi i tij.  Vitin e parë të mbretërimit të tij, në muajin e parë, ai hapi dyert e shtëpisë së Jehovait dhe filloi t’i ndreqte.+  Pastaj solli priftërinjtë dhe levitët, i mblodhi në shesh,+ në lindje,  dhe u tha: «Më dëgjoni, o levitë! Shenjtërohuni tani,+ shenjtëroni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj dhe nxirrni çdo gjë të papastër nga vendi i shenjtë.+  Etërit tanë kanë vepruar me pabesi+ dhe kanë bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë tonë.+ Ata e braktisën atë,+ nuk ia hodhën më sytë* tabernakullit të Jehovait+ dhe i kthyen shpinën.  Mbyllën edhe dyert+ e portikut, i mbajtën llambat të shuara,+ nuk dogjën temjan+ dhe nuk bënë flijime të djegura në vendin e shenjtë për Perëndinë e Izraelit.+  Jehovai derdhi indinjatën+ e tij mbi Judën dhe Jerusalemin. Të tjerët dridhen+ kur i shohin, habiten+ me ta dhe fërshëllejnë,+ pikërisht si po e shihni me sytë tuaj.  Ja, paraardhësit tanë ranë nga shpata+ dhe bijtë, bijat e gratë tona ishin në robëri për këtë.+ 10  E tani unë dua me gjithë zemër të bëj një besëlidhje+ me Jehovain, Perëndinë e Izraelit, që zemërimi i tij i zjarrtë të largohet prej nesh. 11  E pra, bijtë e mi, mos u jepni pas pushimit,+ sepse Jehovai ju ka zgjedhur për të qëndruar përpara tij për t’i shërbyer+ dhe për të vazhduar si shërbëtorë të tij+ dhe si ata që paraqitin tymin e blatimit.»+ 12  Atëherë u ngritën levitët.+ Nga bijtë e kehathitëve:+ Mahati, biri i Amasait dhe Joeli, biri i Azariahut. Nga bijtë e Merarit:+ Kishi, biri i Abdiut dhe Azariahu, biri i Jehalelelit. Nga gershonitët:+ Joahu, biri i Zimahut dhe Edeni, biri i Joahut. 13  Nga bijtë e Elizafanit:+ Shimri dhe Jeueli. Nga bijtë e Asafit:+ Zakaria dhe Mataniahu. 14  Nga bijtë e Hemanit:+ Jehieli dhe Shimei. Nga bijtë e Jeduthunit:+ Shemajahu dhe Uzieli. 15  Kështu ata mblodhën vëllezërit e tyre, u shenjtëruan+ dhe erdhën për të pastruar+ shtëpinë e Jehovait, sipas urdhërimit të mbretit në përputhje me fjalët+ e Jehovait. 16  Priftërinjtë u futën në shtëpinë e Jehovait për ta pastruar dhe gjithë papastërtitë që gjetën në tempullin e Jehovait i nxorën në oborrin+ e shtëpisë së Jehovait. Pastaj levitët i morën për t’i nxjerrë jashtë në luginën e përroit të Kidronit.+ 17  Ata, pra, e filluan shenjtërimin ditën e parë të muajit të parë dhe ditën e tetë të këtij muaji vajtën në portikun+ e Jehovait. Ata e shenjtëruan shtëpinë e Jehovait për tetë ditë dhe mbaruan ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të parë.+ 18  Pas kësaj shkuan te mbreti Hezekia dhe i thanë: «Kemi pastruar gjithë shtëpinë e Jehovait, altarin+ për blatimet e djegura me gjithë pajisjet+ e tij, si dhe tryezën+ për bukën që vihet stivë, me gjithë pajisjet+ e saj. 19  Të gjitha pajisjet+ që mbreti Akaz+ hoqi nga përdorimi gjatë mbretërimit të tij, kur u tregua i pabesë,+ ne i kemi përgatitur dhe i kemi shenjtëruar+ dhe ja, ato janë para altarit të Jehovait.» 20  Mbreti Hezekia+ u çua herët,+ mblodhi princat+ e qytetit dhe u ngjit në shtëpinë e Jehovait. 21  Ata sollën shtatë dema,+ shtatë desh, shtatë qengja meshkuj dhe shtatë cjep si blatim për mëkatin+ për mbretërinë, për shenjtëroren dhe për Judën. Atëherë mbreti u tha bijve të Aaronit, priftërinjve,+ që t’i flijonin mbi altarin e Jehovait. 22  Kështu therën+ gjedhët dhe priftërinjtë morën gjakun+ dhe spërkatën+ altarin. Pastaj therën deshtë+ dhe me gjakun spërkatën altarin.+ Po kështu bënë edhe me cjeptë, i therën dhe me gjakun e tyre spërkatën altarin. 23  Pastaj i çuan cjeptë+ e blatimit për mëkatin para mbretit dhe kongregacionit e vunë duart mbi ta.+ 24  Priftërinjtë i therën dhe me gjakun e tyre bënë një blatim për mëkatin mbi altar, si shlyerje për gjithë Izraelin,+ sepse mbreti tha se blatimi i djegur dhe blatimi për mëkatin duhej të bëheshin+ për gjithë Izraelin.+ 25  Mbreti i vendosi levitët+ në shtëpinë e Jehovait, me cimbale,+ me vegla me tela+ dhe me harpa,+ sipas urdhrit të Davidit,+ të Gadit,+ vegimtarit të mbretit, dhe të profetit Natan,+ sepse urdhri vinte nga Jehovai me anë të profetëve të tij.+ 26  Kështu, levitët vazhduan të qëndronin në këmbë me veglat+ e Davidit, ndërsa priftërinjtë me trumbeta.+ 27  Atëherë Hezekia tha të bëhej flijimi i djegur mbi altar. Në kohën kur filloi blatimi i djegur, filloi edhe kënga+ për Jehovain bashkë me trumbetat, të shoqëruara nga veglat e Davidit, mbretit të Izraelit. 28  Ndërkohë që ushtonte kënga+ dhe buçitnin trumbetat, tërë kongregacioni përkulej.+ Gjithë kjo vazhdoi derisa mbaroi blatimi i djegur. 29  Me të mbaruar flijimin, mbreti dhe të gjithë ata që ishin me të u përkulën thellë e ranë përmbys.+ 30  Mbreti Hezekia dhe princat+ u thanë levitëve që të lëvdonin Jehovain me psalmet e Davidit+ dhe të vegimtarit Asaf.+ Kështu ata filluan të thurnin lavde me gëzim+ dhe vazhduan të përkuleshin e të binin përmbys.+ 31  Në fund Hezekia tha: «Ju jeni emëruar* për t’i shërbyer+ Jehovait. Afrohuni, sillni flijime+ dhe blatime falënderimi+ në shtëpinë e Jehovait.» Dhe kongregacioni nisi të sillte flijime e blatime falënderimi dhe të gjithë ata që ua donte zemra sillnin blatime të djegura.+ 32  Numri i blatimeve të djegura që solli kongregacioni arriti në shtatëdhjetë gjedhë, njëqind desh dhe dyqind qengja meshkuj. Të gjitha këto ishin blatim i djegur për Jehovain.+ 33  Gjithashtu, blatimet e shenjta arritën në gjashtëqind gjedhë dhe tre mijë dele. 34  Vetëm se priftërinjtë+ ishin shumë pak dhe nuk ishin në gjendje t’i rripnin të gjitha kafshët për blatimet e djegura.+ Kështu, vëllezërit e tyre,+ levitët, i ndihmuan derisa mbaroi puna+ dhe derisa u shenjtëruan priftërinjtë,+ sepse për sa i përket shenjtërimit, levitët ishin me zemër më të drejtë+ se priftërinjtë. 35  Pati edhe shumë blatime të djegura,+ bashkë me pjesët e dhjamura+ të flijimeve në bashkësi+ dhe me blatimet në pije+ për blatimet e djegura. Kështu u përgatit+ rifillimi i shërbimit në shtëpinë e Jehovait. 36  Si rrjedhim Hezekia dhe gjithë populli u gëzuan që Perëndia i vërtetë kishte bërë përgatitje për popullin,+ sepse kjo gjë kishte ndodhur shpejt.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «e kthyen fytyrën në anën tjetër».
Shih shënimin te 2Kr 13:9.