2 Kronikave 28:1-27

28  Akazi+ ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+ Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+  Përkundrazi, ai eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe madje bëri shtatore të derdhura+ të Baalëve.+  Ai paraqiti tymin e blatimit+ në luginën e birit të Hinomit+ dhe i dogji bijtë e tij+ në zjarr, duke vepruar kështu sipas gjërave të pështira+ të kombeve që Jehovai kishte dëbuar para bijve të Izraelit.+  Ai bënte rregullisht flijime+ dhe paraqiste tymin e blatimit, në vendet e larta,+ mbi kodra+ dhe nën çdo lloj peme të harlisur.+  Prandaj Jehovai, Perëndia i tij, e dha në dorë+ të mbretit të Sirisë.+ Ky e goditi dhe mori prej tij një numër të madh robërish që i çoi në Damask.+ Ai e dha madje edhe në dorë të mbretit të Izraelit,+ i cili e goditi duke bërë një masakër të madhe.  Kështu Pekahu,+ biri i Remaliahut,+ në një ditë vrau në Judë njëqind e njëzet mijë veta, të gjithë burra trima, sepse kishin braktisur Jehovain,+ Perëndinë e paraardhësve të tyre.  Edhe Zikri, një burrë i fuqishëm i Efraimit,+ vrau Masejahun, birin e mbretit, Azrikamin, të parin e shtëpisë dhe Elkanahun, atë që vinte pas mbretit.  Përveç kësaj, bijtë e Izraelit zunë rob dyqind mijë prej vëllezërve të tyre, gra, bij dhe bija. Prej tyre morën edhe shumë plaçkë, që e çuan në Samari.+  Atje ishte një profet i Jehovait që e kishte emrin Oded. Ai i doli para ushtrisë që po vinte në Samari dhe tha: «Ja, duke qenë se Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, ishte shumë i zemëruar+ me Judën, ai jua dha në dorë, por ju i vratë me një tërbim+ që ka arritur deri në qiej.+ 10  Dhe tani po mendoni t’i katandisni bijtë e Judës dhe të Jerusalemit në shërbyes+ dhe shërbyese për veten tuaj. Vallë, a nuk keni bërë edhe ju faje kundër Jehovait, Perëndisë tuaj? 11  Më dëgjoni tani dhe kthejini robërit që keni zënë mes vëllezërve tuaj,+ sepse zemërimi i zjarrtë i Jehovait është kundër jush.»+ 12  Atëherë disa burra nga krerët+ e bijve të Efraimit,+ Azariahu, biri i Jehohananit, Berekia, biri i Meshilemotit, Jehizkiahu, biri i Shalumit dhe Amasa, biri i Hadlait, u ngritën kundër atyre që vinin nga fushata ushtarake 13  dhe u thanë: «Mos i sillni këtu robërit, sepse kjo do të na bënte me faj para Jehovait. Ju mendoni t’i shtoni mëkatet tona dhe fajin tonë, sepse ne kemi tashmë boll faj+ dhe kundër Izraelit ka zemërim+ të zjarrtë.» 14  Kështu, burrat e armatosur+ i lanë robërit+ dhe plaçkën para princave+ dhe gjithë kongregacionit. 15  Atëherë burrat që ishin caktuar me emër+ u ngritën, morën robërit dhe me gjërat e plaçkitura veshën të gjithë ata që ishin të zhveshur. Kështu i veshën,+ u dhanë sandale, i ushqyen,+ u dhanë për të pirë+ dhe i lyen me vaj. Përveç kësaj, ata që mezi i mbanin këmbët i vunë+ mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko,+ në qytetin e palmave,+ pranë vëllezërve të tyre. Pastaj u kthyen në Samari.+ 16  Në atë kohë mbreti Akaz+ dërgoi njerëz t’u kërkonte ndihmë mbretërve të Asirisë.+ 17  Edomitët+ erdhën edhe një herë, goditën Judën dhe morën me vete robër. 18  Filistinët+ mësynë qytetet e Shefelahut+ dhe të Negebit+ në Judë. Ata morën Beth-Shemeshin,+ Ajalonin,+ Gederotin,+ Sokon+ me fshatrat e tij, Timnahun+ me fshatrat e tij dhe Gimzon me fshatrat e tij dhe u vendosën atje. 19  Jehovai, pra, e përuli+ Judën për shkak të Akazit, mbretit të Izraelit, sepse ai e la Judën të shfrenohej+ gjithnjë e më tepër dhe u tregua shumë i pabesë ndaj Jehovait. 20  Në fund Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, erdhi kundër tij dhe jo vetëm që nuk e ndihmoi, por i shkaktoi vuajtje.+ 21  Megjithëse Akazi e zhveshi shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit+ dhe të princave+ dhe i dha një dhuratë mbretit të Asirisë,+ kjo s’i bëri punë fare. 22  Megjithatë, në kohën që ai po i shkaktonte vuajtje, mbreti Akaz, u tregua edhe më i pabesë me Jehovain.+ 23  Ai filloi t’u bënte flijime perëndive+ të Damaskut+ që po e goditnin dhe tha: «Meqë perënditë e mbretërve të Sirisë po i ndihmojnë ata,+ unë do t’u bëj flijime atyre, që të më ndihmojnë edhe mua.»+ Pikërisht ato u bënë shkak pengese për të dhe për gjithë Izraelin.+ 24  Veç kësaj Akazi mblodhi pajisjet+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, i bëri copë-copë,+ mbylli dyert+ e shtëpisë së Jehovait dhe bëri altarë në çdo cep të Jerusalemit.+ 25  Në qytetet e Judës, po, në të tëra, ai ngriti vende të larta+ për t’i paraqitur tymin e blatimit perëndive të tjera,+ kështu që e fyeu+ Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij. 26  Pjesa tjetër e ngjarjeve+ lidhur me të dhe gjithë udhët e tij, nga e para deri tek e fundit, janë shkruar në Librin+ e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit. 27  Në fund Akazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jerusalem, sepse nuk e çuan në varret e mbretërve të Izraelit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Hezekia.

Shënime në fund të faqes