2 Kronikave 27:1-9

27  Jotami+ ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Jerusha+ dhe ishte e bija e Sadokut.  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait+ dhe veproi si kishte vepruar i ati,+ Uziahu, veçse ai nuk e dhunoi tempullin e Jehovait.+ Megjithatë populli bënte ende vepra të këqija.+  Ai ndërtoi portën e sipërme+ të shtëpisë së Jehovait dhe bëri shumë ndërtime në murin e Ofelit.+  Në rajonin malor të Judës+ ndërtoi qytete,+ ndërsa në pyllnaja+ ndërtoi vende të fortifikuara+ dhe kulla.+  Ai luftoi kundër mbretit të bijve të Amonit+ dhe në fund doli më i fortë se ata, prandaj bijtë e Amonit i dhanë atë vit njëqind talenta argjendi, dhjetë mijë korë+ grurë+ dhe dhjetë mijë korë elb.+ Bijtë e Amonit i dhanë po kaq edhe vitin e dytë e të tretë.+  Kështu, Jotami vazhdoi të forcohej, sepse udhët e tij ishin të drejta* para Jehovait, Perëndisë+ së tij.  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jotamin,+ gjithë luftërat dhe udhët e tij janë shkruar në Librin+ e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.  Kur filloi të mbretëronte, ai ishte njëzet e pesë vjeç dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+  Në fund Jotami u preh me paraardhësit+ e tij dhe e varrosën në Qytetin e Davidit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Akazi.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «përgatiti udhët e tij».