2 Kronikave 23:1-21

23  Vitin e shtatë Jehojada+ u tregua guximtar dhe bëri një besëlidhje me krerët e qindësheve,+ domethënë me Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohananit, Azariahun, birin e Obedit, Masejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit.  Ata shkuan anembanë Judës, mblodhën levitët+ nga gjithë qytetet e Judës e krerët+ e shtëpive atërore+ të Izraelit dhe erdhën në Jerusalem.  Pastaj gjithë kongregacioni bëri një besëlidhje+ me mbretin në shtëpinë+ e Perëndisë së vërtetë, pas së cilës ai u tha:«Ja! Biri+ i mbretit do të mbretërojë,+ ashtu si premtoi Jehovai për bijtë e Davidit.+  Do të bëni kështu: një e treta juaj që hyni për të shërbyer ditën e sabatit,+ priftërinj+ dhe levitë,+ do të jeni derëtarë;+  një e treta do të jetë në shtëpinë e mbretit;+ një e treta do të jetë në Portën e Themelit+ dhe tërë populli do të jetë në oborret+ e shtëpisë së Jehovait.  Mos lini asnjë të hyjë në shtëpinë e Jehovait,+ përveç priftërinjve dhe atyre levitëve që shërbejnë.+ Këta janë ata që do të hyjnë, sepse janë një grup i shenjtë,+ dhe gjithë populli do të përmbushë detyrimin ndaj Jehovait.  Levitët duhet t’i rrinë mbretit rreth e qark,+ secili me armët e veta në dorë. Të vritet kushdo që hyn në shtëpi. Qëndroni me mbretin kur të hyjë dhe kur të dalë.»  Levitët dhe gjithë Juda vepruan në përputhje me gjithçka që urdhëroi+ prifti Jehojada.+ Kështu, secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë në sabat,+ bashkë me ata që e lanë detyrën, sepse prifti Jehojada nuk i kishte liruar ndarjet+ nga detyra.  Përveç kësaj, prifti Jehojada u dha krerëve të qindësheve+ heshtat, mburojat dhe mburojat e rrumbullakëta+ të mbretit David,+ që gjendeshin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 10  Pastaj e vendosi gjithë popullin,+ secilin me heshtën e vet në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit, afër shtëpisë dhe përreth mbretit. 11  Pastaj nxorën birin e mbretit,+ i vendosën në kokë diademën+ dhe Dëshminë+ dhe e bënë mbret. Kështu Jehojada dhe bijtë e tij e mirosën+ dhe thirrën: «Rroftë mbreti!»+ 12  Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte dhe lëvdonte mbretin,+ Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait. 13  Kur ja, mbreti qëndronte në këmbë pranë shtyllës+ së tij në hyrje. Princat+ dhe trumbetarët+ ishin pranë mbretit. Gjithë populli gëzonte+ e u binte+ trumbetave. Bashkë me ta gëzonin edhe këngëtarët+ që u binin veglave muzikore dhe ata që nisnin këngët e lëvdimit. Menjëherë Atalia shqeu rrobat e saj dhe thirri: «Komplot! Komplot!»+ 14  Por prifti Jehojada nxori krerët e qindësheve, të emëruarit e forcave ushtarake, dhe u tha: «Nxirreni nga radhët,+ dhe kushdo që i shkon pas të vritet me shpatë!» Sepse ai kishte thënë: «Nuk duhet ta vritni në shtëpinë e Jehovait.» 15  Ata, pra, e kapën dhe, sa arriti në portën e kuajve të shtëpisë së mbretit, aty e vranë.+ 16  Atëherë Jehojada bëri një besëlidhje mes tij dhe tërë popullit e mbretit, se do të qëndronin si populli+ i Jehovait. 17  Pas kësaj gjithë populli vajti në tempullin e Baalit dhe e rrëzoi.+ Altarët+ dhe shëmbëlltyrat e tij i bënë copë-copë,+ ndërsa Matanin,+ priftin e Baalit, e vranë+ para altarëve. 18  Përveç kësaj, Jehojada e la mbikëqyrjen e shtëpisë së Jehovait në dorë të priftërinjve dhe të levitëve. Këta Davidi+ i kishte vendosur sipas ndarjeve të tyre si përgjegjës në shtëpinë e Jehovait për t’i bërë flijime të djegura Jehovait. Këtë duhej ta bënin ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut,+ me gëzim dhe me këngët e miratuara nga Davidi. 19  Kështu ai i vendosi derëtarët+ te portat+ e shtëpisë së Jehovait, që të mos hynte asnjë që në ndonjë mënyrë ishte i papastër. 20  Ai mori krerët e qindësheve,+ fisnikët, qeveritarët e popullit dhe tërë popullin e vendit dhe e mori mbretin nga shtëpia e Jehovait.+ Pastaj nga porta e sipërme erdhën në shtëpinë e mbretit dhe e ulën mbretin në fronin+ mbretëror. 21  Gjithë populli i vendit gëzonte,+ dhe qyteti nuk pati trazira. Atalinë e kishin vrarë me shpatë.+

Shënime në fund të faqes