2 Kronikave 22:1-12

22  Atëherë banorët e Jerusalemit bënë mbret në vend të tij Ahaziahun,+ birin e tij të vogël, (sepse banda e kusarëve që erdhi me arabët+ në kamp kishte vrarë gjithë bijtë e mëdhenj).+ Kështu Ahaziahu, biri i Jehoramit, nisi të mbretëronte në Judë.  Ahaziahu ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretëronte,+ dhe mbretëroi një vit në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Atalia+ dhe ishte mbesa e Omrit.+  Ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit,+ sepse e ëma+ e mësonte të bënte të liga.  Bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, njëlloj si ata të shtëpisë së Akabit, sepse pas vdekjes së të atit, ata u bënë këshilltarë+ të tij, dhe kjo i solli rrënimin.  Meqë eci sipas këshillës së tyre,+ ai shkoi me Jehoramin,+ birin e Akabit, mbretin e Izraelit, në luftë kundër Hazaelit,+ mbretit të Sirisë në Ramot-Galaad,+ gjatë së cilës harkëtarët goditën Jehoramin.+  Prandaj ai u kthye në Jezreel+ për të shëruar plagët që i kishin bërë kur e goditën në Ramah,+ ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.Azariahu,*+ biri i Jehoramit,+ mbreti i Judës, zbriti në Jezreel për të parë Jehoramin,+ birin e Akabit, sepse ky ishte i sëmurë.+  Por ishte Perëndia+ ai që e bëri+ Ahaziahun të shkonte te Jehorami, me qëllim që atij t’i vinte fundi. Kur erdhi, ai doli+ me Jehoramin kundër Jehut,+ nipit të Nimshit,+ të cilin Jehovai e kishte mirosur+ për të shfarosur shtëpinë e Akabit.+  Ndërsa po ekzekutonte gjykimin ndaj shtëpisë së Akabit,+ Jehu gjeti princat e Judës dhe bijtë e vëllezërve të Ahaziahut,+ shërbëtorë të Ahaziahut, dhe i vrau.+  Pastaj nisi të kërkonte Ahaziahun. Më në fund e kapën rob+ ndërsa po fshihej në Samari+ dhe e sollën te Jehu. Pastaj e vranë dhe e varrosën,+ sepse thanë: «Ai është nipi i Jehozafatit,+ që e kërkoi Jehovain me gjithë zemër.»+ Nga shtëpia e Ahaziahut nuk pati asnjë që të ishte në gjendje të mbretëronte. 10  Atalia,+ nëna e Ahaziahut, pa që i biri kishte vdekur, kështu që u ngrit dhe shfarosi tërë pasardhësit mbretërorë të shtëpisë së Judës.+ 11  Mirëpo Jehoshabeta,+ bija e mbretit, mori Jehoasin,+ birin e Ahaziahut, e nxori vjedhurazi nga bijtë e mbretit që do të vriteshin dhe e çoi bashkë me tajën e tij në dhomën më të futur. Jehoshabeta, bija e mbretit Jehoram,+ gruaja e priftit Jehojada,+ (ajo vetë ishte motra e Ahaziahut) e mbajti të fshehur për shkak të Atalisë, dhe kjo nuk e vrau.+ 12  Për gjashtë vjet ai qëndroi i fshehur me to në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ ndërkohë që në vend sundonte si mbretëreshë+ Atalia.+

Shënime në fund të faqes

I quajtur Ahaziah në vargjet 1, 2, 7-11.