2 Kronikave 21:1-20

21  Në fund Jehozafati u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehorami.+  Ai kishte vëllezër, bij të Jehozafatit: Azariahun, Jehielin, Zakarinë, Azariahun, Mikaelin dhe Shefatiahun. Të gjithë këta ishin bij të Jehozafatit, mbretit të Izraelit.  Prandaj ati i tyre u dha shumë dhurata+ argjendi, ari dhe gjëra të zgjedhura, bashkë me qytete të fortifikuara në Judë,+ por mbretërinë ia dha Jehoramit,+ sepse ishte i parëlinduri.+  Kur mori mbretërinë e të atit, Jehorami e forcoi pozitën e tij dhe vrau me shpatë tërë vëllezërit,+ si dhe disa princa të Izraelit.  Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tetë vjet+ në Jerusalem.  Ai eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit, sepse kishte marrë për grua të bijën e Akabit.+ Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+  Jehovai nuk deshi ta shkatërronte shtëpinë e Davidit+ për hir të besëlidhjes+ që kishte bërë me të dhe sepse kishte thënë se do t’i jepte+ përgjithmonë një llambë atij dhe bijve të tij.+  Në ditët e tij Edomi+ ngriti krye kundër Judës+ dhe pastaj caktoi një mbret të vetin.+  Jehorami me krerët e tij shkoi atje bashkë me të gjitha karrocat. Ai u ngrit natën dhe goditi edomitët që rrethonin atë dhe krerët e karrocave. 10  Por Edomi e vazhdon rebelimin kundër Judës deri sot e kësaj dite. Në të njëjtën kohë edhe Libnahu+ nisi të ngrinte krye kundër tij, sepse Jehorami e kishte lënë Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij.+ 11  Ai kishte bërë edhe vende të larta+ në malet e Judës, me qëllim që t’i bënte banorët e Jerusalemit të kurvëroheshin+ dhe ta largonte Judën nga udha.+ 12  Në fund atij i erdhi një mesazh i shkruar+ nga profeti Elija,+ që thoshte: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘Meqenëse nuk ke ecur në gjurmët e Jehozafatit,+ atit tënd, dhe në ato të Asës,+ mbretit të Judës, 13  por ecën në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe bën që Juda dhe banorët e Jerusalemit të kurvërohen,+ njësoj si shtëpia e Akabit bëri që në vendin e tij të kishte kurvërim,+ dhe meqenëse ke vrarë+ vëllezërit e tu, ata të shtëpisë së atit tënd, që ishin më të mirë se ti; 14  ja, Jehovai po i jep një goditje të fortë+ popullit tënd,+ bijve të tu,+ grave të tua dhe gjithë të mirave të tua. 15  Ti do të kesh shumë sëmundje,+ një sëmundje zorrësh, derisa ato të të dalin për shkak të sëmundjes ditë pas dite.’»+ 16  Prandaj kundër Jehoramit Jehovai zgjoi frymën+ e filistinëve+ dhe të arabëve+ që ishin anash etiopasve.+ 17  Kështu ata erdhën në Judë, hynë me forcë dhe morën gjithë të mirat që gjendeshin në shtëpinë e mbretit,+ si dhe bijtë e gratë e tij.+ Atij nuk i mbeti asnjë bir, përveç Jehoahazit,+ birit të tij të vogël. 18  Pas gjithë kësaj Jehovai e goditi në zorrë me një sëmundje që nuk kishte shërim.+ 19  Kohë më pas, kur u mbushën plot dy vjet, atij i dolën zorrët+ për shkak të sëmundjes dhe në fund vdiq nga sëmundjet e këqija. Populli nuk dogji+ aroma për të, si kishte bërë për paraardhësit e tij. 20  Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur nisi të mbretëronte, dhe mbretëroi tetë vjet në Jerusalem. Në fund ai iku dhe askujt s’i erdhi keq.+ Kështu që e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por jo në varret e mbretërve.+

Shënime në fund të faqes