2 Kronikave 20:1-37

20  Më pas bijtë e Moabit,+ bijtë e Amonit+ dhe disa prej amonimëve+ erdhën të luftonin kundër Jehozafatit.+  Kështu erdhën e i treguan Jehozafatit: «Kundër teje ka ardhur një turmë e madhe nga rajoni i detit, nga Edomi,+ dhe ja, ata janë në Hazazon-Tamar, domethënë në En-Gedi.»+  Atëherë Jehozafati u frikësua+ dhe vendosi të kërkonte* Jehovain.+ Ai shpalli një agjërim+ për gjithë Judën.  Në fund populli i Judës u mblodh së bashku për të pyetur Jehovain.+ Për t’u këshilluar me Jehovain,+ erdhën nga të gjitha qytetet e Judës.  Atëherë Jehozafati u çua në këmbë përpara kongregacionit të Judës dhe të Jerusalemit, në shtëpinë e Jehovait,+ para oborrit+ të ri,  dhe tha:+«O Jehova, Perëndia i paraardhësve tanë,+ a nuk je ti Perëndi në qiej?+ A nuk ke ti pushtet mbi gjithë mbretëritë e kombeve?+ A nuk janë në dorën tënde fuqia dhe forca, saqë askush nuk të bën dot ballë?+  O Perëndia ynë,+ a nuk i përzure ti banorët e këtij vendi para popullit tënd, Izraelit,+ dhe pastaj ia dhe+ përgjithmonë farës së Abrahamit, atij që të donte?+  Ata u vendosën këtu dhe ndërtuan një shenjtërore për emrin tënd,+ duke thënë:  ‘Nëse mbi ne bie gjëma,+ shpata, gjykimi i pafavorshëm, murtaja+ ose zia e bukës,+ ne do të qëndrojmë para kësaj shtëpie+ dhe para teje (sepse emri yt+ është në këtë shtëpi), që të të thërrasim për ndihmë në hallin tonë dhe ti të na dëgjosh e të na shpëtosh.’+ 10  Ja ku janë bijtë e Amonit,+ të Moabit+ dhe të rajonit malor të Seirit,+ që ti nuk e lejove Izraelin t’i pushtonte kur po dilte nga vendi i Egjiptit, por përkundrazi, Izraeli u largua dhe nuk i shfarosi.+ 11  Pikërisht këta po na e shpërblejnë+ tani duke ardhur për të na dëbuar nga prona që na dhe.+ 12  O Perëndia ynë, a nuk do të ekzekutosh gjykimin mbi ta?+ Sepse ne jemi të pafuqishëm para kësaj turme të madhe që po vjen kundër nesh+ dhe nuk dimë se ç’duhet të bëjmë,+ por sytë i kemi drejtuar nga ti.»+ 13  Ndërkohë tërë njerëzit e Judës po qëndronin në këmbë para Jehovait,+ madje edhe të vegjlit,+ gratë e tyre dhe bijtë e tyre. 14  Tani, në mes të kongregacionit fryma+ e Jehovait erdhi mbi Jahazielin, birin e Zakarisë, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, levit nga bijtë e Asafit.+ 15  Prandaj ai tha: «Më kushtoni vëmendje, tërë ti, o Judë, ju, o banorë të Jerusalemit, dhe ti, o mbret Jehozafat! Ja çfarë ju ka thënë Jehovai: ‘Mos kini frikë,+ as mos u tmerroni për shkak të kësaj turme të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.+ 16  Nesër dilni kundër tyre. Ja, ata po vijnë nga shtegu i Zizit, dhe keni për t’i gjetur në fund të luginës së përroit, përballë shkretëtirës së Jeruelit. 17  Në këtë rast nuk keni nevojë të luftoni.+ Zini vend, rrini pa lëvizur+ dhe shihni se si do t’ju shpëtojë+ Jehovai. O Judë dhe Jerusalem, mos kini frikë, as mos u tmerroni!+ Nesër dilni kundër tyre, dhe Jehovai do të jetë me ju.’»+ 18  Menjëherë Jehozafati u përkul me fytyrë përdhe+ dhe tërë Juda e banorët e Jerusalemit u përkulën para Jehovait për t’i bërë nderime Jehovait.+ 19  Pastaj levitët+ e bijve të kehathitëve+ dhe të bijve të korahitëve+ u çuan për të lëvduar Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me një zë jashtëzakonisht të lartë.+ 20  Ata u ngritën herët në mëngjes dhe dolën në shkretëtirën+ e Tekoas.+ Ndërsa dilnin, Jehozafati u çua dhe tha: «Më dëgjoni, o Judë dhe ju, o banorë të Jerusalemit!+ Tregoni besim+ te Jehovai, Perëndia juaj, që të qëndroni gjatë. Kini besim te profetët e tij,+ që të keni sukses.» 21  Gjithashtu ai u këshillua+ me popullin dhe vendosi këngëtarë+ për Jehovain dhe burra të stolisur me veshje të shenjta+ thurnin lavde.+ Këta shkonin përpara burrave të armatosur+ dhe thoshin: «Thurini lavdi Jehovait,+ sepse dashamirësia+ e tij është e pafundme.» 22  Kur filluan të lëshonin britma të gëzuara dhe të lëvdonin, Jehovai vuri në pritë+ burra kundër bijve të Amonit, të Moabit dhe të rajonit malor të Seirit, të cilët po vinin në Judë, dhe ata goditën njëri-tjetrin.+ 23  Bijtë e Amonit dhe të Moabit u çuan kundër banorëve të rajonit malor të Seirit+ për t’i shkatërruar dhe për t’i shfarosur. Me të mbaruar me banorët e Seirit, ndihmuan njëri-tjetrin për t’u shkatërruar.+ 24  Ndërkohë Juda shkoi te kulla e rojës në shkretëtirë.+ Kur u kthyen me fytyrë nga turma, ja, ata ishin atje. Kufomat e tyre kishin rënë në tokë+ dhe s’kishte shpëtuar asnjë. 25  Kështu Jehozafati dhe populli i tij erdhën për t’i plaçkitur+ dhe gjetën mes tyre të mira materiale, rroba dhe sende të dëshirueshme me bollëk. Ua hoqën gjërat dhe morën për vete aq sa nuk mund të mbanin më.+ Iu deshën tri ditë për t’i plaçkitur, pasi kishte shumë plaçkë. 26  Ditën e katërt u mblodhën në ultësirën e Berakahut dhe atje bekuan Jehovain.+ Ja përse atij vendi ia vunë emrin+ Ultësira e Berakahut, dhe kështu quhet deri më sot. 27  Pastaj të gjithë burrat e Judës dhe të Jerusalemit, me Jehozafatin në krye, u kthyen në Jerusalem të gëzuar, sepse Jehovai u kishte dhënë gëzim duke shkaktuar humbjen e armiqve+ të tyre. 28  Ata erdhën në Jerusalem me vegla me tela,+ me harpa+ e me trumbeta+ dhe u drejtuan për në shtëpinë e Jehovait.+ 29  Kur dëgjuan që Jehovai kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit,+ të gjitha mbretëritë e vendeve të tjera i zuri tmerri+ nga Jehovai. 30  Mbretëria e Jehozafatit nuk pati trazira dhe Perëndia i tij vazhdoi t’i jepte prehje ngado.+ 31  Jehozafati+ vazhdoi të mbretëronte në Judë. Kur filloi të mbretëronte ai ishte tridhjetë e pesë vjeç, dhe mbretëroi në Jerusalem për njëzet e pesë vjet. Nëna e tij e kishte emrin Azuba+ dhe ishte e bija e Shilhit. 32  Ai eci në udhën e të atit, Asës,+ dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ 33  Mirëpo vendet e larta+ nuk u zhdukën dhe populli nuk e kishte përgatitur ende zemrën për Perëndinë e paraardhësve të tij.+ 34  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehozafatin, nga e para deri tek e fundit, janë të shkruara në fjalët e Jehut,+ birit të Hananit,+ që janë përfshirë në Librin+ e Mbretërve të Izraelit. 35  Pas kësaj Jehozafati, mbreti i Judës u lidh me Ahaziahun,+ mbretin e Izraelit, i cili veproi me ligësi.+ 36  Ai u lidh me të për të bërë anije që të shkonin në Tarshish.+ Ata ndërtuan anije në Ezion-Geber.+ 37  Por Eliezeri, biri i Dodavahut të Mareshës, profetizoi kundër Jehozafatit: «Meqenëse u lidhe me Ahaziahun,+ Jehovai ka për ta shkatërruar punën tënde.»+ Prandaj anijet u shkatërruan+ dhe nuk qenë në gjendje të shkonin në Tarshish.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ktheu fytyrën që të kërkonte».