2 Kronikave 2:1-18

2  Tani Solomoni dha urdhër që të ndërtohej një shtëpi+ për emrin e Jehovait+ dhe një shtëpi për vete si mbret.+  Ai caktoi shtatëdhjetë mijë burra si hamej, tetëdhjetë mijë si gurprerës në mal+ dhe tre mijë e gjashtëqind si mbikëqyrës mbi ta.+  Përveç kësaj, Solomoni i dërgoi fjalë Hiramit,+ mbretit të Tirit: «Ti ishe marrë vesh me atin tim, Davidin,+ dhe i dërgoje dru cedri që të ndërtonte një shtëpi ku të banonte . . .  Ja, edhe unë po ndërtoj+ një shtëpi për emrin+ e Jehovait, Perëndisë tim, që t’ia shenjtëroj+ atij, që të djeg temjan+ aromatik përpara tij, që të ketë vazhdimisht bukë të vënë stivë+ dhe që të paraqiten blatime të djegura në mëngjes e në mbrëmje,+ gjatë sabateve,+ gjatë hënave të reja+ dhe gjatë periudhave të festave+ të Jehovait, Perëndisë tonë. Kjo do të bëhet brez pas brezi+ në Izrael.  Shtëpia që po ndërtoj do të jetë e madhe,+ sepse Perëndia ynë është më i madh se gjithë perënditë e tjera.+  Kush mund të ketë fuqi për t’i ndërtuar atij një shtëpi?+ Kur qiejt dhe qielli i qiejve nuk e mbajnë dot,+ kush jam unë+ që t’i ndërtoj një shtëpi, veçse që në të të paraqitin tymin e blatimit?+  Më dërgo tani një njeri të zotin për të punuar arin, argjendin, bakrin,+ hekurin dhe fillin e leshit të ngjyer në të kuqe të purpurt, ngjyrë kërmëzi dhe blu, si dhe të dijë të bëjë skalitje. Këto do t’i bëjë bashkë me mjeshtrit e zotë që janë me mua në Judë dhe në Jerusalem e që i ka përgatitur Davidi, ati im.+  Më dërgo dru cedri,+ dëllinje+ dhe algumi+ nga Libani,+ se unë e di mirë që shërbëtorët e tu kanë përvojë në prerjen e drurëve të Libanit,+ (ja, shërbëtorët e mi janë bashkë me shërbëtorët e tu).  Ata duhet të më përgatitin një sasi të madhe druri, sepse shtëpia që po ndërtoj do të jetë e madhe, po, jashtëzakonisht e madhe. 10  Ja, shërbëtorëve të tu, pra, mbledhësve të drurit, prerësve të pemëve, do t’u jap njëzet mijë korë grurë+ si ushqim, njëzet mijë korë elb, njëzet mijë bato verë+ dhe njëzet mijë bato vaj.» 11  Atëherë Hirami, mbreti i Tirit,+ i dërgoi fjalë me shkrim Solomonit: «Jehovai të ka bërë mbret+ mbi popullin e vet ngaqë ai e do atë.»+ 12  Hirami më tej tha: «Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ që bëri qiejt dhe tokën,+ sepse i ka dhënë mbretit David një bir të mençur, që ka maturi dhe kuptueshmëri!+ Ai do të ndërtojë një shtëpi për Jehovain dhe një për vete si mbret.+ 13  Tani unë do të dërgoj një njeri të zotin, që ka kuptueshmëri, Hiram-Abin.+ 14  Ai është bir i një gruaje prej bijve të Danit, kurse i ati ishte nga Tiri. Është me përvojë dhe do të punojë arin, argjendin, bakrin,+ hekurin, gurët+ dhe drurin, fillin e leshit të ngjyer në të kuqe të purpurt+ dhe blu,+ copën e punuar hollë+ dhe fillin ngjyrë kërmëzi.+ Ai do të bëjë edhe çdo lloj skalitjeje+ e do të skicojë çdo lloj modeli+ që do t’i jepet bashkë me mjeshtrit e tu të zotë dhe me mjeshtrat e zotë të zotërisë tim, Davidit, atit tënd. 15  Dhe tani, grurin, elbin, vajin dhe verën që ka premtuar zotëria im, le t’ua dërgojë shërbëtorëve të tij.+ 16  Ne do të presim drurë+ nga Libani aq sa të kesh nevojë,+ do t’i lidhim si lundra dhe do t’i dërgojmë nëpër det+ deri në Jopë,+ ndërsa ti mbarti deri në Jerusalem.» 17  Atëherë Solomoni numëroi tërë burrat që ishin të ardhur, të cilët ishin në vendin e Izraelit.+ Këtë e bëri pas regjistrimit të Davidit, atit të tij.+ Doli se ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta. 18  Kështu, shtatëdhjetë mijë prej tyre i bëri hamej,+ tetëdhjetë mijë i bëri gurprerës në mal,+ kurse tre mijë e gjashtëqind i bëri mbikëqyrës për t’i vënë njerëzit në punë.+

Shënime në fund të faqes