2 Kronikave 18:1-34

18  Jehozafati pati pasuri të mëdha dhe shumë lavdi,+ por lidhi krushqi+ me Akabin.+  Kështu, vite më vonë ai shkoi tek Akabi në Samari,+ dhe Akabi flijoi dhen+ e gjedhë me bollëk për të dhe për njerëzit që ishin me të. Ai filloi t’i prishte mendjen,+ që të dilte kundër Ramot-Galaadit.+  Akabi, mbreti i Izraelit, i tha Jehozafatit, mbretit të Judës: «A do të vish me mua në Ramot-Galaad?»+ Ai iu përgjigj: «Unë e ti jemi një, populli im është si populli yt dhe ne do të jemi me ty në luftë.»+  Megjithatë Jehozafati i tha mbretit të Izraelit: «Të lutem, pyet+ më parë se ç’thotë Jehovai.»  Kështu, mbreti i Izraelit mblodhi profetët,+ katërqind burra, dhe i pyeti: «Të shkoj në luftë kundër Ramot-Galaadit, apo të mos shkoj?»+ Ata i thanë: «Shko, dhe Perëndia i vërtetë do ta japë atë në dorë të mbretit.»  Por Jehozafati tha: «Mos ka ndonjë profet tjetër të Jehovait këtu?+ E pra, le të pyesim nëpërmjet tij?»+  Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit:+ «Është ende një burrë+ nëpërmjet të cilit mund të pyetet Jehovai, por unë për vete e urrej,+ sepse ai ka profetizuar për mua gjëra të këqija+ e jo të mira, gjithë ditët e tij. Është Mikajahu, biri i Imlahut.»+ Por Jehozafati i tha: «Të mos e thotë mbreti një gjë të tillë!»+  Atëherë mbreti i Izraelit thirri një zyrtar oborri+ dhe i tha: «Sill shpejt Mikajahun, birin e Imlahut.»+  Mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, të veshur me rrobat e tyre mbretërore,+ ishin ulur secili në fronin e vet te lëmi në hyrjen e portës së Samarisë dhe gjithë profetët vepronin si profetë para tyre.+ 10  Atëherë Zedekia, biri i Kenaanahut, bëri brirë+ prej hekuri dhe tha: «Kështu thotë Jehovai:+ ‘Me këta do t’i shtysh sirianët derisa t’i shfarosësh.’»+ 11  Gjithë profetët e tjerë profetizonin njëlloj: «Ngjitu në Ramot-Galaad e do të të vejë mbarë.+ Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit!»+ 12  Lajmëtari që shkoi për të thirrur Mikajahun i tha atij: «Ja, fjalët e profetëve për mbretin janë që të gjitha të mira. Të lutem, le të jetë fjala jote si fjala e tyre+ dhe thuaj diçka të mirë.»+ 13  Por Mikajahu tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron,+ unë do të them atë që do të më thotë Perëndia im.»+ 14  Pastaj ai vajti te mbreti, i cili i tha: «Mikajah, të shkojmë në Ramot-Galaad për luftë apo të mos shkojmë?» Menjëherë ai iu përgjigj: «Shkoni e do t’ju vejë mbarë. Ata do të lihen në duart tuaja!»+ 15  Por mbreti i tha: «Sa herë duhet të të vë në be+ që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Jehovait?»+ 16  Mikajahu ia ktheu: «Unë i shoh tërë izraelitët të shpërndarë nëpër male, si delet pa bari.+ Dhe Jehovai tha: ‘Këta janë pa zot.+ Le të kthehen secili në shtëpinë e vet në paqe.’»+ 17  Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «A nuk të thashë: ‘Ai nuk do të profetizojë për mua gjëra të mira, por të këqija.’»+ 18  Mikajahu vazhdoi: «Dëgjoni fjalën e Jehovait.+ Unë pashë Jehovain të ulur në fronin+ e tij dhe gjithë ushtrinë+ e qiejve që i qëndronte në të djathtë dhe në të majtë.+ 19  Dhe Jehovai tha: ‘Kush do t’ia prishë mendjen Akabit, mbretit të Izraelit, që të shkojë dhe të vritet në Ramot-Galaad?’ Dhe filluan të flitnin, njëri duke thënë kështu e tjetri ashtu.+ 20  Në fund, një frymë+ doli e qëndroi para Jehovait dhe tha: ‘Do t’ia prish unë mendjen.’ Atëherë Jehovai i tha: ‘Po si?’+ 21  Fryma u përgjigj: ‘Do të shkoj dhe do të bëhem një frymë mashtruese në gojën e të gjithë profetëve+ të tij.’ Atëherë ai ia ktheu: ‘Ti do t’ia prishësh mendjen dhe do t’ia dalësh mbanë.+ Shko e bëj ashtu.’+ 22  Ja, Jehovai ka vënë një frymë mashtruese në gojën e këtyre profetëve të tu.+ Jehovai thotë se ty do të të bjerë një gjëmë.»+ 23  Atëherë Zedekia,+ biri i Kenaanahut,+ u afrua dhe i dha një shpullë+ Mikajahut+ e tha: «Nga kaloi fryma e Jehovait prej meje për të folur me ty?»+ 24  Mikajahu ia ktheu: «Ke për ta parë nga kaloi, ditën+ kur të hysh në dhomën më të futur për t’u fshehur.»+ 25  Kështu mbreti i Izraelit tha: «Merreni Mikajahun dhe kthejani Amonit, kreut të qytetit, dhe Joashit, birit të mbretit,+ 26  dhe u thoni: “Mbreti ka thënë: ‘Futeni këtë njeri në burg+ dhe jepini racion më të vogël buke+ dhe uji derisa të kthehem me fitore.’”»+ 27  Mikajahu tha: «Në u kthefsh me fitore, Jehovai nuk ka folur me mua.»+ Pastaj shtoi: «Dëgjoni pra, të gjithë ju njerëz.»+ 28  Kështu, mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, shkuan në Ramot-Galaad.+ 29  Mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Unë do të maskohem+ e do të hyj në betejë, kurse ti vish rrobat e tua mbretërore.»+ Atëherë, mbreti i Izraelit u maskua dhe pastaj ata hynë në betejë.+ 30  Mbreti i Sirisë i kishte urdhëruar krerët e karrocave të tij: «Mos luftoni as kundër të voglit, as kundër të madhit, por vetëm kundër mbretit të Izraelit.»+ 31  Sapo panë Jehozafatin, krerët e karrocave thanë me vete: «Ky është mbreti i Izraelit.»+ Kështu që u kthyen të luftonin kundër tij. Jehozafati filloi të thërriste për ndihmë+ dhe Jehovai e ndihmoi,+ e sakaq Perëndia i tërhoqi ata prej tij.+ 32  Kur panë që ai nuk ishte mbreti i Izraelit, krerët e karrocave u kthyen menjëherë e nuk e ndoqën më.+ 33  Një burrë tendosi harkun dhe pa dashje goditi+ mbretin e Izraelit aty ku pjesët e tjera të armaturës lidhen me thurakun. Atëherë ky i tha karrocierit:+ «Kthehu dhe më nxirr nga beteja, sepse jam plagosur keq.»+ 34  Atë ditë beteja u bë gjithnjë e më e ashpër dhe u desh që mbretin e Izraelit ta mbanin në këmbë në karrocë përballë sirianëve gjer në mbrëmje. Në fund ai vdiq në perëndim të diellit.+

Shënime në fund të faqes