2 Kronikave 17:1-19

17  Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehozafati,+ i cili e forcoi pozitën e vet në Izrael.  Ai vuri forca ushtarake në tërë qytetet e fortifikuara të Judës, ndërsa në vendin e Judës dhe në qytetet e Efraimit që kishte shtënë në dorë Asa,+ i ati, ai vuri garnizone.  Jehovai ishte me Jehozafatin,+ sepse ai eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe nuk kërkoi Baalët.+  Përkundrazi, kërkoi Perëndinë+ e të atit dhe eci sipas urdhërimeve+ të tij, e jo si kishte vepruar Izraeli.+  Jehovai e bëri mbretërinë të patundur në dorën e tij.+ Tërë Juda i jepte dhurata+ Jehozafatit dhe ai pati pasuri të mëdha dhe shumë lavdi.+  Ai mori zemër që të ndiqte udhët+ e Jehovait, duke hequr madje vendet e larta+ dhe shtyllat e shenjta+ nga Juda.  Vitin e tretë të mbretërimit të vet, ai u dërgoi fjalë princave të vet, domethënë Ben-Hailit, Abdisë, Zakarisë, Netanelit dhe Mikajahut, që të mësonin të tjerët në qytetet e Judës.  Me ta dërgoi Shemajahun, Netaniahun, Zebadiahun, Asahelin, Shemiramotin, Jehonatanin, Adonijahun, Tobinë dhe Tob-Adonijahun, që ishin levitë, si dhe Elishamin dhe Jehoramin, që ishin priftërinj.+  Ata nisën të mësonin+ në Judë, dhe me vete kishin librin e ligjit të Jehovait.+ Shkonin nëpër gjithë qytetet e Judës dhe mësonin popullin. 10  Gjithë mbretëritë e vendeve që ishin rreth e përqark Judës i zuri tmerri+ nga Jehovai, dhe ato nuk luftuan kundër Jehozafatit.+ 11  Filistinët i sillnin Jehozafatit dhurata+ dhe para si haraç.+ Arabët+ i sillnin kope: shtatë mijë e shtatëqind desh dhe shtatë mijë e shtatëqind cjep.+ 12  Jehozafati përparonte e bëhej gjithnjë e më i madh.+ Ndërtoi vende të fortifikuara+ dhe qytete-depo+ në Judë. 13  Ai kishte shumë interesa në qytetet e Judës. Në Jerusalem kishte luftëtarë,+ burra trima e të fuqishëm.+ 14  Këto ishin funksionet e tyre, sipas shtëpive të paraardhësve të tyre: nga Juda krerët e mijësheve ishin Adnahu me treqind mijë burra trima e të fuqishëm.+ 15  Nën drejtimin e këtij ishte kreu Jehohanan me dyqind e tetëdhjetë mijë veta. 16  Po nën drejtimin e tij ishte edhe Amasiahu, biri i Zikrit, vullnetar+ për Jehovain, me dyqind mijë burra trima e të fuqishëm. 17  Nga Beniamini+ ishte Eliadai, burrë trim e i fuqishëm, me dyqind mijë burra të pajisur me harqe e mburoja.+ 18  Nën drejtimin e tij ishte Jehozabadi me njëqind e tetëdhjetë mijë burra të gatshëm për luftë. 19  Këta i shërbenin mbretit, përveç atyre që mbreti i vuri në qytetet e fortifikuara+ anembanë Judës.

Shënime në fund të faqes