2 Kronikave 12:1-16

12  Sapo mbretëria u bë e patundur+ dhe Rehoboami u fuqizua, ai bashkë me gjithë Izraelin+ braktisi ligjin e Jehovait.+  Vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit,+ Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit (sepse ata ishin treguar të pabesë me Jehovain)+  me një mijë e dyqind karroca+ dhe gjashtëdhjetë mijë kalorës. Populli që erdhi me të nga Egjipti ishte i panumërt+ dhe përbëhej nga libianë,+ sukimë dhe etiopas.+  Ai mori qytetet e fortifikuara që i përkitnin Judës+ dhe në fund arriti deri në Jerusalem.+  Profeti Shemajah+ erdhi te Rehoboami dhe te princat e Judës, që ishin mbledhur në Jerusalem për shkak të Shishakut, dhe u tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Ju më keni lënë mua,+ prandaj edhe unë ju kam lënë ju+ në dorë të Shishakut.’»  Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën+ dhe thanë: «Jehovai është i drejtë.»+  Kur Jehovai pa+ që ata u përulën, fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut:+ «Ata u përulën.+ Unë nuk do t’i shkatërroj, përkundrazi shpejt kam për t’i shpëtuar dhe nuk do ta derdh tërbimin tim mbi Jerusalem me anë të Shishakut.+  Por ata do të bëhen shërbëtorë të tij,+ që ta marrin vesh se ç’do të thotë të më shërbejnë mua+ dhe ç’do të thotë t’u shërbejnë mbretërive të vendeve të tjera.»+  Kështu Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit dhe mori thesarin e shtëpisë së Jehovait+ dhe thesarin e shtëpisë së mbretit.+ Ai mori çdo gjë. Mori edhe mburojat prej ari që kishte bërë+ Solomoni. 10  Për këtë arsye mbreti Rehoboam bëri në vend të tyre mburoja prej bakri dhe ua besoi krerëve të vrapuesve+ që ruanin+ hyrjen e shtëpisë së mbretit.+ 11  Sa herë që mbreti shkonte në shtëpinë e Jehovait, vrapuesit hynin, i merrnin dhe pastaj i kthenin në truprojën e vrapuesve.+ 12  Meqë u përul, zemërimi i Jehovait u largua nga ai+ dhe mendoi të mos i shkatërronte plotësisht.+ Veç kësaj, në Judë kishte edhe gjëra të mira.+ 13  Mbreti Rehoboam vazhdoi ta forconte pozitën e tij në Jerusalem dhe të mbretëronte atje. Rehoboami+ ishte dyzet e një vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jerusalem, në qytetin+ që Jehovai e kishte zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit për të vënë emrin e tij.+ Nëna e tij e kishte emrin Namah+ dhe ishte amonite.+ 14  Ai bëri atë që ishte e keqe,+ sepse nuk ishte plotësisht i vendosur në zemër për të kërkuar Jehovain.+ 15  Ngjarjet lidhur me Rehoboamin, nga e para deri tek e fundit,+ a nuk janë shkruar në fjalët e profetit Shemajah+ dhe të vegimtarit Ido+ sipas regjistrimit gjenealogjik? Mes Rehoboamit+ dhe Jeroboamit+ pati luftëra gjatë gjithë kohës. 16  Në fund Rehoboami u preh me paraardhësit+ e tij dhe e varrosën në Qytetin e Davidit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Abijahu.+

Shënime në fund të faqes