2 Kronikave 11:1-23

11  Kur mbërriti në Jerusalem,+ Rehoboami mblodhi menjëherë shtëpinë e Judës dhe Beniaminin,+ njëqind e tetëdhjetë mijë burra të zgjedhur e truplidhur,+ që të luftonin kundër Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit.  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë:  «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës,+ gjithë Izraelit në Judë dhe Beniaminit:  “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve+ tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse këtë gjë e kam bërë unë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait dhe u kthyen e nuk shkuan kundër Jeroboamit.+  Rehoboami vazhdoi të banonte në Jerusalem dhe ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë.  Ai rindërtoi Betlehemin,+ Etamin,+ Tekoan,+  Beth-Zurin,+ Sokon,+ Adulamin,+  Gathin,+ Mareshahun,+ Zifin,+  Adoraimin, Lakishin,+ Azekahun,+ 10  Zorahun,+ Ajalonin+ dhe Hebronin,+ qytete të fortifikuara që gjendeshin në Judë dhe në Beniamin. 11  Pastaj përforcoi vendet e fortifikuara+ dhe vuri në to udhëheqës+ e siguroi rezerva ushqimi, vaji e vere. 12  Ai siguroi edhe mburoja+ të mëdha e heshta+ në të gjitha qytetet të cilat vazhdoi t’i përforconte edhe më shumë. Ai vazhdonte të kishte Judën dhe Beniaminin. 13  Priftërinjtë dhe levitët që ishin në tërë Izraelin erdhën nga territoret e tyre dhe morën anën e tij. 14  Levitët lanë kullotat+ e zotërimet+ e tyre dhe erdhën në Judë e në Jerusalem,+ ngaqë Jeroboami+ dhe bijtë e tij i kishin hequr+ nga shërbimi si priftërinj të Jehovait. 15  Ai kishte caktuar priftërinj për vendet e larta,+ për demonët në formë cjapi+ dhe për viçat që kishte bërë.+ 16  Nga të gjitha fiset e Izraelit, njerëzit që e kërkonin me gjithë zemër Jehovain, Perëndinë e Izraelit, shkuan pas tyre dhe erdhën në Jerusalem+ për t’i bërë flijime+ Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre. 17  Ata vazhduan ta forconin mbretërinë e Judës+ dhe ta mbështetnin Rehoboamin, birin e Solomonit, për tre vjet, sepse ecën në gjurmët e Davidit dhe të Solomonit për tre vjet.+ 18  Pastaj Rehoboami mori për grua Mahalatën, bijën e Jerimotit, birit të Davidit dhe të Abihailës, bijës së Eliabit,+ që ishte bir i Jeseut. 19  Ajo i lindi këta bij: Jeushin, Shemariahun dhe Zahamin. 20  Mbas saj ai mori Makahën,+ mbesën e Absalomit.+ Pas ca kohësh, ajo i lindi Abijahun,+ Atain, Zizain dhe Shelomitin. 21  Rehoboami e donte Makahën, mbesën e Absalomit, më shumë se gjithë gratë+ dhe konkubinat* e tij. Ai kishte marrë tetëmbëdhjetë gra dhe gjashtëdhjetë konkubina, kështu që u bë baba i njëzet e tetë bijve dhe i gjashtëdhjetë bijave. 22  Për këtë arsye Rehoboami e vuri Abijahun, birin e Makahës, si krye, si prijës të vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret. 23  Megjithatë ai veproi me kuptueshmëri+ dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në tërë vendet e Judës dhe të Beniaminit,+ në tërë qytetet e fortifikuara.+ U dha ushqim me bollëk+ dhe u gjeti shumë gra.+

Shënime në fund të faqes

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.