2 Kronikave 10:1-19

10  Rehoboami+ shkoi në Sikem,+ sepse gjithë izraelitët kishin vajtur atje për ta bërë mbret.  Në këtë kohë, Jeroboami,+ biri i Nebatit, ishte ende në Egjipt+ (sepse ia kishte mbathur për shkak të mbretit Solomon). Sapo e dëgjoi këtë, ai u kthye menjëherë nga Egjipti.+  Kështu dërguan ta thërritnin, dhe Jeroboami e tërë Izraeli shkuan te Rehoboami dhe i thanë:+  «Ati yt na vuri një zgjedhë të rëndë.+ Ti tani na e lehtëso punën e rëndë që na ngarkoi ai dhe zgjedhën e rëndë+ që na vuri, e ne do të të shërbejmë.»+  Atëherë ai u tha: «Kthehuni tek unë pas tri ditësh.» Kështu populli iku.  Mbreti Rehoboam u këshillua+ me pleqtë që kishin qenë vazhdimisht në shërbim të Solomonit, atit të tij, sa ishte gjallë, dhe i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli?»+  Ata iu përgjigjën: «Nëse do që të jesh i mirë me këtë popull, të fitosh pëlqimin e tyre dhe t’u thuash fjalë të mira,+ ata do të bëhen patjetër shërbëtorët e tu përgjithmonë.»+  Mirëpo ai e shpërfilli këshillën+ që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të,+ me ata që ishin në shërbim të tij.+  U tha atyre: «Ç’më këshilloni,+ si t’i përgjigjem këtij populli që më ka thënë: ‘Na e lehtëso zgjedhën që na vuri ati yt.’»+ 10  Të rinjtë që ishin rritur me të, iu përgjigjën: «Popullit që të ka thënë: ‘Ati yt e bëri të rëndë zgjedhën tonë, por ti na e lehtëso’, thuaji kështu:+ ‘Gishti im i vogël do të jetë më i trashë se mesi i tim eti.+ 11  Im atë ju ngarkoi një zgjedhë të rëndë, por unë do ta bëj edhe më të rëndë.+ Im atë ju ndëshkoi me fshikull, por unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.’»+ 12  Jeroboami dhe tërë populli vajtën te Rehoboami ditën e tretë, ashtu siç u kishte thënë mbreti: «Kthehuni tek unë ditën e tretë.»+ 13  Mbreti iu përgjigj ashpër atyre.+ Mbreti Rehoboam e shpërfilli këshillën+ e pleqve+ 14  dhe foli me ta sipas këshillës së të rinjve:+ «Unë do ta bëj zgjedhën tuaj më të rëndë dhe do ta rëndoj edhe më shumë. Im atë ju ndëshkoi me fshikull, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.»+ 15  Mbreti nuk e dëgjoi popullin, pasi Perëndia i vërtetë bëri që ngjarjet të rridhnin kështu,+ me qëllim që Jehovai të çonte në vend fjalën+ që i kishte thënë Jeroboamit, birit të Nebatit,+ nëpërmjet Akijahut,+ shilonitit.+ 16  Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjoi, ia kthyen atij: «Ç’kemi të bëjmë ne me Davidin?+ Nuk kemi asnjë trashëgimi me birin e Jeseut.+ Secili te perënditë e veta,+ o Izrael! Tani shiko shtëpinë tënde, o David!»+ Dhe gjithë Izraeli nisi të shkonte në tendat e veta. 17  Mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës, vazhdoi të mbretëronte Rehoboami.+ 18  Pas kësaj mbreti Rehoboam dërgoi Hadoramin,+ i cili qe përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar, por bijtë e Izraelit e goditën me gurë+ derisa vdiq. Vetë mbreti Rehoboam arriti të hipte në karrocën e tij dhe t’ia mbathte në Jerusalem.+ 19  Izraelitët e vazhdojnë rebelimin e tyre+ kundër shtëpisë së Davidit deri sot e kësaj dite.

Shënime në fund të faqes