2 Kronikave 1:1-17

1  Solomoni, biri i Davidit, po forcohej në mbretërinë e tij+ dhe Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të+ dhe e bëri tejet të madh.+  Solomoni thirri gjithë Izraelin, krerët e mijësheve+ dhe të qindësheve,+ gjykatësit+ dhe tërë prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive atërore.+  Atëherë Solomoni dhe gjithë kongregacioni shkuan në vendin e lartë që ishte në Gibeon,+ sepse atje ndodhej tenda e takimit+ e Perëndisë së vërtetë, që kishte bërë në shkretëtirë Moisiu, shërbëtori+ i Jehovait.  Por arkën+ e Perëndisë së vërtetë, Davidi e kishte çuar nga Kiriat-Jearimi+ në Jerusalem, në vendin që ai kishte përgatitur për të,+ sepse i kishte ngritur një tendë atje.+  Altari+ prej bakri që kishte bërë Bezaleli,+ biri i Urit, bir i Hurit,+ ishte vënë përpara tabernakullit të Jehovait. Atje Solomoni dhe kongregacioni iu drejtuan atij si gjithmonë.  Përpara Jehovait, Solomoni bëri blatime mbi altarin prej bakri që i përkiste tendës së takimit. Ai paraqiti mbi të një mijë blatime të djegura.+  Atë natë Perëndia iu shfaq Solomonit dhe e pyeti: «Më thuaj, ç’dëshiron të të jap?»+  Atëherë Solomoni i tha Perëndisë: «Ti tregove dashamirësi të madhe për Davidin, atin tim,+ dhe më bëre mua mbret në vend të tij.+  Tani, o Perëndi Jehova, le të përmbushet* premtimi që i bëre atit tim, Davidit,+ sepse ti më ke bërë mbret+ të një populli të shumtë si grimcat e pluhurit të tokës.+ 10  Më jep mençuri dhe njohuri,+ që t’i prij këtij populli+ në çdo gjë, sepse kush mund ta gjykojë popullin tënd të madh?»+ 11  Atëherë Perëndia i tha Solomonit: «Meqë me zemër+ ke dashur këtë dhe nuk ke kërkuar pasuri, begati e lavdi ose shpirtin e atyre që të urrejnë, e as ke kërkuar shumë ditë,+ por mençuri dhe njohuri që të gjykosh popullin tim, mbi të cilin të kam vënë mbret,+ 12  ja, unë po të jap mençuri dhe njohuri.+ Gjithashtu kam për të të dhënë edhe pasuri, begati e lavdi, aq sa asnjë mbret para teje nuk i ka pasur+ dhe asnjë pas teje nuk ka për t’i pasur.»+ 13  Kështu, nga vendi i lartë që ishte në Gibeon,+ nga tenda e takimit,+ Solomoni erdhi në Jerusalem dhe mbretëroi në Izrael.+ 14  Solomoni mblodhi karroca dhe kuaj lufte. Ai pati një mijë e katërqind karroca dhe dymbëdhjetë mijë kuaj lufte,+ që i mbante në qytetet e karrocave+ dhe pranë mbretit në Jerusalem. 15  Mbreti bëri që në Jerusalem ari dhe argjendi të ishin si gurët,+ ndërsa drurët e cedrit të shumtë si fiqtë e Egjiptit+ në Shefelah.+ 16  Solomoni importonte kuaj nga Egjipti+ dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa me një çmim të caktuar.+ 17  Ata zakonisht sillnin dhe importonin nga Egjipti një karrocë për gjashtëqind monedha argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu bënin të gjithë mbretërit e hititëve dhe mbretërit e Sirisë.+ Importimin këta e bënin nëpërmjet këtyre tregtarëve.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 1Mb 8:26.