2 Korintasve 8:1-24

8  Tani, o vëllezër, duam t’ju tregojmë për dashamirësinë e pamerituar që Perëndia u ka treguar kongregacioneve të Maqedonisë.+  Edhe pse ishin të munduar nga një sprovë e rëndë, ata shfaqën një gëzim dhe një bujari të madhe, pavarësisht nga varfëria e tyre e thellë.+  Sepse sipas mundësive të tyre reale,+ madje, unë dëshmoj se kjo ishte përtej mundësive të tyre reale,  ata nisën të na luteshin e të na përgjëroheshin me dëshirën e vet, që të kishin privilegjin të jepnin me dashamirësi një dhuratë për të shenjtët,+ dhe në këtë mënyrë t’u shërbenin atyre bashkë me të tjerët.  Dhe jo vetëm ashtu si kishim shpresuar ne, por më parë dhanë veten e tyre për Zotërinë+ dhe për ne, nëpërmjet vullnetit të Perëndisë.  Kjo na bëri të inkurajonim Titin,+ që të përfundonte mbledhjen e dhuratave që ju dhatë me dashamirësi, ashtu siç e kishte nisur.  Megjithatë, ashtu si keni me bollëk çdo gjë:+ besim, fjalë, njohuri,+ çdo përkujdesje dhe dashurinë tonë për ju, po ashtu paçi me bollëk edhe që të jepni dhurata me dashamirësi!  Nuk po jua them këtë si urdhër,+ por sepse kam parasysh përkujdesjen për të tjerët dhe që të vë në provë çiltërsinë e dashurisë suaj.  Sepse ju e njihni dashamirësinë e pamerituar të Zotërisë tonë Jezu Krisht, i cili, edhe pse ishte i pasur, u bë i varfër për hirin tuaj,+ që ju të bëheshit të pasur+ nëpërmjet varfërisë së tij. 10  Për këtë po jap një mendim:+ kjo punë është në dobinë tuaj,+ meqë tashmë një vit më parë jo vetëm deshët ta bënit, por edhe nisët ta bënit.+ 11  Prandaj, tani përfundojeni atë që nisët, që, siç ishit të gatshëm dhe deshët ta bënit, kështu edhe ta përfundoni me aq sa keni. 12  Nëse ekziston së pari gatishmëria, kjo është veçanërisht e pranueshme, me aq sa një njeri ka,+ dhe jo me atë që nuk ka. 13  Nuk dua të them që për të tjerët të jetë e lehtë,+ dhe për ju të jetë e rëndë, 14  por që teprica juaj tani, të plotësojë mungesën e tyre, që edhe teprica e tyre të plotësojë mungesën tuaj, dhe në këtë mënyrë të ketë barazi.+ 15  Ashtu siç është shkruar: «Kush kishte shumë, nuk pati tepër dhe kush kishte pak, nuk pati fare pak.»+ 16  Falënderojmë Perëndinë që i futi në zemër Titit të njëjtën përkujdesje për ju.+ 17  Në të vërtetë ai iu përgjigj inkurajimit tonë, madje u tregua shumë i përkujdesshëm dhe po vjen te ju me dëshirën e vet. 18  Bashkë me të po ju dërgojmë vëllanë, që e lëvdojnë të gjitha kongregacionet, për atë që po bën për lajmin e mirë. 19  Jo vetëm kaq, por ai u emërua+ nga kongregacionet që të jetë shoku ynë i udhëtimit në lidhje me këtë dhuratë dashamirëse, që do ta administrojmë ne, për lavdinë+ e Zotërisë dhe si provë e gatishmërisë së mendjes sonë.+ 20  Në këtë mënyrë shmangim që dikush të gjejë ndonjë të metë+ te ne, për këtë kontribut bujar+ që duhet të administrojmë. 21  Sepse «ne kujdesemi me ndershmëri për çdo gjë, jo vetëm në sytë e Jehovait, por edhe në sy të njerëzve».+ 22  Bashkë me ta po dërgojmë vëllanë tonë, që e kemi provuar shpesh për shumë gjëra se është i përkujdesshëm, madje tani edhe më shumë, për shkak të besimit të madh që ka te ju. 23  Nëse ka ndonjë pyetje për Titin, ai është shok vepre dhe bashkëpunëtor+ me mua për interesat tuaja. Nëse ka diçka për vëllezërit tanë, ata janë apostuj të kongregacioneve dhe lavdi e Krishtit. 24  Prandaj, tregojuni atyre çiltërsinë e dashurisë suaj+ dhe se nuk u mburrëm+ më kot me ju përpara kongregacioneve.

Shënime në fund të faqes