Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Korintasve 3:1-18

3  Mos po nisim përsëri të rekomandojmë veten tonë?+ Apo mos ndoshta kemi nevojë, si disa njerëz, për letra+ rekomandimi për ju ose nga ju?  Ju vetë jeni letra jonë,+ e shkruar në zemrën tonë, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit.+  Sepse ju jeni treguar si një letër e Krishtit, e shkruar nga ne si shërbëtorë+ të Perëndisë, jo me bojë, por me frymën+ e Perëndisë së gjallë, jo në pllaka guri,+ por në pllaka mishi, në zemra.+  Këtë lloj sigurie+ ndaj Perëndisë e kemi nëpërmjet Krishtit.  Jo se jemi prej vetiu të kualifikuar aq sa duhet për të gjykuar ndonjë gjë, sikur kjo të vinte nga vetja jonë,+ por se kualifikimi ynë siç duhet vjen nga Perëndia,+  që na ka kualifikuar aq sa duhet për të qenë shërbëtorë të një besëlidhjeje të re,+ jo të një kodi të shkruar,+ por të frymës.+ Sepse kodi i shkruar dënon+ me vdekje, kurse fryma jep jetë.+  Për më tepër, nëse kodi që administron vdekjen+ e që është skalitur me shkronja në gur,+ u bë në lavdi,+ aq sa bijtë e Izraelit nuk mund ta ngulnin shikimin në fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së fytyrës së tij,+ lavdi që do të hiqej,  përse atëherë administrimi i frymës+ nuk duhet të jetë edhe më me lavdi?+  Nëse ishte i lavdishëm+ kodi që administronte dënimin,+ administrimi i drejtësisë+ ka edhe më shumë lavdi.+ 10  Në të vërtetë, edhe ajo që dikur ishte e lavdishme, është zhveshur në lidhje me të nga lavdia,+ për shkak të lavdisë që e tejkalon.+ 11  Sepse, nëse erdhi me lavdi ajo që do të hiqej,+ aq më shumë do të jetë me lavdi ajo që mbetet.+ 12  Prandaj, meqë kemi një shpresë të tillë,+ ne po përdorim lirshmëri të madhe në të folur 13  dhe nuk po bëjmë si Moisiu, i cili vinte një vel+ në fytyrë, që bijtë e Izraelit të mos e ngulnin shikimin në fundin+ e asaj që do të hiqej. 14  Por fuqitë e tyre mendore ishin të mpira.+ Sepse deri sot e kësaj dite, i njëjti vel qëndron i pangritur kur lexohet besëlidhja e vjetër,+ pasi ai është hequr vetëm me anë të Krishtit.+ 15  Në të vërtetë, deri më sot, sa herë që lexohet Moisiu,+ një vel shtrihet mbi zemrat e tyre.+ 16  Por, kur kthehen te Jehovai, veli hiqet.+ 17  Jehovai është Fryma,+ dhe atje ku është fryma+ e Jehovait,+ është liria.+ 18  Të gjithë ne,+ ndërsa me fytyrë të zbuluar pasqyrojmë si pasqyrë lavdinë e Jehovait,+ shndërrohemi+ në të njëjtën shëmbëlltyrë+ nga lavdia në lavdi,+ tamam si bën Jehovai,+ Fryma.

Shënime në fund të faqes