2 Korintasve 12:1-21

12  Më duhet të mburrem. E di që nuk më sjell dobi, e megjithatë do t’u kthehem vegimeve+ të mbinatyrshme dhe zbulesave të Zotërisë.  Njoh një njeri në unitet me Krishtin, i cili katërmbëdhjetë vjet më parë, a në trup, a jashtë trupit, unë nuk e di, Perëndia e di, u rrëmbye+ si i tillë deri në qiellin e tretë.  Po, unë e njoh një njeri të tillë—a në trup, a veçmas trupit,+ nuk e di, Perëndia e di—  që u rrëmbye në parajsë+ dhe dëgjoi fjalë që nuk thuhen, të cilat për njeriun nuk është e ligjshme të thuhen.  Për një njeri të tillë do të mburrem, dhe jo me veten, veçse për dobësitë e mia.+  Edhe sikur të desha të mburresha,+ nuk do të isha i paarsyeshëm, pasi do të thosha të vërtetën. Por e përmbaj veten, që askush të mos më japë më shumë merita nga ç’sheh se kam ose që dëgjon nga unë,  vetëm për shkak të bollëkut të zbulesave.Prandaj, që të mos ndihesha i lartësuar së tepërmi,+ m’u dha një gjemb në mish,+ një engjëll i Satanait, që të më bjerë vazhdimisht me shuplaka dhe që të mos lartësohem së tepërmi.  Për këtë iu përgjërova tri herë+ Zotërisë, që ta hiqte nga unë,  mirëpo ai më tha: «Dashamirësia ime e pamerituar të mjafton,+ sepse fuqia ime përsoset në dobësi.»+ Prandaj, me gëzim të madh do të mburrem më mirë për dobësitë e mia,+ që fuqia e Krishtit të rrijë mbi mua si një tendë. 10  Kështu, gjej ëndje në dobësi, në fyerje, në raste nevoje, në përndjekje dhe vështirësi për Krishtin. Sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.+ 11  U bëra i paarsyeshëm. Ju më detyruat,+ ngaqë u desh të më rekomandonit ju. Sepse, për asgjë nuk isha më poshtë se apostujt tuaj tejet të shquar,+ edhe nëse nuk jam asgjë.+ 12  Në të vërtetë, ju i patë vetë shenjat e një apostulli,+ me plot qëndrueshmëri,+ me shenja, çudira dhe vepra të fuqishme.+ 13  Në ç’gjë ishit më të vegjël se kongregacionet e tjera, përveç faktit që unë nuk u bëra barrë për ju?+ Falmani me dashamirësi këtë gabim. 14  Ja, kjo është hera e tretë+ që jam gati të vij te ju, e megjithatë nuk do t’ju bëhem barrë, sepse po ju kërkoj ju, dhe jo ato që zotëroni.+ Faktikisht, nuk duhet të vënë mënjanë fëmijët+ për prindërit, por prindërit për fëmijët.+ 15  Unë do të shpenzoj me gëzim të madh dhe do të shpenzohem deri në fund për shpirtrat tuaj.+ Nëse ju dua shumë më tepër, a duhet të më doni më pak? 16  Por, sido që të jetë, unë nuk u bëra barrë për ju.+ Gjithsesi, ju thoni se isha «dinak» dhe ju zura «me dredhi».+ 17  Mos përfitova nga ju nëpërmjet ndonjërit prej atyre që dërgova te ju? 18  Unë e nxita Titin dhe dërgova vëllanë bashkë me të. Mos vallë Titi përfitoi ndonjë gjë nga ju?+ A nuk ecëm në të njëjtën frymë?+ Në të njëjtat gjurmë? 19  Mos keni menduar gjatë gjithë kësaj kohe se e kemi bërë mbrojtjen tonë përpara jush? Ne flasim përpara Perëndisë si ithtarë të Krishtit. Por, të dashur, gjithçka është për ndërtimin tuaj.+ 20  Sepse, kur të mbërrij,+ kam frikë se mos nuk ju gjej si do të kisha dashur dhe se mos unë nuk ju dal ashtu si do të kishit dashur. Përkundrazi, kam frikë se mos ka mes jush konflikte, xhelozi,+ zemërime, grindje, përgojime, çuçuritje, krekosje, çrregullime.+ 21  Ka mundësi që, kur të vij përsëri, Perëndia im të më përulë mes jush, dhe unë të vajtoj për shumë nga ata që më parë kishin mëkatuar,+ por nuk janë penduar për ndyrësinë e tyre, për kurvërinë+ dhe sjelljen e shthurur+ që kanë praktikuar.

Shënime në fund të faqes