Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Korintasve 1:1-24

1  Pavli, apostull+ i Krishtit Jezu nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, dhe Timoteu,+ vëllai ynë, kongregacionit të Perëndisë që është në Korint, bashkë me gjithë të shenjtët+ që janë në mbarë Akainë:+  Dashamirësia e pamerituar dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!+  I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati+ i Zotërisë tonë Jezu Krisht, Ati i mëshirave të buta+ dhe Perëndia i çdo ngushëllimi,+  i cili na ngushëllon në të gjitha shtrëngimet tona,+ që të jemi në gjendje të ngushëllojmë+ ata që janë në ndonjë lloj shtrëngimi, me anë të ngushëllimit me të cilin ne vetë po ngushëllohemi nga Perëndia.+  Ashtu si vuajtjet tona për hir të Krishtit janë me bollëk,+ po ashtu edhe ngushëllimi që marrim nëpërmjet Krishtit është me bollëk.+  Nëse ne jemi në shtrëngim, kjo është për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj.+ Nëse jemi të ngushëlluar, është për ngushëllimin tuaj, i cili vepron që t’ju bëjë t’u qëndroni të njëjtave vuajtje që po heqim edhe ne.+  E kështu shpresa jonë për ju është e palëkundur, duke e ditur se ashtu si jeni pjesëmarrës në vuajtje, po ashtu do të merrni pjesë edhe në ngushëllim.+  Sepse nuk duam, o vëllezër, të jeni në padije për shtrëngimin që patëm në krahinën e Azisë,+ se ishim nën një presion tejet të madh, përtej forcave tona, aq sa nuk ishim fare të sigurt as për jetën tonë.+  Në të vërtetë, e ndienim përbrenda se kishim marrë dënimin me vdekje, që të mos kishim besim+ te vetja, por te Perëndia që ngre të vdekurit.+ 10  Ai na çliroi dhe do të na çlirojë+ nga një gjë kaq e madhe sa vdekja, dhe ne shpresojmë se ai do të na çlirojë edhe më tej.+ 11  Edhe ju mund të na ndihmoni me anë të përgjërimeve që bëni për ne.+ Në këtë mënyrë për ne do të jepen falënderime+ nga shumë veta për dashamirësinë që na u tregua, falë lutjeve të shumë vetave.+ 12  Për këtë mburremi dhe për këtë jep dëshmi ndërgjegjja jonë:+ në botë, por sidomos me ju, jemi sjellë me shenjtëri dhe çiltërsi hyjnore, jo me mençuri sipas mishit,+ por me dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë. 13  Në të vërtetë nuk po ju shkruajmë të tjera gjëra, veç atyre që ju i njihni mirë dhe i pranoni, të cilat shpresoj se do të vazhdoni t’i pranoni deri në fund,+ 14  ashtu si keni pranuar deri diku se ne jemi për ju shkak për mburrje,+ ashtu si edhe ju do të jeni për ne në ditën e Zotërisë tonë Jezu.+ 15  Kështu, me këtë siguri kisha ndër mend të vija përpara te ju,+ që të kishit një rast të dytë+ për gëzim, 16  e pas një ndalese te ju, të shkoja në Maqedoni*+ e që andej të kthehesha prapë te ju+ e të më përcillnit+ një copë rrugë për në Jude. 17  E pra, kur kisha ndër mend një gjë të tillë, mos u solla vallë me mendjelehtësi?+ Po qëllimet që kam, mos vallë i kam sipas mishit,+ që të thosha një herë «Po, po» dhe pastaj «Jo, jo»?+ 18  Por Perëndisë mund t’i zihet besë, se fjala që ju drejtuam nuk është një herë «po», e pastaj «jo». 19  Sepse Biri i Perëndisë,+ Krishti Jezu, që ju predikuam ne, domethënë unë, Silvani dhe Timoteu,+ nuk u bë një herë «po» e pastaj «jo», por në rastin e tij «po-ja» u bë «po».+ 20  Pavarësisht se sa shumë janë premtimet+ e Perëndisë, ato janë bërë «po» me anë të tij.+ Prandaj, me anë të tij, Perëndisë i thuhet «Amin!»+ për lavdi nëpërmjet nesh. 21  Por ai që garanton se ju dhe ne i takojmë Krishtit dhe që na ka mirosur,+ është Perëndia. 22  Gjithashtu, ai na ka vënë vulën+ e tij dhe na ka dhënë kaparin+ e asaj që do të vijë, domethënë frymën,+ në zemrat tona. 23  Tani thërras Perëndinë si dëshmitar+ kundër vetë shpirtit tim, se në Korint nuk kam ardhur akoma vetëm sepse desha t’ju kurseja.+ 24  Jo se ne jemi zotërinj+ mbi besimin tuaj, por se jemi bashkëpunëtorë+ për gëzimin tuaj, sepse me anë të besimit+ tuaj po qëndroni në këmbë.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ve 16:9.