2 Gjonit 1:1-13

 Plaku,+ zonjës së zgjedhur+ dhe fëmijëve të saj, të cilët vërtet i dua,+ dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë arritur të njohin të vërtetën.+  Ne ju duam për shkak të së vërtetës që qëndron te ne+ e që do të jetë me ne përgjithmonë.+  Dashamirësia e pamerituar,+ mëshira dhe paqja, bashkë me të vërtetën dhe dashurinë,+ do të jenë me ne nga Perëndia, Ati,+ dhe nga Jezu Krishti, Biri i Atit.  Gëzoj shumë, sepse pashë se disa nga fëmijët e tu+ po ecin në të vërtetën,+ ashtu siç na urdhëroi Ati.+  Prandaj, tani të lutem, o zonjë, si një njeri që të shkruan, jo një urdhërim të ri,+ por një që kemi pasur që nga fillimi,+ që ta duam njëri-tjetrin.+  Dhe kjo do të thotë dashuri:+ të vazhdojmë të ecim sipas urdhërimeve të tij.+ Ashtu siç e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi i tij është që të vazhdoni të ecni në dashuri.+  Sepse shumë mashtrues kanë dalë në botë,+ njerëz që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi në mish.+ Ai është mashtruesi+ dhe antikrishti.+  Ruhuni që të mos humbni frytin e punës sonë, por të merrni një shpërblim të plotë.+  Kush shkon përtej+ dhe nuk qëndron+ në mësimin e Krishtit, nuk ka Perëndi.+ Ai që qëndron në këtë mësim, ka edhe Atin, edhe Birin.+ 10  Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni kurrë në shtëpinë tuaj,+ as mos e përshëndetni.+ 11  Sepse ai që e përshëndet, merr pjesë në veprat e tij të liga.+ 12  Megjithëse kam shumë gjëra për t’ju shkruar, nuk dëshiroj ta bëj me letër e me bojë,+ por shpresoj të vij te ju e t’ju flas sy për sy,+ që gëzimi+ juaj të jetë i plotë.+ 13  Fëmijët e motrës sate, të së zgjedhurës, të dërgojnë të fala.+

Shënime në fund të faqes