Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Mbretërve 8:1-29

8  Tani, Eliseu i tha gruas së cilës i kishte kthyer në jetë të birin:+ «Çohu, nisu bashkë me ata të shtëpisë sate dhe bano ku të mundesh në ndonjë vend të huaj,+ sepse Jehovai ka shpallur se në vend do të ketë zi buke,+ që do të zgjatë shtatë vjet.»+  Kështu gruaja u çua dhe bëri si i tha njeriu i Perëndisë së vërtetë. Ajo u nis+ bashkë me ata të shtëpisë+ dhe për shtatë vjet banoi si e huaj në vendin e filistinëve.+  Në fund të shtatë vjetëve, gruaja u kthye nga vendi i filistinëve dhe shkoi t’i përgjërohej mbretit+ për shtëpinë dhe për arën e saj.  Mbreti po i thoshte Gehazit,+ shërbëtorit të njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Tregomë, të lutem, tërë gjërat e mëdha që ka bërë Eliseu.»+  Ndërkohë që ai i tregonte mbretit se si e kishte ringjallur të vdekurin,+ gruaja, së cilës i kishte kthyer në jetë të birin, erdhi duke iu përgjëruar mbretit për shtëpinë dhe për arën e saj.+ Menjëherë Gehazi tha: «O mbret, zotëria im,+ kjo është gruaja dhe ky është i biri që Eliseu e ktheu në jetë.»  Atëherë mbreti e pyeti gruan, dhe ajo nisi t’i tregonte ndodhinë.+ Pastaj mbreti i tha një zyrtari oborri:+ «Ktheji gjithçka që i takon dhe gjithë prodhimet e arës, qysh nga dita që la vendin deri tani.»+  Eliseu vajti në Damask,+ ku gjendej i sëmurë Ben-Hadadi,+ mbreti i Sirisë, të cilin e njoftuan: «Njeriu i Perëndisë+ së vërtetë ka ardhur deri këtu.»  Menjëherë mbreti i tha Hazaelit:+ «Merr me vete një dhuratë+ dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë së vërtetë. Nëpërmjet tij pyet+ Jehovain: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’»  Kështu Hazaeli shkoi ta takonte dhe mori me vete një dhuratë me lloj-lloj gjërash të mira të Damaskut, aq sa mund të mbartin dyzet deve. Ai vajti e qëndroi përpara tij dhe tha: «Biri yt,+ Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, më ka dërguar te ti për të të pyetur: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’» 10  Atëherë Eliseu i tha: «Shko e thuaji: ‘Ti do ta marrësh veten’, e megjithatë Jehovai më ka treguar+ se ai do të vdesë.»+ 11  Dhe ia nguli sytë e nuk ia shqiti, aq sa e vuri në siklet. Pastaj njeriu i Perëndisë së vërtetë shpërtheu në lot.+ 12  Atëherë Hazaeli e pyeti: «Pse po qan, imzot?» Ai ia ktheu: «Sepse e di mirë ç’të keqe+ do t’u bësh bijve të Izraelit. Vendeve të tyre të fortifikuara do t’u vësh zjarrin, burrat e tyre të zgjedhur do t’i vrasësh me shpatë, fëmijët e tyre do t’i bësh copë-copë,+ kurse grave shtatzëna do t’u çash barkun.»+ 13  Menjëherë Hazaeli tha: «Shërbëtori yt s’është veçse një qen,+ si mund të bëjë një gjë kaq të madhe?» Por Eliseu ia ktheu: «Jehovai më ka treguar se ti do të bëhesh mbret i Sirisë.»+ 14  Pas kësaj ai iku nga Eliseu dhe vajti te zotëria i vet, që e pyeti: «Ç’të tha Eliseu?» Ai u përgjigj: «Më tha: ‘Ti do ta marrësh veten.’»+ 15  Të nesërmen ai mori një kuvertë, e zhyti në ujë dhe ia ngjeshi mbretit mbi fytyrë,+ e ai vdiq.+ Në vend të tij nisi të mbretëronte Hazaeli.+ 16  Vitin e pestë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Akabit, mbretit të Izraelit, ndërkohë që mbret i Judës ishte Jehozafati, Jehorami,+ biri i Jehozafatit, mbretit të Judës, u bë mbret. 17  Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur u bë mbret, dhe mbretëroi tetë vjet në Jerusalem.+ 18  Jehorami eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit,+ sepse mori për grua të bijën e këtij.+ Ai vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. 19  Por Jehovai nuk deshi ta shkatërronte Judën+ për hir të Davidit, shërbëtorit të tij,+ sepse i kishte premtuar se do t’i jepte përgjithmonë një llambë+ atij dhe bijve të tij. 20  Në ditët e tij, Edomi+ ngriti krye kundër Judës dhe pastaj caktoi një mbret+ të vetin. 21  Prandaj Jehorami shkoi në Zair me gjithë karrocat. Ai u ngrit natën dhe goditi edomitët që rrethonin atë dhe krerët e karrocave. Dhe populli ia mbathi në tendat e veta. 22  Por Edomi e vazhdon rebelimin kundër Judës deri sot e kësaj dite. Pikërisht në atë kohë, nisi të ngrinte krye Libnahu.+ 23  Pjesa tjetër e ngjarjeve të Jehoramit dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 24  Në fund Jehorami u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Ahaziahu.+ 25  Ahaziahu, biri i Jehoramit, mbretit të Judës, u bë mbret në vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Jehoramit, birit të Akabit, mbretit të Izraelit.+ 26  Ahaziahu ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi një vit në Jerusalem.+ Nëna e tij e kishte emrin Atalia+ dhe ishte mbesa e Omrit,+ mbretit të Izraelit. 27  Ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit+ dhe bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ ashtu si shtëpia e Akabit, sepse kishte lidhur krushqi me shtëpinë e këtij.+ 28  Ai vajti me Jehoramin, birin e Akabit, në luftë kundër Hazaelit,+ mbretit të Sirisë, në Ramot-Galaad,+ por sirianët e goditën+ Jehoramin. 29  Kështu mbreti Jehoram+ u kthye në Jezreel+ për të shëruar plagët që i shkaktuan sirianët kur e goditën në Ramah, ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Ahaziahu,+ biri i Jehoramit, mbreti i Judës, zbriti në Jezreel për të parë Jehoramin, birin e Akabit, sepse ky ishte i sëmurë.

Shënime në fund të faqes