2 Mbretërve 6:1-33

6  Bijtë+ e profetëve i thanë Eliseut: «Shiko! Në vendin+ ku banojmë, jemi tepër ngushtë.+  Të lutemi, na lër të shkojmë në Jordan, të marrim nga një tra secili dhe të bëjmë+ atje një banesë.» Dhe ai iu përgjigj: «Shkoni.»  Njëri prej tyre i tha: «Të lutem, eja me shërbëtorët e tu.» Ky ia ktheu: «Do të vij.»  Kështu shkoi me ta dhe, kur arritën në Jordan, filluan të pritnin pemë.+  Ndërsa njëri po i binte një trungu, koka e sëpatës+ i ra në ujë. Ai zuri të thërriste: «Oh, ç’më gjeti, zotëria im,+ e kisha marrë hua!»+  Atëherë njeriu i Perëndisë së vërtetë e pyeti: «Ku ra?» Ai i tregoi vendin, dhe profeti preu menjëherë një copë druri, e hodhi atje dhe bëri që koka e sëpatës të dilte mbi ujë.+  Pastaj i tha: «Merre.» Ai zgjati dorën dhe e mori.  Tani, mbreti i Sirisë+ hyri në luftë me Izraelin. Ai u këshillua me shërbëtorët+ e vet dhe u tha: «Ju do të fushoni me mua në filan vend.»+  Atëherë njeriu i Perëndisë+ së vërtetë i dërgoi fjalë mbretit të Izraelit: «Kujdes, se mos kalon nga ai vend,+ sepse atje po zbresin sirianët.»+ 10  Kështu, mbreti i Izraelit çoi fjalë te vendi ku i kishte thënë njeriu i Perëndisë së vërtetë.+ Pra, Eliseu e paralajmëroi+ mbretin, dhe ky qëndroi larg atij vendi, e kjo nuk ndodhi vetëm një a dy herë. 11  Kjo e tërboi+ mbretin e Sirisë, prandaj thirri shërbëtorët e tij dhe i pyeti: «Kush nga tanët është me mbretin e Izraelit?»+ 12  Një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: «Asnjë, o mbret, zotëria im. Ai që i tregon+ mbretit të Izraelit gjërat që thua në dhomën e gjumit,+ është Eliseu,+ profeti që ndodhet në Izrael.» 13  Atëherë ai tha: «Shkoni dhe shihni ku është, që të dërgoj njerëz ta marrin.»+ Më vonë e njoftuan: «Është në Dotan.»+ 14  Menjëherë ai dërgoi atje kuaj, karroca lufte dhe forca ushtarake të mëdha.+ Këta shkuan natën dhe iu afruan qytetit për ta rrethuar. 15  Kur shërbëtori+ i njeriut të Perëndisë së vërtetë u çua herët në mëngjes dhe doli jashtë, pa që forcat ushtarake po rrethonin qytetin me kuaj dhe karroca lufte. Menjëherë ai i tha atij: «Oh, zotëria im!+ Ç’do të bëjmë?» 16  Por ai ia ktheu: «Mos ki frikë,+ sepse ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta.»+ 17  Eliseu filloi të lutej:+ «O Jehova, të lutem, hapja sytë+ që të shohë.» Menjëherë Jehovai ia hapi sytë shërbëtorit, dhe ai pa. Ja, rajoni malor ishte plot me kuaj dhe karroca të zjarrta lufte+ rreth e qark Eliseut.+ 18  Kur sirianët nisën të zbritnin drejt tij, Eliseu iu lut Jehovait: «Të lutem, verboji+ këta njerëz.» Kështu, ai i verboi, siç i kërkoi Eliseu. 19  Atëherë Eliseu u tha atyre: «Nuk është kjo udha dhe nuk është ky qyteti. Ndiqmëni dhe më lini t’ju çoj te njeriu që kërkoni.» Mirëpo ai i çoi në Samari.+ 20  Me të mbërritur në Samari, Eliseu tha: «O Jehova, hapua sytë që të shohin.»+ Menjëherë Jehovai ua hapi sytë dhe ata panë se gjendeshin në mes të Samarisë. 21  Sapo i pa, mbreti i Izraelit i tha Eliseut: «A t’i vras, t’i vras,+ ati im?»+ 22  Por ai i tha: «Mos i vrit. Mos vallë i vret ata që ke zënë robër me shpatën dhe harkun tënd?+ Vëru përpara bukë dhe ujë që të hanë e të pinë+ dhe të kthehen te zotëria i tyre.» 23  Ai, pra, shtroi një gosti të madhe për ta, dhe ata filluan të hanin e të pinin. Pas kësaj i nisi dhe ata u kthyen te zotëria i tyre. Bandat kusare+ siriane nuk erdhën më as edhe një herë në vendin e Izraelit. 24  Më pas Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, mblodhi gjithë trupat e tij dhe u ngjit e rrethoi+ Samarinë. 25  Pas ca kohësh, në Samari ra një zi buke e madhe.+ Rrethimi i sirianëve zgjati kaq shumë, sa një kokë gomari+ arriti vlerën e tetëdhjetë monedhave argjendi dhe një çerek kab glasë+ pëllumbi pesë monedha argjendi. 26  Kur mbreti i Izraelit po ecte mbi mur, një grua i thirri: «Më shpëto, o mbret,+ zotëria im!» 27  Ai ia ktheu: «Nëse nuk të shpëton Jehovai, ku të gjej unë gjë për të të shpëtuar?+ Te lëmi apo te shtypësja e rrushit a te shtypësja e ullinjve?» 28  Pastaj mbreti shtoi: «Si e ke punën?» Ajo iu përgjigj: «Kjo grua më tha: ‘Le ta hamë tët bir sonte, ndërsa nesër hamë tim bir.’+ 29  Kështu që e ziem+ tim bir dhe e hëngrëm.+ Ditën tjetër i thashë asaj: ‘Sille tët bir që ta hamë.’ Por ajo e fshehu të birin.» 30  Me të dëgjuar fjalët e gruas, mbreti shqeu+ rrobat. Kur ai po kalonte mbi mur, populli e pa dhe ja, në mish kishte veshur copë thesi. 31  Ai tha: «Kështu ma bëftë Perëndia, madje dhe më keq, nëse do t’ia lë kokën mbi supe Eliseut, birit të Shafatit!»+ 32  Kur mbreti dërgoi një nga njerëzit e tij, Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e vet, dhe me të ishin ulur edhe pleqtë.+ Para se të mbërrinte lajmëtari, ai u tha pleqve: «A e keni parë se si ky bir vrasësi+ ka dërguar njerëz të më presin kokën? Kini kujdes! Sapo të vijë lajmëtari, mbylleni derën dhe mos e lini të hyjë. A nuk dëgjohet prapa tij zhurma+ e këmbëve të zotërisë së tij?» 33  Ai ishte ende duke folur me ta, kur lajmëtari zbriti tek ai dhe mbreti tha: «Kjo e keqe vjen nga Jehovai.+ Pse ta pres ende Jehovain?»+

Shënime në fund të faqes