2 Mbretërve 5:1-27

5  Një burrë i quajtur Naaman,+ kreu i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte bërë njeri i madh para zotërisë së tij dhe vlerësohej nga ai, sepse me anë të tij, Jehovai i kishte sjellë shpëtimin Sirisë.+ Ky njeri ishte trim dhe i fuqishëm, mirëpo ishte i lebrosur.  Tani një bandë kusarësh+ sirianë kishte zënë robinjë një vajzë të vogël+ nga Izraeli, e cila u bë shërbëtore e gruas së Naamanit.  Kjo i tha+ zonjës së saj: «Ah, sikur zotëria im të shkonte te profeti+ që ndodhet në Samari! Ai do ta shëronte nga lebra.»+  Fill pas kësaj vajti dikush dhe i tha zotërisë së tij: «Kështu e kështu tha vajza+ që është nga vendi i Izraelit.»  Atëherë mbreti i Sirisë i tha: «Nisu! Ja, unë po i dërgoj një letër mbretit të Izraelit.» Kështu ai u nis dhe mori+ dhjetë talenta argjendi, gjashtë mijë monedha ari+ dhe dhjetë palë rroba.+  Ai i çoi mbretit të Izraelit këtë letër:+ «Bashkë me këtë letër të dërgoj Naamanin, shërbëtorin tim, që ta shërosh nga lebra.»  Me ta lexuar letrën, mbreti i Izraelit shqeu+ rrobat dhe tha: «Mos jam unë Perëndia,+ që vret e lë gjallë,+ që ky më dërgon një njeri për ta shëruar nga lebra? Shikoni, ju lutem, se si po kërkon të grindet me mua.»+  Sapo Eliseu, njeriu i Perëndisë së vërtetë, dëgjoi se mbreti i Izraelit kishte shqyer rrobat,+ i dërgoi fjalë atij: «Pse i shqeve rrobat? Le të vijë tek unë, të lutem, që ta dijë se ka një profet në Izrael.»+  Kështu Naamani vajti me kuajt e karrocat e tij të luftës, dhe qëndroi në hyrje të shtëpisë së Eliseut. 10  Por Eliseu i dërgoi një lajmëtar që i tha: «Shko e lahu+ shtatë herë+ në Jordan, që të të përtërihet mishi,+ dhe do të bëhesh i pastër.» 11  Kjo e indinjoi+ Naamanin, prandaj iku duke thënë: «Ja, unë thosha me vete:+ ‘Ai do të më dalë përpara, do të rrijë në këmbë e do të thërrasë emrin e Jehovait, Perëndisë së tij, do ta tundë dorën mbi vendin e sëmurë dhe do ta shërojë të lebrosurin.’ 12  A nuk janë Abanahu dhe Farpari, lumenjtë e Damaskut,+ më të mirë se gjithë ujërat+ e Izraelit? S’u lakam dot në ta dhe të bëhem i pastër?»+ Kështu, u kthye dhe iku i tërbuar.+ 13  Shërbëtorët e tij iu afruan dhe i thanë: «Ati ynë,+ sikur profeti të të kishte kërkuar diçka të madhe, a nuk do ta bëje? Aq më tepër që të ka thënë: ‘Lahu dhe do të bëhesh i pastër.’» 14  Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, sipas fjalës së njeriut të Perëndisë së vërtetë.+ Pas kësaj mishi iu përtëri e iu bë si mishi i një djali të vogël,+ dhe ai u bë i pastër.+ 15  Pastaj bashkë me gjithë njerëzit e tij u kthye te njeriu i Perëndisë+ së vërtetë, qëndroi para tij, dhe i tha: «Tani e di fare mirë se nuk ka Perëndi gjëkundi në tokë, përveçse në Izrael.+ Prano pra, të lutem, një dhuratë si bekim+ nga shërbëtori yt.» 16  Por ai tha: «Ashtu siç është vërtetë që rron Jehovai,+ përpara të cilit shërbej, unë nuk do ta pranoj atë.»+ Ai iu lut që ta pranonte, por ky nuk e pranoi që nuk e pranoi. 17  Në fund Naamani tha: «Meqë nuk pranon, të lutem, le t’i jepet shërbëtorit tënd ca dhé,+ aq sa mund të mbartin dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t’i paraqitë më blatim të djegur a flijim asnjë perëndie tjetër përveç Jehovait.+ 18  Megjithatë, Jehovai e faltë shërbëtorin tënd për këtë gjë: kur zotëria im të hyjë në shtëpinë e Rimonit+ për t’u përkulur dhe të jetë mbështetur+ te dora ime, mua do të më duhet të përkulem+ në shtëpinë e Rimonit. E pra, kur të përkulem në atë shtëpi, Jehovai e faltë shërbëtorin tënd për këtë.»+ 19  Dhe ai ia ktheu: «Shko në paqe.»+ Kështu iku prej tij dhe bëri goxha rrugë. 20  Atëherë Gehazi,+ shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë+ së vërtetë, tha: «Ja, zotëria im ia kurseu dhuratën Naamanit,+ këtij siriani, duke mos pranuar prej dorës së tij atë që solli. Siç është e vërtetë që rron Jehovai,+ unë do t’i qepem pas dhe do t’i marr diçka.»+ 21  Dhe Gehazi zuri ta ndiqte Naamanin. Kur Naamani pa dikë që vraponte pas tij, zbriti nga karroca për t’i dalë përpara dhe pastaj e pyeti: «A shkon gjithçka mirë?»+ 22  Ai u përgjigj: «Po, po. Zotëria im+ më dërgoi+ të të thosha: ‘Tani sa erdhën tek unë nga rajoni malor i Efraimit dy të rinj nga bijtë e profetëve.*+ Jepu, të lutem, një talentë argjendi dhe dy palë rroba.’»+ 23  Atëherë Naamani tha: «Urdhëro, merr dy talenta.» Dhe i lutej+ që t’i merrte. Në fund Gehazi i futi dy talentat prej argjendi në dy torba, bashkë me dy palë rroba, dhe ua dha dy shërbëtorëve të tij, që t’i mbanin. 24  Kur arriti në Ofel, ai ua mori nga dora, i vuri në shtëpi+ dhe i nisi burrat. Kështu, ata ikën, 25  kurse ai vetë hyri te zotëria i tij.+ Eliseu e pyeti: «Nga vjen, Gehaz?» Ai iu përgjigj: «Shërbëtori yt nuk shkoi gjëkundi.»+ 26  Atëherë ai ia ktheu: «A nuk të ndoqi zemra ime, kur ai njeri u kthye, zbriti nga karroca e të doli përpara? Mos është koha për të pranuar argjend, rroba, ullishte, vreshta, dhen, gjedhë ose shërbyes a shërbyese?+ 27  E pra, lebra+ e Naamanit do të të ngjitet përgjithnjë ty dhe pasardhësve të tu.»+ Kështu, ai u largua menjëherë prej tij i lebrosur dhe i bardhë si bora.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 1Mb 20:35.