2 Mbretërve 3:1-27

3  Jehorami,+ biri i Akabit, u bë mbret i Izraelit në Samari në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jehozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet.  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ por jo aq sa i ati+ a e ëma, pasi hoqi kolonën e shenjtë+ të Baalit, që kishte bërë i ati.+  Mirëpo vazhdoi të bënte po ato mëkate si Jeroboami,+ biri i Nebatit, me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Jehorami nuk hoqi dorë prej tyre.  Mesha,+ mbreti i Moabit, u bë rritës dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit si haraç njëqind mijë qengja dhe njëqind mijë desh të paqethur.  Me të vdekur Akabi,+ mbreti i Moabit filloi të ngrinte krye+ kundër mbretit të Izraelit.  Prandaj, në atë kohë mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe mobilizoi+ gjithë Izraelin.  Veç kësaj, i dërgoi fjalë Jehozafatit, mbretit të Judës: «Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje. A do të vish për të luftuar me mua në Moab?» Ai u përgjigj: «Do të vij.+ Unë e ti jemi një. Populli im është populli yt.+ Kuajt e mi janë kuajt e tu.»  Pastaj shtoi: «Nga ç’udhë do të ngjitemi?» Ai i tha: «Nga udha e shkretëtirës së Edomit.»+  Kështu, mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit+ u nisën. Ata ecën shtatë ditë e i ranë nga një udhë e tërthortë, por u mbaroi uji për kampin dhe për kafshët shtëpiake që kishin me vete. 10  Atëherë mbreti i Izraelit tha: «Sa keq që Jehovai na ka thirrur ne, tre mbretër, për të na dhënë në dorë të Moabit!»+ 11  Por Jehozafati pyeti:+ «Nuk ka këtu ndonjë profet të Jehovait?+ Le ta pyesim pra, Jehovain nëpërmjet tij.»+ Një nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit tha: «Është Eliseu,+ biri i Shafatit, që hidhte ujë mbi duart e Elijas.»+ 12  Atëherë Jehozafati tha: «Ai thotë fjalën e Jehovait.» Kështu, mbreti i Izraelit, Jehozafati dhe mbreti i Edomit zbritën tek ai. 13  Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Ç’punë ke me mua?+ Shko te profetët+ e atit tënd dhe te profetët e nënës sate.» Por mbreti i Izraelit ia ktheu: «Jo, sepse Jehovai na ka thirrur ne, tre mbretër, për të na dhënë në dorë të Moabit.»+ 14  Atëherë Eliseu tha: «Ashtu siç është e vërtetë që rron Jehovai+ i ushtrive, përpara të cilit shërbej, po të mos ishte për Jehozafatin, mbretin e Judës, për të cilin kam mendim të mirë,+ as kisha për të të parë e as kisha për të t’i hedhur sytë.+ 15  E tani, më sillni dikë që i bie një vegle me tela.»+ Sapo ai filloi t’i binte veglës, dora+ e Jehovait veproi mbi Eliseun 16  dhe ai tha: «Kështu thotë Jehovai: “Mbusheni me kanale+ gjithë këtë luginë përroi, 17  sepse kështu thotë Jehovai: ‘Ju nuk do të shihni as erë, as rrebesh, e megjithatë lugina e përroit do të mbushet me ujë+ dhe do të pini+ ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja shtëpiake.’” 18  Kjo do të jetë një gjë fare e lehtë për Jehovain,+ dhe ai do t’ju japë në dorë Moabin.+ 19  Goditni çdo qytet të fortifikuar+ dhe çdo qytet të zgjedhur, rrëzoni+ çdo pemë të mirë,+ zini çdo burim uji dhe prishni çdo pjesë të mirë toke duke hedhur gurë në të.» 20  Në mëngjes,+ në kohën e paraqitjes së blatimit në drithë,+ ja, nga Edomi po vërshonte uji, dhe vendi u mbush me ujë. 21  Të gjithë moabitët dëgjuan se mbretërit kishin dalë të luftonin kundër tyre. Prandaj mblodhën të gjithë burrat që mund të ngjishnin+ armët, të rinj e të moshuar, dhe qëndruan në kufi. 22  Kur u çuan herët në mëngjes, dielli rrëzëllente mbi ujë, prandaj moabitët që ishin përballë, panë ujin të kuq si gjaku 23  dhe thanë: «Është gjak! Me siguri mbretërit janë përleshur dhe kanë vrarë njëri-tjetrin me shpatë. Prandaj, drejt plaçkës,+ o Moab!» 24  Me të hyrë në kampin e Izraelit, izraelitët+ u çuan dhe filluan t’i goditnin moabitët, kështu që këta ia mbathën para tyre.+ Pastaj izraelitët hynë në Moab dhe, ndërsa përparonin, goditnin moabitët. 25  Qytetet i rrëzuan,+ dhe çdo pjesë të mirë toke e mbushën me gurë duke hedhur secili gurin e tij. Zunë çdo burim uji+ dhe rrëzuan çdo pemë të mirë,+ derisa lanë vetëm Kir-Haresetin.+ Hobetarët i vinin rreth e përqark dhe e goditnin. 26  Kur mbreti i Moabit pa se po e humbte betejën, mori me vete shtatëqind shpatarë që të çanin rrugën deri te mbreti i Edomit,+ por nuk ia dolën. 27  Atëherë mori birin e tij të parëlindur, që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e paraqiti+ si flijim të djegur mbi mur. Prandaj indinjata kundër Izraelit qe e madhe, kështu që ata u larguan dhe u kthyen në vendin e vet.

Shënime në fund të faqes