2 Mbretërve 24:1-20

24  Në ditët e tij erdhi Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, dhe kështu Jehojakimi u bë shërbëtori i tij+ për tre vjet. Megjithatë këtij iu kthye mendja dhe ngriti krye kundër tij.  Jehovai filloi të dërgonte kundër tij banda kusarësh kaldeas,+ sirianë, moabitë+ dhe banda kusarësh nga bijtë e Amonit. Ai i dërgonte ato kundër Judës që ta shkatërronte, sipas fjalës që kishte thënë Jehovai+ me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.  Kjo që i ndodhi Judës, u bë vetëm me urdhër të Jehovait, që ta hiqte+ sysh për shkak të mëkateve të Manaseut,+ për të gjitha ato që kishte bërë,  si dhe për gjakun e pafaj+ që kishte derdhur, me të cilin e kishte mbushur Jerusalemin. Jehovai nuk pranoi ta falte.+  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehojakimin+ dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës?  Në fund Jehojakimi u preh me paraardhësit e vet+ dhe në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehojakini.  Mbreti i Egjiptit nuk doli më+ nga vendi i tij,+ sepse mbreti i Babilonisë kishte marrë gjithçka që i përkiste mbretit të Egjiptit,+ nga lugina e përroit+ të Egjiptit deri te lumi Eufrat.+  Jehojakini+ ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem.+ Nëna e tij e kishte emrin Nehushta dhe ishte bija e Elnatanit nga Jerusalemi.  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati.+ 10  Gjatë asaj kohe shërbëtorët e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, u ngjitën në Jerusalem dhe rrethuan qytetin.+ 11  Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi për të luftuar kundër qytetit ndërkohë që shërbëtorët e tij po e rrethonin.+ 12  Në fund Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë+ bashkë me nënën e tij,+ me shërbëtorët, me princat dhe me zyrtarët e oborrit. Mbreti i Babilonisë e mori rob atë në vitin e tetë+ të mbretërimit të tij. 13  Pastaj, ashtu si kishte thënë Jehovai, mori që andej gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,+ si dhe bëri copë-copë gjithë pajisjet prej ari+ të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit. 14  Ai çoi në mërgim+ gjithë Jerusalemin, gjithë princat+ dhe gjithë burrat trima e të fuqishëm,+ si dhe çdo artizan+ e ndërtues të ledheve, gjithsej dhjetë mijë veta. Nuk la asnjë, përveç shtresës së ulët+ të popullsisë së vendit. 15  Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit,+ gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit+ dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni. 16  Të gjithë luftëtarët e fuqishëm, shtatë mijë burra trima dhe një mijë artizanë e ndërtues ledhesh, mbreti i Babilonisë i çoi si të mërguar në Babiloni.+ 17  Pastaj mbreti i Babilonisë+ bëri mbret në vend të Jehojakinit, Mataniahun, ungjin e tij,+ të cilit ia ndryshoi emrin në Zedekia.+ 18  Zedekia+ ishte njëzet e një vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Hamutala+ dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu. 19  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë Jehojakimi.+ 20  Ajo që ndodhi në Jerusalem dhe në Judë ndezi zemërimin+ e Jehovait, dhe ai i hoqi sysh.+ Dhe Zedekia filloi të ngrinte krye kundër mbretit të Babilonisë.+

Shënime në fund të faqes