Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Mbretërve 23:1-37

23  Atëherë mbreti dërgoi fjalë që të mblidheshin tek ai tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+  Pas kësaj mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait bashkë me gjithë burrat e Judës dhe gjithë banorët e Jerusalemit, si edhe me priftërinjtë,+ profetët dhe tërë popullin, i madh e i vogël.+ Ai nisi t’u lexonte+ tërë fjalët e librit+ të besëlidhjes,+ që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+  Mbreti qëndroi pranë shtyllës+ dhe bëri para Jehovait një besëlidhje+ për të ndjekur+ Jehovain dhe për të zbatuar urdhërimet,+ përkujtuesit+ dhe ligjet+ e tij me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt,+ duke çuar në vend fjalët e besëlidhjes, që ishin shkruar në atë libër.+ Gjithë populli e mbështeti plotësisht besëlidhjen.+  Mbreti urdhëroi kryepriftin Hilkiah,+ priftërinjtë e rangut të dytë dhe derëtarët+ të nxirrnin nga tempulli i Jehovait gjithë pajisjet e bëra për Baalin,+ për shtyllën e shenjtë+ dhe për tërë ushtrinë e qiejve.+ Pastaj i dogji ato jashtë Jerusalemit, në brezaret e Kidronit,+ dhe pluhurin e tyre e çoi në Bethel.+  Ai i hoqi priftërinjtë e perëndive të huaja, të cilët i kishin vënë mbretërit e Judës për të paraqitur tymin e blatimit nga vendet e larta të qyteteve të Judës dhe të rrethinave të Jerusalemit. Hoqi edhe ata që ua paraqitnin tymin e blatimit Baalit,+ diellit, hënës, yjësive të zodiakut dhe gjithë ushtrisë së qiejve.+  Veç kësaj, ai e çoi shtyllën e shenjtë+ nga shtëpia e Jehovait në rrethinat e Jerusalemit, në luginën e përroit të Kidronit, dhe atje e dogji,+ e bëri pluhur dhe pluhurin e saj e hodhi në varrezën+ e njerëzve të thjeshtë.  Gjithashtu shembi shtëpitë e prostitutave-meshkuj+ të tempullit, që ishin në shtëpinë e Jehovait, ku gratë endnin tenda që përdoreshin si faltore për shtyllën e shenjtë.  Pastaj solli gjithë priftërinjtë nga qytetet e Judës, që t’i bënte të papërshtatshme për adhurim vendet e larta ku priftërinjtë kishin paraqitur tymin e blatimit, nga Geba+ deri në Beer-Shebë.+ Ai rrëzoi vendet e larta të portave që gjendeshin në hyrjen e portës së Josiut, kreut të qytetit, e cila ishte në të majtë kur hyn në portën e qytetit.  Priftërinjtë+ e vendeve të larta nuk ngjiteshin në altarin e Jehovait në Jerusalem, por hanin kuleç të ndormë+ mes vëllezërve të tyre. 10  Ai e bëri të papërshtatshëm për adhurim Tofetin,+ i cili është në luginën e bijve të Hinomit,+ me qëllim që askush të mos e kalonte në zjarr të birin ose të bijën+ për Molekun.+ 11  Veç kësaj, kuajt, që mbretërit e Judës ia kishin kushtuar diellit, nuk i la më t’i futnin në shtëpinë e Jehovait nga dhoma e ngrënies+ së Natan-Melekut, zyrtarit të oborrit, e cila ndodhej te portikët. Kurse karrocat e diellit+ i dogji në zjarr. 12  Mbreti rrëzoi altarët që kishin bërë mbretërit e Judës në tarracën+ e dhomës së sipërme të Akazit, si dhe altarët+ që kishte bërë Manaseu në dy oborret e shtëpisë së Jehovait. Pastaj i thërrmoi atje dhe pluhurin e tyre e hodhi në luginën e përroit të Kidronit. 13  Mbreti i bëri të papërshtatshme për adhurim edhe vendet e larta përballë+ Jerusalemit, që ishin në të djathtë të malit të Rrënimit. Ato i kishte ndërtuar Solomoni,+ mbreti i Izraelit, për Ashtorethin,+ gjënë e neveritshme të sidonitëve, për Kemoshin,+ gjënë e neveritshme të Moabit, dhe për Milkomin,+ perëndinë e pështirë të bijve të Amonit. 14  Ai copëtoi+ kolonat e shenjta, preu shtyllat e shenjta dhe i mbushi vendet e tyre me eshtra njerëzish. 15  Ai rrëzoi edhe altarin që ishte në Bethel,+ në vendin e lartë që kishte bërë Jeroboami,+ biri i Nebatit, i cili e shtyu Izraelin të mëkatonte.+ Po, ai rrëzoi altarin dhe vendin e lartë. Pastaj vendin e lartë e dogji dhe e bëri pluhur. Ai dogji edhe shtyllën e shenjtë. 16  Kur u kthye nga ana tjetër, Josia pa varret që gjendeshin në mal. Atëherë dërgoi njerëz që të merrnin eshtrat në to, dhe pastaj i dogji+ mbi altar, që ta bënte të papërshtatshëm për adhurim, sipas fjalës+ që kishte shpallur+ Jehovai me anë të njeriut të Perëndisë së vërtetë. 17  Pastaj Josia pyeti: «Ç’është ai gur varri që po shoh atje?» Menjëherë burrat e qytetit iu përgjigjën: «Është varri+ i njeriut të Perëndisë së vërtetë që erdhi nga Juda+ dhe shpalli këto gjëra që ke bërë ti kundër altarit të Bethelit.»+ 18  Atëherë ai tha: «Le të prehet.+ Askush të mos i trazojë eshtrat e tij.» Prandaj eshtrat e tij i lanë bashkë me eshtrat e profetit+ që kishte ardhur nga Samaria. 19  Josia hoqi edhe gjithë shenjtëroret+ e vendeve të larta që gjendeshin në qytetet+ e Samarisë, të cilat i kishin ndërtuar mbretërit+ e Izraelit për të fyer+ Perëndinë. Ai bëri me to tamam si kishte bërë në Bethel.+ 20  Pra flijoi mbi altarë tërë priftërinjtë+ e vendeve të larta që ishin atje dhe dogji eshtra njerëzish.+ Pas kësaj u kthye në Jerusalem. 21  Mbreti e urdhëroi gjithë popullin: «Mbani një pashkë+ për Jehovain, Perëndinë tuaj, ashtu siç është shkruar në këtë libër të besëlidhjes.»+ 22  Pashkë si ajo nuk ishte mbajtur qysh nga ditët e gjykatësve që kishin gjykuar Izraelin+ dhe as gjatë gjithë ditëve të mbretërve të Izraelit e të mbretërve të Judës.+ 23  Ajo pashkë u mbajt për Jehovain në Jerusalem, në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josisë.+ 24  Josia zhduku edhe mediumet,+ ata që kishin si zanat parathënien+ e ngjarjeve, si dhe idhujt e shtëpive,*+ idhujt e pështirë*+ dhe gjithë gjërat e neveritshme+ që ishin shfaqur në Judë dhe në Jerusalem. Ai e bëri këtë që të çonte në vend fjalët e ligjit,+ të shkruara në librin+ që kishte gjetur prifti Hilkiah në shtëpinë e Jehovait.+ 25  Para tij nuk ka pasur asnjë mbret si ai që të jetë kthyer+ te Jehovai me gjithë zemër, me gjithë shpirt+ dhe me gjithë forcë, duke vepruar sipas tërë ligjit të Moisiut. Edhe pas tij nuk ka dalë asnjë si ai. 26  Megjithatë Jehovait nuk iu shua zjarri i madh i zemërimit kundër Judës,+ që u shkaktua nga të gjitha gjërat me të cilat e kishte fyer Manaseu.+ 27  Prandaj Jehovai tha: «Unë do ta heq sysh+ edhe Judën,+ ashtu si kam hequr Izraelin,+ dhe kam për ta hedhur poshtë këtë qytet që kam zgjedhur, po, Jerusalemin bashkë me shtëpinë për të cilën kam thënë: ‘Emri im do të mbetet atje.’»+ 28  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Josinë dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 29  Në ditët e tij faraoni Neko,+ mbreti i Egjiptit, u ngjit për te mbreti i Asirisë pranë lumit Eufrat.+ Mbreti Josia doli për të luftuar kundër tij,+ por ai e vrau+ në Megido+ sapo u ndesh me të. 30  Kështu, nga Megidoja shërbëtorët e tij e çuan të vdekur me karrocë në Jerusalem+ dhe e varrosën në varrin e vet. Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin,+ birin e Josisë, e mirosi dhe e bëri mbret në vend të të atit. 31  Jehoahazi+ ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Hamutala+ dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu. 32  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishin bërë paraardhësit e tij.+ 33  Faraoni Neko+ i vuri vargonjtë+ në Riblah,+ në Hamath, që të mos e linte të mbretëronte në Jerusalem, dhe pastaj i vuri vendit një haraç*+ prej njëqind talentash argjendi+ dhe një talentë ari.+ 34  Pas kësaj, faraoni Neko e bëri Eliakimin,+ birin e Josisë, mbret në vend të Josisë, atit të tij, dhe ia ndryshoi emrin në Jehojakim, kurse Jehoahazin e mori dhe e çoi në Egjipt, ku edhe vdiq.+ 35  Jehojakimi i dha faraonit argjendin+ dhe arin. Vetëm se për t’i dhënë argjendin faraonit, sipas urdhrit që kishte dhënë ky, ai i vuri taksë+ vendit. Ai kërkoi nga populli i vendit që të jepte argjend dhe ar sipas taksës+ së caktuar për gjithsecilin, që pastaj t’ia jepte faraonit Neko. 36  Jehojakimi+ ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij e kishte emrin Zebida. Ajo ishte bija e Pedajahut nga Rumahu. 37  Ai bëri atë që ishte e keqe+ në sytë e Jehovait, tamam si kishin bërë paraardhësit e tij.+

Shënime në fund të faqes

Ose «perënditë e shtëpive». Fjalë për fjalë terafim.
Shih shënimin te 2Mb 17:12.
Ose «gjobë».