2 Mbretërve 22:1-20

22  Josia+ ishte tetë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi tridhjetë e një vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Jedida. Ajo ishte bija e Adajahut nga Bozkati.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait+ dhe eci plotësisht në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij,+ e nuk u kthye as djathtas, as majtas.+  Vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të vet, Josia e dërgoi sekretarin Shafan,+ birin e Azaliahut, që ishte i biri i Meshulamit, te shtëpia e Jehovait, për t’i thënë:  «Ngjitu te kryeprifti Hilkiah,+ dhe ai le të grumbullojë të gjitha paratë+ që janë çuar në shtëpinë e Jehovait,+ të cilat derëtarët+ i kanë mbledhur nga populli.  Paratë le t’u jepen në dorë atyre që janë caktuar të mbikëqyrin punën+ në shtëpinë e Jehovait. Këta t’ua japin atyre që meremetojnë plasat në shtëpinë e Jehovait,+  mjeshtërve, ndërtuesve dhe muratorëve, si dhe të blejnë dru e gurë të latuar për të meremetuar shtëpinë.+  Vetëm se atyre që u jepen paratë në dorë,+ nuk duhet t’u kërkohet llogari për to, sepse ata punojnë me besnikëri.»+  Më vonë kryeprifti Hilkiah+ i tha sekretarit Shafan:+ «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e ligjit.»+ Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit, e ai filloi ta lexonte.  Atëherë sekretari Shafan vajti te mbreti dhe e njoftoi: «Shërbëtorët e tu i kanë nxjerrë nga arka paratë që gjetën në shtëpi dhe po ua japin në dorë atyre që janë caktuar të mbikëqyrin punën në shtëpinë e Jehovait.»+ 10  Pastaj sekretari Shafan i tregoi mbretit: «Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër.»+ Dhe Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit. 11  Me të dëgjuar fjalët e librit të ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 12  Atëherë mbreti urdhëroi priftin Hilkiah, Ahikamin,+ birin e Shafanit, Akborin, birin e Mikajahut, sekretarin Shafan dhe Asajahun,+ shërbëtorin e mbretit: 13  «Shkoni, pyeteni+ Jehovain për mua, për popullin dhe për gjithë Judën lidhur me fjalët e këtij libri që është gjetur. Sepse tërbimi që i është ndezur Jehovait+ kundër nesh, është i madh, ngaqë paraardhësit tanë+ nuk i dëgjuan fjalët e këtij libri, duke mos vepruar në përputhje me atë që është shkruar për ne.»+ 14  Kështu prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha+ Hulda, gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave,+ i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harasit. Ajo banonte në Jerusalem, në lagjen e dytë. Dhe ata folën me të.+ 15  Ajo iu përgjigj: «Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit:+ “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 16  ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell gjëmën+ mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij,+ po, sipas të gjitha fjalëve+ të librit që ka lexuar mbreti i Judës.+ 17  Sepse më kanë lënë dhe ua kanë paraqitur tymin e blatimit perëndive të tjera,+ për të më fyer me gjithë veprën e duarve të tyre.+ Tërbimi im kundër këtij vendi është ndezur dhe s’do të shuhet.”’+ 18  Mbretit të Judës që ju ka dërguar për të pyetur Jehovain, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Lidhur me fjalët që ke dëgjuar,+ 19  meqë t’u zbut zemra+ dhe, për hir të Jehovait, u përule+ sapo dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, se do të habiteshin me të dhe do të bëhej një mallkim,+ dhe pastaj shqeve+ rrobat e fillove të qash para meje, unë vetë të kam dëgjuar,—thotë Jehovai.+ 20  Prandaj, ja, unë po të bashkoj+ me paraardhësit e tu, dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe.+ Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë gjëmën që po sjell mbi këtë vend.”’”» Dhe ata ia çuan këtë përgjigje mbretit.

Shënime në fund të faqes