2 Mbretërve 20:1-21

20  Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Prandaj profeti Isaia,+ biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë,+ sepse ti nuk do të jetosh më, por do të vdesësh.’»+  Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri+ dhe filloi t’i lutej Jehovait:+  «Të përgjërohem, o Jehova, kujto,+ të lutem, se si të kam shërbyer+ me besnikëri+ dhe i kushtuar me gjithë zemër,+ dhe si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.»+ Dhe Hezekia nisi të qante me të madhe.+  Isaia nuk kishte dalë ende në oborrin e mesit, kur fjala e Jehovait iu drejtua:+  «Kthehu e i thuaj Hezekisë, udhëheqësit+ të popullit tim: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia+ i Davidit, paraardhësit tënd: ‘E dëgjova+ lutjen tënde.+ I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po të shëroj,+ dhe ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Jehovait.+  Unë do t’i shtoj pesëmbëdhjetë vjet jetës sate e do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë. Do ta mbroj+ këtë qytet për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’”»+  Pastaj Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe.»+ Dhe ata e morën dhe e vunë mbi çiban.+ Pas kësaj ai u shërua dalëngadalë.+  Ndërkohë Hezekia i tha Isaisë: «Cila është shenja+ që Jehovai do të më shërojë dhe se ditën e tretë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?»  Isaia ia ktheu: «Kjo është shenja+ që do të të japë Jehovai për të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë: çfarë do që të bëjë hija mbi shkallë, të shkojë dhjetë shkallë përpara apo dhjetë shkallë prapa?» 10  Atëherë Hezekia tha: «Është e lehtë që hija të shkojë përpara dhjetë shkallë, por jo që të kthehet prapa dhjetë shkallë.»+ 11  Atëherë profeti Isaia filloi t’i lutej Jehovait, dhe ky bëri që hija mbi shkallët e Akazit, e cila kishte zbritur, të kthehej pak e nga pak dhjetë shkallë prapa.+ 12  Në atë kohë mbreti i Babilonisë,+ Berodak-Baladani,+ biri i Baladanit, i dërgoi Hezekisë letra+ dhe një dhuratë, sepse kishte dëgjuar se Hezekia kishte qenë i sëmurë. 13  Hezekia i dëgjoi të dërguarit e tij dhe u tregoi gjithë shtëpinë e tij të thesarit,+ argjendin, arin,+ vajin e balsamit,+ vajin e mirë, si dhe arsenalin e armëve e gjithçka kishte në thesar. Ai s’la gjë të shtëpisë dhe të mbretërisë së vet pa u treguar.+ 14  Pas kësaj profeti Isaia vajti te mbreti Hezekia dhe e pyeti:+ «Ç’thanë ata burra dhe nga vinin?»+ Hezekia iu përgjigj: «Vinin nga një vend i largët, nga Babilonia.» 15  Isaia vazhdoi: «Ç’panë në shtëpinë tënde?» Hezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka. S’lashë gjë pa u treguar nga thesari im.»+ 16  Atëherë Isaia i tha Hezekisë: «Dëgjo se çfarë thotë Jehovai:+ 17  ‘Ja, po vijnë ditët kur gjithçka që gjendet në shtëpinë tënde+ dhe që paraardhësit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohet në Babiloni.+ S’do të mbetet asgjë,+—ka thënë Jehovai.— 18  Gjithashtu, disa nga bijtë që do të dalin prej teje, që do të të lindin, do të merren+ dhe do të bëhen zyrtarë oborri+ në pallatin e mbretit të Babilonisë.’»+ 19  Atëherë Hezekia i tha Isaisë: «Unë jam dakord me këto fjalë të Jehovait.»+ Pastaj shtoi: «Përderisa gjatë ditëve të mia do të vazhdojë të ketë paqe dhe siguri.»*+ 20  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Hezekinë, gjithë veprat e tij të fuqishme, se si bëri rezervuarin+ dhe kanalin+ e solli ujë në qytet, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 21  Në fund Hezekia u preh me paraardhësit e vet+ dhe në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Manaseu.+

Shënime në fund të faqes

Ose «të vërtetë».