2 Mbretërve 18:1-37

18  Vitin e tretë të mbretërimit të Hoshesë,+ birit të Elahut, mbretit të Izraelit, u bë mbret Hezekia,+ biri i Akazit,+ mbretit të Judës.  Ai ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Abi dhe ishte e bija e Zakarisë.+  Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.+  Hoqi vendet e larta,+ copëtoi kolonat e shenjta+ dhe preu shtyllën e shenjtë.+ Ai bëri copë-copë edhe gjarprin+ prej bakri që kishte bërë Moisiu,+ sepse deri në ato ditë bijtë e Izraelit i kishin paraqitur vazhdimisht atij tymin e blatimit+ dhe ai quhej idhulli i gjarprit prej bakri.+  Hezekia pati besim te Jehovai,+ Perëndia i Izraelit. Pas tij nuk pati asnjë si ai ndër gjithë mbretërit e Judës,+ as ndër ata që kishin qenë para tij.+  Ai qëndroi i lidhur ngushtë me Jehovain+ dhe nuk u largua prej tij, por e ndoqi gjithmonë dhe mbajti urdhërimet që i kishte dhënë Jehovai Moisiut.+  Jehovai ishte me të,+ dhe ai veproi gjithmonë me maturi.+ Ngriti krye kundër mbretit të Asirisë dhe nuk i shërbeu atij.+  Ai i goditi filistinët+ deri në Gazë+ dhe në territoret e saj, nga kullat+ e rojës deri në qytetet e fortifikuara.  Vitin e katërt të mbretërimit të Hezekisë, domethënë në vitin e shtatë të mbretërimit të Hoshesë,+ birit të Elahut, mbretit të Izraelit, Shalmaneseri,+ mbreti i Asirisë, doli kundër Samarisë dhe nisi ta rrethonte.+ 10  Asirianët e morën atë+ gati pas tre vjetësh rrethimi. Pra, ata e morën Samarinë në vitin e gjashtë të mbretërimit të Hezekisë, domethënë në vitin e nëntë të mbretërimit të Hoshesë, mbretit të Izraelit.+ 11  Pas kësaj mbreti i Asirisë+ e çoi Izraelin në mërgim+ në Asiri. Ai e vendosi në Halah+ e në Habor,+ pranë lumit Gozan, dhe në qytetet e medëve,+ 12  sepse ata nuk e dëgjuan+ zërin e Jehovait, Perëndisë së tyre, por e shkelën besëlidhjen+ e tij, po, gjithçka që urdhëroi Moisiu,+ shërbëtori i Jehovait. Ata as dëgjuan, as vepruan. 13  Vitin e katërmbëdhjetë të mbretërimit të mbretit Hezekia, Senakeribi,+ mbreti i Asirisë,+ sulmoi të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi. 14  Atëherë Hezekia, mbreti i Judës, dërgoi njerëz t’i thoshin mbretit të Asirisë në Lakish: «Kam mëkatuar. Kthehu dhe mos më sulmo. Do të bëj çdo gjë që do të më kërkosh.»+ Kështu mbreti i Asirisë i vuri si detyrim Hezekisë, mbretit të Judës, që t’i paguante treqind talenta argjendi+ dhe tridhjetë talenta ari. 15  Prandaj Hezekia dha gjithë argjendin që gjendej në shtëpinë e Jehovait+ dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit.+ 16  Atëherë Hezekia, mbreti i Judës, hoqi dyert e tempullit të Jehovait+ dhe shtalkat që kishte praruar+ vetë dhe ia dha arin e tyre mbretit të Asirisë. 17  Mbreti i Asirisë+ dërgoi te mbreti Hezekia në Jerusalem tartanin,*+ rabsarin* dhe rabshakehun,*+ bashkë me forca të mëdha ushtarake. Këta pra, u nisën nga Lakishi+ për në Jerusalem dhe u ndalën pranë kanalit+ të rezervuarit të sipërm,+ që është në rrugën për tek ara e rrobalarësit.+ 18  Ata filluan t’i thërritnin mbretit, por dolën për t’i takuar Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë, sekretari Shebnah+ dhe regjistruesi Joah, biri i Asafit. 19  Rabshakehu+ u tha: «I thoni Hezekisë: “Kështu thotë mbreti i madh,+ mbreti i Asirisë: ‘Ku e gjen këtë siguri? Te kush ke besim?+ 20  Është një fjalë goje të thuash se ke strategjinë+ dhe fuqinë e nevojshme për luftë. Te kush, pra, paske besim, që ke ngritur krye+ kundër meje? 21  Ja, ti ke besim te përkrahja e këtij kallami të thyer,+ tek Egjipti.+ E pra, po të mbështetej njeri tek ai, do t’i hynte në dorë dhe do ta shponte. Kështu është faraoni,+ mbreti i Egjiptit, për të gjithë ata që kanë besim tek ai. 22  Edhe nëse më thoni: “Kemi besim+ te Jehovai,+ Perëndia ynë”, a nuk ia ka hequr Hezekia+ atij vendet e larta+ dhe altarët, ndonëse Judës dhe Jerusalemit i thotë: “Para këtij altari në Jerusalem duhet të përkuleni.”’+ 23  Tani pra, vër bast+ me zotërinë tim, mbretin e Asirisë, dhe unë do të të jap dy mijë kuaj e le të shohim nëse i gjen dot kalorësit për ta.+ 24  Si vallë, mund të sprapsësh qoftë edhe një guvernator ndër shërbëtorët më të vegjël të zotërisë tim,+ kur ke nevojë të mbështetesh tek Egjipti për karroca+ dhe kalorës?+ 25  Mos vallë kam dalë kundër këtij vendi për ta shkatërruar pa lejen e Jehovait? Vetë Jehovai më tha:+ ‘Sulmoje këtë vend dhe shkatërroje.’”» 26  Atëherë Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, Shebnahu+ dhe Joahu,+ i thanë rabshakehut:+ «Të lutemi, fol me shërbëtorët e tu në gjuhën siriane,+ sepse mund ta kuptojmë, dhe mos fol me ne në gjuhën e judenjve,+ se të dëgjojnë njerëzit që janë përmbi mur.» 27  Por rabshakehu ua ktheu: «Mos vallë zotëria im më ka dërguar t’ia them këto fjalë zotërisë tuaj dhe juve? A nuk më ka dërguar t’ua them burrave që rrinë ulur përmbi mur, të cilët janë të dënuar të hanë jashtëqitjet+ e veta dhe të pinë urinën e vet bashkë me ju?»+ 28  Rabshakehu rrinte në këmbë e bërtiste në gjuhën e judenjve.+ Pastaj tha: «Dëgjoni fjalën e mbretit+ të madh, mbretit të Asirisë! 29  Kështu thotë mbreti: “Mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë, sepse ai nuk ju çliron dot nga dora ime.+ 30  Mos e lini Hezekinë t’jua mbushë mendjen që të keni besim te Jehovai,+ duke ju thënë: ‘Jehovai do të na çlirojë+ patjetër. Ky qytet nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 31  Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: ‘Kapitulloni dhe ejani tek unë. Secili le të hajë nga hardhia e vet e nga fiku i vet+ dhe le të pijë nga uji i sternës së vet,+ 32  derisa të vij dhe t’ju çoj në një vend si vendi juaj,+ plot drithë dhe verë të re, ku ka bukë+ dhe vreshta,+ një vend me ullinj që japin vaj dhe me mjaltë,+ që ju të jetoni e të mos vdisni. Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse ai jua prish mendjen, duke ju thënë: “Vetë Jehovai do të na çlirojë.”+ 33  Mos i kanë çliruar+ perënditë e kombeve vendet e tyre nga duart e mbretit të Asirisë?+ 34  Ku janë perënditë e Hamathit+ dhe të Arpadit?+ Ku janë perënditë e Sefarvaimit,+ të Henës+ dhe të Ivahut?+ Po Samarinë, a e kanë çliruar perënditë nga duart e mia?+ 35  Cila nga gjithë perënditë e vendeve e ka çliruar vendin e vet nga duart e mia,+ që Jehovai të çlirojë Jerusalemin?’”»+ 36  Por populli heshti+ e nuk i ktheu asnjë fjalë,+ sepse mbreti kishte urdhëruar: «Mos iu përgjigjni.»+ 37  Atëherë Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë, sekretari Shebnah+ dhe regjistruesi Joah,+ biri i Asafit, vajtën me rroba të shqyera+ te Hezekia dhe i treguan fjalët e rabshakehut.

Shënime në fund të faqes

Titulli i një kryekomandanti ushtarak.
Titulli i një nëpunësi të lartë të gjykatës.
Titulli i një zyrtari të lartë të perandorisë.