Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

2 Mbretërve 12:1-21

12  Jehoasi+ u bë mbret në vitin e shtatë të mbretërimit të Jehut+ dhe mbretëroi në Jerusalem për dyzet vjet. Nëna e tij e kishte emrin Zibia dhe ishte nga Beer-Sheba.  Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës që e mësoi prifti Jehojada.+  Të vetmet që nuk u zhdukën, ishin vendet e larta.+ Populli flijonte ende në këto vende dhe paraqiste në to tymin e blatimit.  Jehoasi u tha priftërinjve:+ «Tërë paratë që sillen në shtëpinë e Jehovait+ për blatimet e shenjta,+ pra, paratë që i janë vënë si taksë+ secilit, paratë për shpirtrat sipas vlerësimit që i është bërë secilit+ dhe tërë paratë që sjell në shtëpinë e Jehovait kushdo që nxitet nga zemra,+  priftërinjtë t’i marrin nga populli+ dhe të meremetojnë plasat e shtëpisë kudo që të ketë të tilla.»+  Megjithatë, aty nga viti i njëzetetretë i mbretërimit të Jehoasit, priftërinjtë nuk i kishin meremetuar ende plasat e shtëpisë.+  Atëherë mbreti Jehoas thirri priftin Jehojada+ dhe priftërinjtë e tjerë e u tha: «Pse nuk po i meremetoni plasat e shtëpisë? E pra, tani mos merrni më para nga populli dhe dorëzoni edhe ato që keni mbledhur për plasat e shtëpisë.»+  Dhe priftërinjtë pranuan të mos merrnin më para nga populli dhe të mos i meremetonin plasat e shtëpisë.  Pastaj prifti Jehojada mori një arkë,+ i hapi një vrimë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në të djathtë kur hyn në shtëpinë e Jehovait. Aty priftërinjtë që ishin derëtarë+ hodhën tërë paratë+ që sillnin në shtëpinë e Jehovait. 10  Kur shihnin se në arkë kishte shumë para, sekretari+ i mbretit dhe kryeprifti vinin, i lidhnin nëpër qese dhe i numëronin paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait.+ 11  Paratë që kishin numëruar ua jepnin në dorë atyre që ishin caktuar për të mbikëqyrur+ punën në shtëpinë e Jehovait. Këta paguanin me to punuesit e drurit, ndërtuesit që punonin në shtëpinë e Jehovait, 12  muratorët si dhe latuesit e gurit.+ Ata i përdornin ato edhe për të blerë dru e gurë të latuar për meremetimin e plasave të shtëpisë së Jehovait, si dhe për gjithçka që shpenzohej gjatë meremetimit të shtëpisë. 13  Por me paratë që silleshin në shtëpinë e Jehovait nuk u bënë as legenë prej argjendi, as fikës,+ as tase,+ as trumbeta+ dhe asnjë lloj sendi prej ari a prej argjendi për shtëpinë e Jehovait,+ 14  sepse ato u jepeshin atyre që mbikëqyrnin punën dhe me to meremetohej shtëpia e Jehovait.+ 15  Burrave që u jepeshin në dorë këto para, të cilët ua jepnin atyre që bënin punën,+ nuk u kërkohej llogari,+ sepse ata punonin me besueshmëri.+ 16  Paratë e blatimeve për fajin+ dhe ato të blatimeve për mëkatin nuk silleshin në shtëpinë e Jehovait, kështu që u përkitnin priftërinjve.+ 17  Pikërisht atëherë Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, shkoi e luftoi kundër Gathit+ dhe e mori. Pas kësaj Hazaeli vendosi+ të dilte* kundër Jerusalemit.+ 18  Atëherë Jehoasi, mbreti i Judës, mori gjithë blatimet e shenjta+ që kishin shenjtëruar Jehozafati, Jehorami dhe Ahaziahu, paraardhësit e tij, mbretërit e Judës, si dhe blatimet e veta të shenjta bashkë me gjithë arin që gjendej në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe atë të shtëpisë së mbretit e ia dërgoi+ Hazaelit, mbretit të Sirisë. Kështu, ky u tërhoq dhe nuk doli kundër Jerusalemit. 19  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehoasin dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 20  Shërbëtorët+ e tij ngritën krye duke kurdisur një komplot+ dhe e vranë Jehoasin në fortesën+ e Bregores,+ në udhën që zbret për në Sila. 21  Atë e vranë Jozahari, biri i Shimeatës dhe Jehozabadi,+ biri i Shomerit, shërbëtorët e vet. Kështu ai vdiq dhe e varrosën me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Amaziahu.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ktheu fytyrën që të ngjitej»