1 Timoteut 6:1-21

6  Të gjithë ata që janë nën zgjedhë si skllevër, le të vazhdojnë t’i konsiderojnë zotërinjtë e tyre të denjë për nderim të plotë,+ që të mos flitet kurrë keq për emrin e Perëndisë dhe për mësimin.+  Ata që i kanë zotërinjtë besimtarë,+ të mos i përçmojnë+ ngaqë janë vëllezër.+ Përkundrazi, të skllavërohen më me gatishmëri, sepse ata që nxjerrin dobi nga shërbimi i tyre i mirë, janë besimtarë dhe të dashur.Vazhdo të mësosh këto gjëra+ dhe të japësh këto nxitje.  Nëse dikush mëson një doktrinë tjetër+ dhe nuk pajtohet me fjalët e shëndosha,+ domethënë me ato të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe as me mësimin që përputhet me përkushtimin hyjnor,+  ai është i krekosur+ dhe nuk kupton asgjë,+ por është i sëmurë nga mendja+ në lidhje me diskutime e debate për fjalët.+ Nga gjëra të tilla burojnë zilia,+ konflikti, sharjet,+ dyshimet e liga  dhe grindjet e ashpra për çikërrima të atyre njerëzve që janë të korruptuar në mendje+ dhe të zhveshur nga e vërteta,+ të cilët mendojnë se përkushtimi hyjnor është një mjet fitimi.+  Sigurisht, përkushtimi hyjnor+ bashkë me kënaqjen me atë që kemi,+ është një mjet për fitim të madh.+  Sepse asgjë nuk kemi sjellë në botë, e asgjë nuk mund të marrim prej saj.+  Prandaj, nëse kemi ç’të hamë, ç’të veshim e ku të futim kokën, le të kënaqemi me kaq.+  Kurse ata që janë të vendosur të pasurohen, bien në tundim,+ në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme,+ të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim.+ 10  Sepse dashuria+ për para është rrënja+ e çdo lloj gjëje të dëmshme+ dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.+ 11  Kurse ti, o njeri i Perëndisë, ik nga këto gjëra.+ Ndiq më mirë drejtësinë, përkushtimin hyjnor, besimin, dashurinë, qëndrueshmërinë dhe butësinë e karakterit.+ 12  Bëj luftën e shkëlqyer të besimit,+ rrok jetën e përhershme, për të cilën u thirre dhe bëre shpalljen e shkëlqyer publike+ përpara shumë dëshmitarëve. 13  Përpara Perëndisë, që i ruan gjallë të gjitha gjërat, dhe të Krishtit Jezu, që si dëshmitar+ bëri një shpallje të shkëlqyer publike+ përpara Ponc Pilatit,+ të urdhëroj+ 14  ta zbatosh urdhërimin në mënyrë të panjollë dhe të paqortueshme deri në shfaqjen+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht. 15  Këtë shfaqje do ta tregojë në kohën e caktuar+ i lumi dhe i vetmi i Pushtetshëm,+ Mbreti+ i atyre që mbretërojnë dhe Zotëria+ i atyre që sundojnë si zotërinj, 16  i vetmi që ka pavdekësinë,+ që banon në dritë të paafrueshme,+ të cilin nuk e ka parë askush e as që mund ta shohë.+ Atij i qoftë nderimi+ dhe fuqia e përhershme! Amin! 17  Ata që janë të pasur+ në këtë botë,* urdhëroji të mos jenë kryelartë+ e të mos i varin shpresat te pasuria e pasigurt,+ por te Perëndia, që na i jep të gjitha me bollëk për kënaqësinë tonë.+ 18  Të punojnë për të mirën,+ të jenë të pasur në vepra të shkëlqyera,+ të jenë dorëgjerë, gati për të ndarë me të tjerët,+ 19  që të vënë si thesar të sigurt+ një themel të shkëlqyer+ për të ardhmen, që të rrokin jetën e vërtetë.+ 20  O Timote, ruaje atë që të është lënë në dorëzim+ dhe largohu nga fjalët boshe që dhunojnë atë që është e shenjtë, e nga kontradiktat e asaj që në mënyrë të rreme quhet «njohuri».+ 21  Ngaqë u kapardisën me një njohuri të tillë, disa u larguan nga besimi.+Dashamirësia e pamerituar qoftë me ju!

Shënime në fund të faqes

Ose «sistem; rend». Greqisht: aióni.