1 Timoteut 5:1-25

5  Mos e kritiko ashpër një më të moshuar.+ Përkundrazi, përgjëroje si një atë, kurse më të rinjtë si vëllezër,  më të moshuarat+ si nëna, më të rejat si motra,+ me plot dëlirësi.  Nderoji vejushat që janë vërtet të tilla.+  Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipa e mbesa, këta le të mësojnë më parë të praktikojnë përkushtimin hyjnor me ata të shtëpisë së vet+ dhe të vazhdojnë t’u japin prindërve e gjyshërve shpërblimin e duhur,+ sepse kjo është e pranueshme në sytë e Perëndisë.+  Gruaja që është vërtet vejushë dhe ka mbetur në skamje,+ i mban shpresat te Perëndia+ dhe ngulmon në përgjërime e në lutje natë e ditë.+  Kurse ajo që jepet pas plotësimit të dëshirave epshore,+ ndonëse është e gjallë, në të vërtetë është e vdekur.+  Prandaj, vazhdo të japësh këto urdhra,+ që të jenë të paqortueshëm.+  Nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme për të vetët,+ e sidomos për pjesëtarët e shtëpisë së vet,+ ai e ka mohuar+ besimin+ dhe është më i keq se një njeri pa besim.  Në listë le të futet një vejushë që nuk është më pak se gjashtëdhjetë vjeçe, grua e një burri të vetëm,+ 10  për të cilën jepet dëshmi se bën vepra të shkëlqyera,+ nëse ka rritur fëmijë,+ nëse ka mikpritur të huajt,+ nëse u ka larë këmbët të shenjtëve,+ nëse u ka ardhur në ndihmë atyre në shtrëngim,+ nëse ka ndjekur me zell çdo vepër të mirë.+ 11  Por mos i prano vejushat më të reja, sepse kur nxitjet e tyre seksuale vihen mes tyre dhe Krishtit,+ ato duan të martohen, 12  duke mbajtur mbi vete një gjykim, sepse kanë shpërfillur shprehjen e tyre të parë të besimit.+ 13  Në të njëjtën kohë ato mësohen edhe të rrinë pa bërë gjë dhe bredhin shtëpi më shtëpi. Po, jo vetëm të rrinë pa bërë gjë, por edhe të merren me thashetheme, t’i futin hundët në punët e të tjerëve+ dhe të flasin për gjëra që nuk duhet. 14  Prandaj dëshiroj që vejushat e reja të martohen,+ të lindin fëmijë,+ të jenë amvisa e të mos i japin kundërshtarit asnjë shkas për të na sharë.+ 15  Në të vërtetë, disa janë larguar tashmë që të ndjekin Satanain. 16  Nëse ndonjë grua besimtare ka të afërme që janë vejusha, le t’u vijë atyre në ndihmë,+ që të mos i bëhen barrë kongregacionit. Kështu, ky mund t’u vijë në ndihmë atyre që janë vërtet vejusha.+ 17  Pleqtë që drejtojnë+ në mënyrë të shkëlqyer, të çmohen të denjë për nderim të dyfishtë,+ sidomos ata që punojnë pa u lodhur në fjalë dhe në mësimdhënie.+ 18  Sepse shkrimi thotë: «Mos i vër gojëz demit kur shin grurin.»+ Gjithashtu: «Punëtori e meriton pagën.»+ 19  Mos prano asnjë akuzë kundër një plaku, përveçse me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve.+ 20  Ata që praktikojnë mëkatin,+ qortoji+ para syve të të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.+ 21  Të urdhëroj solemnisht përpara Perëndisë, Krishtit Jezu+ dhe engjëjve të zgjedhur t’i ruash këto gjëra pa paragjykim dhe të mos bësh asgjë me anësi.+ 22  Kurrë mos i vër duart+ me ngut mbi askënd+ dhe mos ji pjesëmarrës në mëkatet e të tjerëve,+ por ruaje veten të dëlirë.+ 23  Mos pi më ujë, por përdor pak verë+ për stomakun dhe për sëmundjet e tua të shpeshta. 24  Mëkatet e disa njerëzve duken sheshit+ dhe çojnë drejt e në gjykim, kurse mëkatet e disa të tjerëve dalin sheshit më vonë.+ 25  Po ashtu, edhe veprat e shkëlqyera duken sheshit,+ kurse ato që nuk janë të tilla, nuk mbahen dot fshehur.+

Shënime në fund të faqes