1 Timoteut 4:1-16

4  Megjithatë, shprehja e frymëzuar e thotë shkoqur se në të ardhmen do të ketë periudha+ kur disa do të bien+ nga besimi dhe do t’u kushtojnë vëmendje shprehjeve të frymëzuara mashtruese+ e mësimeve të demonëve.+  Do të bien për shkak të hipokrizisë së njerëzve që thonë gënjeshtra,+ të damkosur në ndërgjegjen e tyre+ si me hekur të nxehtë,  që ndalojnë martesën+ dhe që i urdhërojnë njerëzit të rrinë larg ushqimeve,+ të cilat Perëndia i krijoi+ që, ata që kanë besim dhe e njohin saktësisht të vërtetën, t’i hanë+ duke falënderuar atë.  Sepse çdo krijim i Perëndisë është i shkëlqyer+ dhe asgjë s’është për t’u flakur,+ nëse hahet duke falënderuar atë,+  pasi shenjtërohet nëpërmjet fjalës së Perëndisë dhe nëpërmjet lutjes për të.  Duke u dhënë vëllezërve këto këshilla, do të jesh një shërbëtor i shkëlqyer i Krishtit Jezu, i mbrujtur me fjalët e besimit dhe të mësimit të shkëlqyer+ që ke ndjekur me kujdes.+  Por hidhi poshtë përrallat,+ të cilat dhunojnë atë që është e shenjtë e që tregohen nga plakat. Nga ana tjetër, stërvitu, duke pasur si synim përkushtimin hyjnor.+  Sepse stërvitja e trupit është e dobishme për pak gjë, kurse përkushtimi hyjnor+ është i dobishëm për çdo gjë,+ sepse mban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.+  Kjo shpallje është e besueshme dhe plotësisht e denjë që të pranohet.+ 10  Sepse për këtë po mundohemi e po përpiqemi,+ sepse e kemi varur shpresën tonë+ te një Perëndi i gjallë, që është Shpëtimtar+ i njerëzve të çdo lloji,+ sidomos i atyre që janë të besueshëm.+ 11  Vazhdo të japësh këto urdhra+ dhe t’ua mësosh të tjerëve.+ 12  Askush të mos e përçmojë rininë tënde.+ Përkundrazi, bëhu shembull+ për të besueshmit+ në të folur, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.+ 13  Derisa të vij unë, vazhdo t’i kushtohesh leximit+ publik,+ nxitjes dhe mësimdhënies. 14  Mos e lër pas dore dhuratën+ që ke, e cila t’u dha nëpërmjet një profecie+ dhe kur trupi i pleqve vuri duart+ mbi ty. 15  Bluaji në mendje këto gjëra,+ zhytu në to, që përparimi+ yt të duket qartë për të gjithë. 16  Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes+ dhe mësimdhënies sate.+ Ngulmo në këto gjëra, sepse duke e bërë këtë, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.+

Shënime në fund të faqes