Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Selanikasve 4:1-18

4  Së fundi, vëllezër, ju kërkojmë dhe ju nxitim me anë të Zotërisë Jezu, që, ashtu siç morët udhëzime nga ne se si të ecni+ dhe t’i pëlqeni Perëndisë—siç po ecni në fakt—të vazhdoni ta bëni këtë edhe më shumë.+  Sepse ju i dini urdhërimet,+ që ju dhamë nëpërmjet Zotërisë Jezu.  Pasi vullneti i Perëndisë është ky: të shenjtëroheni,+ të rrini larg nga kurvëria;+  që secili nga ju të dijë ta zotërojë enën e vet+ në shenjtëri+ dhe në nder,  jo në uri seksuale epshore,+ si ajo e kombeve+ që nuk e njohin Perëndinë,+  që askush të mos arrijë deri në atë pikë sa të dëmtojë dhe të cenojë të drejtat e vëllait të tij në këtë çështje.+ Sepse Jehovai shpaguan për të gjitha këto,+ ashtu si ju thamë më parë dhe siç ju dhamë dëshmi të plotë.+  Pasi Perëndia nuk na thirri duke lejuar ndyrësinë, por na thirri në shenjtëri.+  Kështu, pra, kush tregon shpërfillje,+ nuk po shpërfill njeriun, por Perëndinë,+ i cili fut frymën e tij të shenjtë+ te ju.  Megjithatë, lidhur me dashurinë vëllazërore,+ nuk keni nevojë t’ju shkruajmë, sepse ju jeni mësuar nga Perëndia+ që të doni njëri-tjetrin,+ 10  dhe këtë po e bëni ndaj të gjithë vëllezërve në tërë Maqedoninë. Por ju nxitim, vëllezër, të vazhdoni ta bëni në masë më të plotë 11  dhe të keni si synim të jetoni në qetësi,+ të shikoni punët tuaja+ dhe të punoni me duart tuaja,+ siç ju kemi urdhëruar, 12  që të ecni si ka hije+ ndaj atyre që janë jashtë+ dhe të mos keni nevojë për asgjë.+ 13  Veç kësaj, vëllezër, ne nuk duam që të jeni në padije lidhur me ata që po flenë+ në gjumin e vdekjes, që të mos pikëlloheni si të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë.+ 14  Sepse, nëse besojmë që Jezui vdiq dhe u ngrit përsëri+ nga të vdekurit, po kështu edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Jezuin, Perëndia do t’i sjellë në jetë bashkë me të.+ 15  Sepse me fjalën e Jehovait+ po ju themi këtë: ne të gjallët që mbijetojmë deri në praninë e Zotërisë,+ nuk do t’u paraprijmë kurrsesi atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes, 16  se Zotëria do të zbresë nga qielli+ me një kushtrim, me zë kryeengjëlli+ dhe me trumbetën+ e Perëndisë, e ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët.+ 17  Më pas, ne të gjallët që mbijetojmë, do të rrëmbehemi+ së bashku me ta+ në re,+ për të takuar+ Zotërinë në ajër, e kështu do të jemi përherë me Zotërinë.+ 18  Vazhdoni ta ngushëlloni njëri-tjetrin me këto fjalë.

Shënime në fund të faqes