1 Selanikasve 1:1-10

1  Pavli, Silvani+ dhe Timoteu,+ kongregacionit të selanikasve, që është në unitet+ me Perëndinë, Atin, dhe me Zotërinë Jezu Krisht:Dashamirësia e pamerituar dhe paqja qofshin me ju!+  E falënderojmë gjithmonë Perëndinë, kur ju përmendim të gjithë ju në lutjet tona,+  sepse mbajmë në mend vazhdimisht veprën tuaj të besimit,+ mundin tuaj falë dashurisë dhe qëndrueshmërinë tuaj falë shpresës+ që keni në Zotërinë tonë Jezu Krisht, para Perëndisë dhe Atit tonë.  Pasi ne e dimë, o vëllezër të dashur për Perëndinë, se ai ju zgjodhi,+  sepse lajmi i mirë që predikojmë, nuk erdhi ndër ju vetëm me fjalë, por pati fuqi+ te ju, erdhi me frymë të shenjtë dhe solli bindje të fortë.+ Ju e dini ç’lloj njerëzish u bëmë mes jush për dobinë tuaj.+  Ju u bëtë imituesit+ tanë dhe të Zotërisë,+ meqë e pranuat fjalën mes shumë shtrëngimesh+ me gëzimin që vjen nga fryma e shenjtë,+  aq sa u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni* dhe në Akai.  Sepse prej jush, jo vetëm që fjala e Jehovait+ ushtoi në Maqedoni dhe Akai, por edhe besimi juaj+ te Perëndia u përhap në çdo vend,+ kështu që ne s’kemi nevojë të themi asgjë.  Sepse vetë ata tregojnë se si ne erdhëm në fillim mes jush dhe se si ju u kthyet nga idhujt+ tuaj te Perëndia, për të shërbyer si skllevër të një Perëndie të gjallë+ e të vërtetë+ 10  dhe për të pritur+ Birin e tij që vjen nga qiejt,+ të cilin ai e ngriti nga të vdekurit,+ domethënë, Jezuin, i cili do të na shpëtojë nga zemërimi që po vjen.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ve 16:9.