1 Samuelit 8:1-22

8  Kur u plak, Samueli i emëroi+ bijtë e vet si gjykatës të Izraelit.  I parëlinduri e kishte emrin Joel,+ kurse i dyti Abijah.+ Ata gjykonin në Beer-Shebë.  Këta nuk ecën në udhët e tij,+ por prireshin pas përfitimit të padrejtë.+ Ata merrnin ryshfete+ dhe shtrembëronin drejtësinë.+  Pas ca kohësh, tërë pleqtë e Izraelit+ u mblodhën dhe vajtën në Ramah te Samueli  e i thanë: «Ti je plakur, por bijtë e tu nuk ecin në udhët e tua. Caktona, pra, një mbret,+ si kanë tërë kombet, që të na gjykojë.»  Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: «Na jep një mbret, që të na gjykojë.» Atëherë Samueli filloi t’i lutej Jehovait.+  Jehovai i tha:+ «Dëgjoje zërin e popullit për gjithë sa të thonë,+ sepse nuk të kanë hedhur poshtë ty, por më kanë hedhur poshtë mua, që të mos jem mbret+ i tyre.  Ata po veprojnë me ty ashtu si kanë bërë gjithmonë, që nga dita që i nxora nga Egjipti+ e deri më sot. Më kanë lënë mua+ dhe u kanë shërbyer perëndive të tjera.+  Dëgjoje zërin e tyre. Vetëm se duhet t’u japësh një paralajmërim serioz dhe t’u tregosh se çfarë do të kërkojë mbreti nga ata.»+ 10  Samueli ia tha popullit, që kërkonte nga ai një mbret, të gjitha fjalët e Jehovait. 11  Pastaj shtoi: «Mbreti juaj do t’ju kërkojë+ këto gjëra: ai do t’ju marrë+ bijtë e do t’i vërë në karrocat+ e veta e mes kalorësve+ të vet, dhe disa do të vrapojnë përpara karrocave të tij.+ 12  Do të caktojë për vete krerë të mijësheve+ e krerë të pesëdhjetësheve,+ dhe disa për të lëruar,+ për të mbledhur të korrat+ e tij, për të bërë mjete lufte+ dhe vegla për karrocat e tij.+ 13  Bijat do t’jua marrë që t’i përgatitin pomada, dhe të jenë si gjellëbërëse e si bukëpjekëse.+ 14  Do të marrë arat, vreshtat+ e ullishtet+ tuaja më të mira, dhe do t’ua japë shërbëtorëve të vet. 15  Do të marrë të dhjetën+ nga drithi i arave tuaja dhe nga vreshtat tuaja e do t’ua japë zyrtarëve të oborrit+ dhe shërbëtorëve të vet. 16  Do të marrë shërbyesit, shërbyeset, tufat tuaja më të mira e gomarët tuaj dhe do t’i përdorë për punën e vet.+ 17  Do të marrë të dhjetën nga kopetë+ tuaja dhe ju do të bëheni shërbëtorët e tij. 18  Atë ditë do të thërritni për shkak të mbretit+ që e keni zgjedhur vetë, por atë ditë Jehovai nuk do t’ju përgjigjet.»+ 19  Megjithatë populli nuk pranoi ta dëgjonte zërin e Samuelit+ dhe tha: «Jo, sido që të jetë, duam të kemi një mbret. 20  Të jemi edhe ne si janë tërë kombet,+ dhe të na gjykojë mbreti ynë, të dalë përpara nesh dhe të luftojë për ne.» 21  Samueli i dëgjoi të gjitha fjalët e popullit, pastaj ia tha ato Jehovait.+ 22  Jehovai i tha Samuelit: «Dëgjoje zërin e tyre dhe vër një mbret që të mbretërojë mbi ta.»+ Atëherë Samueli u tha burrave të Izraelit: «Secili të shkojë në qytetin e vet.»

Shënime në fund të faqes