Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 7:1-17

7  Atëherë burrat e Kiriat-Jearimit+ erdhën, e morën arkën e Jehovait dhe e çuan në shtëpinë e Abinadabit+ në kodër. Birin e tij, Eleazarin, e shenjtëruan për të ruajtur arkën e Jehovait.  Që nga dita kur Arka qëndroi në Kiriat-Jearim kaloi shumë kohë, gjithsej njëzet vjet, dhe tërë shtëpia e Izraelit i qahej Jehovait.+  Samueli i tha gjithë shtëpisë së Izraelit: «Nëse doni të ktheheni me gjithë zemër te Jehovai,+ atëherë flakini perënditë e huaja që janë mes jush+ dhe shëmbëlltyrat e Ashtorethit.+ Drejtojeni zemrën te Jehovai pa u shmangur dhe shërbejini vetëm atij,+ e ai do t’ju çlirojë nga dora e filistinëve.»+  Atëherë bijtë e Izraelit i flakën Baalët+ dhe shëmbëlltyrat e Ashtorethit,+ e filluan t’i shërbenin vetëm Jehovait.  Pastaj Samueli tha: «Mblidheni gjithë Izraelin+ në Mizpah,+ që t’i lutem+ Jehovait për ju.»  Kështu, ata u mblodhën atë ditë në Mizpah, nxorën ujë, e derdhën në prani të Jehovait dhe agjëruan+ e thanë: «Kemi mëkatuar kundër Jehovait.»+ Samueli nisi t’i gjykonte+ në Mizpah bijtë e Izraelit.  Filistinët dëgjuan se bijtë e Izraelit ishin mbledhur në Mizpah, kështu që sundimtarët e aleancës+ filistine u nisën për të dalë kundër Izraelit. Kur bijtë e Izraelit e morën vesh, filluan të kishin frikë nga filistinët.+  Ata i thanë Samuelit: «Për hirin tonë, mos hesht. Thirri Jehovait, Perëndisë tonë, për ndihmë,+ që të na shpëtojë nga dora e filistinëve.»  Atëherë Samueli mori një qengj pirës dhe ia paraqiti Jehovait si blatim të djegur, si blatim të plotë.+ Pastaj Samueli filloi t’i thërriste për ndihmë Jehovait për Izraelin,+ dhe Jehovai iu përgjigj.+ 10  Ndërkohë që Samueli paraqiste blatimin e djegur, filistinët u afruan për të luftuar kundër Izraelit. Atë ditë Jehovai shkaktoi bubullima+ të forta kundër filistinëve, që t’i hutonte+ dhe ata u mundën përpara Izraelit.+ 11  Menjëherë burrat e Izraelit u hodhën në sulm nga Mizpahu, u vunë në ndjekje të filistinëve dhe i goditën deri në jug të Beth-Harit. 12  Pastaj Samueli mori një gur,+ e vuri mes Mizpahut e Jeshanahut dhe ia vuri emrin Ebenezer, e tha: «Deri tani Jehovai na ka ndihmuar.»+ 13  Kështu i mposhtën filistinët dhe ata nuk erdhën më në territorin e Izraelit.+ Dora e Jehovait ishte kundër filistinëve gjatë gjithë ditëve të Samuelit.+ 14  Izraelit iu kthyen qytetet që i kishin marrë filistinët, nga Ekroni deri në Gath, dhe Izraeli i çliroi territoret e këtyre qyteteve nga dora e filistinëve.Pastaj mes Izraelit dhe amoritëve pati paqe.+ 15  Samueli gjykoi në Izrael gjatë gjithë jetës.+ 16  Vit për vit ai udhëtonte dhe i binte qark Bethelit,+ Gilgalit+ e Mizpahut+ dhe e gjykonte Izraelin+ në të gjitha këto vende. 17  Por kur kthehej, shkonte në Ramah,+ sepse atje e kishte shtëpinë dhe atje e gjykonte Izraelin. Pikërisht atje i ndërtoi një altar Jehovait.+

Shënime në fund të faqes