1 Samuelit 6:1-21

6  Arka+ e Jehovait qëndroi në fushën e filistinëve shtatë muaj.  Pastaj filistinët thërritën priftërinjtë e fallxhorët+ dhe i pyetën: «Ç’të bëjmë me arkën e Jehovait? Na thoni se me çfarë duhet ta dërgojmë në vendin e vet.»  Ata iu përgjigjën: «Nëse e dërgoni arkën e Perëndisë së Izraelit, mos e çoni pa blatim, sepse atij duhet t’i jepni medoemos një blatim për fajin.+ Atëherë do të shëroheni dhe do ta merrni vesh se përse nuk largohej nga ju dora e tij.»  Por ata i pyetën prapë: «Ç’blatim për fajin duhet t’i japim?» Ata u përgjigjën: «Pesë hemorroide prej ari dhe pesë minj kërcimtarë prej ari, aq sa numri i sundimtarëve të aleancës+ filistine, sepse ju dhe sundimtarët tuaj ju goditi e njëjta plagë.  Bëni pra, shëmbëlltyra të hemorroideve dhe shëmbëlltyra të minjve kërcimtarë+ që po shkatërrojnë vendin, e jepini lavdi+ Perëndisë së Izraelit. Ndoshta do ta lehtësojë dhe do ta heqë dorën e tij nga ju, nga perëndia juaj e nga vendi juaj.+  Pse ta bëni zemrën të pandjeshme, siç bënë Egjipti dhe faraoni?+ Kur Ai u soll rreptë me ta,+ a nuk i dëbuan izraelitët dhe a nuk ikën këta?+  Bëni një qerre të re+ dhe merrni dy lopë pëlleja, të cilave nuk u është vënë zgjedhë.+ Lopët mbrehini në qerre, kurse të vegjlit e tyre kthejini në shtëpi, që të mos i ndjekin.  Pastaj merreni arkën e Jehovait dhe vëreni në qerre, ndërsa sendet prej ari,+ që duhet t’ia jepni atij si një blatim për fajin,+ vërini në një kuti anash saj. Pas kësaj dërgojeni  dhe shikoni: nëse arka ngjitet rrugës për në territorin e vet, për në Beth-Shemesh,+ këtë të keqe të madhe na e ka bërë ai, por nëse jo, do ta marrim vesh se nuk na ka prekur dora e tij. Ajo që na ndodhi, ishte një rastësi.»+ 10  E burrat vepruan kështu. Ata morën dy lopë pëlleja dhe i mbrehën në qerre, kurse të vegjlit e tyre i mbyllën në shtëpi. 11  Pastaj vunë në qerre arkën e Jehovait,+ si edhe kutinë, minjtë kërcimtarë prej ari dhe shëmbëlltyrat e hemorroideve. 12  Lopët filluan të shkonin drejt në rrugën për në Beth-Shemesh.+ Ato ecnin nëpër të njëjtën rrugë kryesore, duke pëllitur, dhe nuk ktheheshin as djathtas, as majtas. Sundimtarët e aleancës+ filistine shkuan pas tyre deri në kufi të Beth-Shemeshit. 13  Banorët e Beth-Shemeshit po korrnin grurin+ në ultësirë. Kur ngritën sytë dhe panë Arkën, s’e mbajtën dot gëzimin. 14  Pastaj qerrja hyri në arën e Josiut, beth-shemitit, dhe ndaloi atje ku gjendej një gur i madh. Ata çanë drutë e qerres, dhe lopët+ ia paraqitën Jehovait si blatim të djegur.+ 15  Levitët+ e zbritën arkën e Jehovait dhe kutinë që ishte bashkë me të, në të cilën gjendeshin sendet prej ari, dhe e vunë mbi gurin e madh. Atë ditë burrat e Beth-Shemeshit+ paraqitën blatime të djegura dhe i bënë flijime Jehovait. 16  Pesë sundimtarët e aleancës+ filistine e panë këtë, dhe po atë ditë u kthyen në Ekron. 17  Këto janë hemorroidet prej ari që filistinët ia dhanë Jehovait si blatim për fajin:+ një për Ashdodin,+ një për Gazën,+ një për Ashkelonin,+ një për Gathin+ dhe një për Ekronin.+ 18  Minjtë kërcimtarë prej ari ishin sipas numrit të të gjitha qyteteve të filistinëve që u përkitnin pesë sundimtarëve të aleancës, që nga qyteti i fortifikuar deri te fshati që gjendej në fushë.Guri i madh mbi të cilin e vunë arkën e Jehovait është dëshmitar deri sot e kësaj dite në arën e Josiut, beth-shemitit. 19  Ai i goditi njerëzit e Beth-Shemeshit,+ sepse kishin parë arkën e Jehovait. Nga populli goditi shtatëdhjetë burra [[pesëdhjetë mijë burra]],* prandaj populli mbajti zi, sepse Jehovai e kishte goditur dhe kishte bërë kërdinë.+ 20  Atëherë burrat e Beth-Shemeshit thanë: «Kush mund të qëndrojë përpara Jehovait, këtij Perëndie të shenjtë?+ Te kush do të shkojë ai kur të largohet nga ne?»+ 21  Ata dërguan lajmëtarë te banorët e Kiriat-Jearimit+ e u thanë: «Filistinët e kthyen arkën e Jehovait. Zbritni ta merrni.»+

Shënime në fund të faqes

Disa mendojnë se shprehja «pesëdhjetë mijë burra» është shtuar më vonë në tekst.