Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 31:1-13

31  Tani, filistinët bënë luftë kundër Izraelit.+ Burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe ranë të vrarë+ në malin e Gilboas.+  Filistinët i ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe bijtë e tij e në fund vranë Jonatanin,+ Abinadabin+ dhe Malki-Shuan,+ bijtë e Saulit.  Lufta kundër Saulit u ashpërsua. Në fund, harkëtarët e gjetën dhe ata e plagosën rëndë.+  Atëherë Sauli i tha shqytarit të tij: «Zhvishe shpatën+ dhe shpomë tejpërtej, që të mos vijnë këta të parrethprerë,+ të më shpojnë tejpërtej e të më keqtrajtojnë.» Por shqytari i tij nuk donte,+ sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+  Kur pa që Sauli kishte vdekur,+ edhe shqytari u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq bashkë me të.+  Kështu Sauli, tre bijtë e tij dhe shqytari, po, të gjithë njerëzit e tij, vdiqën së bashku po atë ditë.+  Kur burrat e Izraelit që ishin në rajonin e ultësirës dhe ata që ishin në rajonin e Jordanit panë se burrat e Izraelit ia kishin mbathur dhe se Sauli e bijtë e tij kishin vdekur, filluan t’i linin qytetet dhe t’ia mbathnin.+ Pas kësaj filistinët hynë dhe u vendosën aty.+  Të nesërmen, kur filistinët vajtën të zhvishnin të vrarët,+ gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij që kishin rënë në malin e Gilboas.+  Atëherë i prenë kokën+ e i hoqën armaturën dhe dërguan fjalë në vendin e filistinëve rreth e qark, që të njoftoheshin+ tempujt* e idhujve të tyre+ dhe populli. 10  Pastaj e vunë armaturën e tij+ në tempullin e shëmbëlltyrave të Ashtorethit,+ kurse kufomën e mbërthyen në murin e Beth-Shanit.+ 11  Kur banorët e Jabesh-Galaadit+ dëgjuan se ç’i kishin bërë filistinët Saulit, 12  të gjithë burrat trima u çuan menjëherë dhe ecën gjithë natën. Ata morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij nga muri i Beth-Shanit, erdhën në Jabesh e i dogjën atje.+ 13  Pastaj morën eshtrat e tyre,+ i varrosën+ nën pemën e brukës+ në Jabesh dhe agjëruan shtatë ditë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shtëpitë». Njësoj edhe në vargun 10: «shtëpinë e shëmbëlltyrave».