1 Samuelit 3:1-21

3  Gjatë gjithë kësaj kohe, djaloshi Samuel i shërbente+ Jehovait në prani të Eliut. Në ato ditë fjala e Jehovait+ ishte rralluar+ dhe vegimet+ ishin diçka e pazakontë.  Një ditë Eliu po rrinte shtrirë në vendin e vet. Sytë kishin nisur ta linin+ e nuk ishte në gjendje të shihte.  Llamba e Perëndisë nuk ishte shuar ende, dhe Samueli po rrinte shtrirë në tempullin+ e Jehovait, ku gjendej arka e Perëndisë.  Jehovai i thirri Samuelit dhe ky u përgjigj: «Ja ku jam.»+  Pastaj vrapoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por ai i tha: «Unë nuk të thirra. Shtrihu përsëri.» Kështu ai shkoi e u shtri.  Jehovai thirri përsëri: «Samuel!»+ Atëherë Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por ai ia ktheu: «Unë nuk të thirra, biri im.+ Shtrihu përsëri.»  (Samueli nuk e kishte njohur ende Jehovain dhe fjala e Jehovait nuk kishte filluar ende t’i zbulohej.)+  E pra, Jehovai thirri sërish, për herë të tretë: «Samuel!» Atëherë ai u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti duhet të më kesh thirrur.»Atëherë Eliu filloi ta kuptonte se ai që po e thërriste djaloshin, ishte Jehovai,  prandaj i tha Samuelit: «Shko e shtrihu, dhe nëse të thërret, thuaj: ‘Fol, o Jehova, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.’» Kështu, Samueli shkoi dhe u shtri në vendin e vet. 10  Atëherë Jehovai erdhi, ndenji aty dhe thirri si herët e tjera: «Samuel, Samuel!» Samueli u përgjigj: «Fol, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.»+ 11  Jehovai i tha: «Ja, unë po bëj+ në Izrael diçka që, nëse dikush e dëgjon, do të tronditet.*+ 12  Atë ditë do të bëj kundër Eliut gjithçka që kam thënë për shtëpinë e tij, që nga fillimi deri në fund.+ 13  Ti thuaji që unë do ta gjykoj njëherë e përgjithmonë shtëpinë e tij+ për fajin që ai e ka ditur,+ sepse bijtë e tij mallkojnë Perëndinë+ dhe ai nuk i qorton.+ 14  Ja pse i jam betuar shtëpisë së Eliut se faji i shtëpisë së tij nuk do t’i shpëtojë kurrë ndëshkimit, as me anë të flijimit, as me anë të blatimit.»+ 15  Samueli ndenji shtrirë deri në mëngjes dhe pastaj hapi dyert e shtëpisë së Jehovait.+ Ai kishte frikë t’ia tregonte Eliut atë që i ishte shfaqur.+ 16  Por Eliu e thirri Samuelin dhe i tha: «Samuel, biri im!» Ky iu përgjigj: «Ja ku jam.» 17  Pastaj vazhdoi: «Çfarë të tha? Mos ma fshih, të lutem.+ Kështu ta bëftë Perëndia, madje edhe më keq,+ nëse më fsheh ndonjë fjalë nga të gjitha ato që të ka thënë!» 18  Dhe Samueli ia tregoi të gjitha fjalët e nuk i fshehu asgjë. Atëherë ai i tha: «Është Jehovai. Le të bëjë si t’i duket atij më mirë.»+ 19  Ndërkaq Samueli rritej. Jehovai tregoi se ishte me të+ dhe asnjë nga fjalët e tij nuk mbeti pa u përmbushur.*+ 20  Tërë Izraeli, nga Dani në Beer-Shebë,+ e mori vesh se Samueli ishte i autorizuar zyrtarisht që të mbante pozitën si profet i Jehovait.+ 21  Jehovai u shfaq sërish+ në Shiloh. Jehovai iu zbulua Samuelit në Shiloh me anë të fjalës së Jehovait.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «do t’i dridhen veshët».
Fjalë për fjalë «nuk la të binte në tokë».