1 Samuelit 28:1-25

28  Ato ditë filistinët filluan t’i mblidhnin forcat ushtarake për të luftuar kundër Izraelit.+ Akishi i tha Davidit: «Pa dyshim ti e di që bashkë me njerëzit e tu duhet të dalësh me ushtrinë time.»+  Davidi iu përgjigj Akishit: «Edhe ti e di se ç’do të bëjë shërbëtori yt.» Akishi ia ktheu: «Prandaj do të të caktoj rojë të kokës sime përgjithmonë.»+  Tani, Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte vajtuar dhe e kishte varrosur në Ramah, në qytetin e vet.+ Sauli i kishte hequr nga vendi mediumet* dhe ata që kishin si zanat parathënien e ngjarjeve.+  Filistinët u mblodhën së bashku dhe vajtën ta ngrinin kampin në Shunem.+ Kështu, Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe e ngriti kampin në Gilboa.+  Kur pa kampin e filistinëve, Sauli u frikësua dhe filloi t’i dridhej zemra shumë.+  Ndonëse Sauli e pyeti Jehovain,+ Jehovai nuk iu përgjigj kurrë,+ as me anë të ëndrrave,+ as me anë të Urimit+ dhe as me anë të profetëve.+  Në fund Sauli u tha shërbëtorëve të tij: «Më gjeni një grua që të jetë mediume e zonja+ dhe unë do të shkoj e do të këshillohem me të.» Atëherë shërbëtorët e tij i thanë: «Në En-Dor+ gjendet një grua që është mediume e zonja.»  Kështu Sauli u maskua,+ veshi rroba të tjera dhe u nis bashkë me dy burra. Natën mbërritën tek ajo grua+ dhe Sauli i tha: «Të lutem, më hidh fall+ si mediume që je dhe më ngri atë person që do të të them.»  Por ajo grua i tha: «Shiko, ti e di mirë se ç’bëri Sauli, se si i shfarosi nga vendi mediumet dhe ata që kishin si zanat parathënien e ngjarjeve.+ Pse, pra, i ngre grackë shpirtit tim që të më vrasësh?»+ 10  Menjëherë Sauli iu betua për Jehovain: «Ashtu siç është e vërtetë që Jehovai+ rron, faji për këtë gjë nuk do të bjerë mbi ty!» 11  Atëherë gruaja tha: «Kë të të ngre?» Ai iu përgjigj: «Më ngri Samuelin.»+ 12  Kur gruaja pa «Samuelin»+ nisi të thërriste me sa i hante zëri dhe i tha Saulit: «Pse ma punove, kur ti vetë je Sauli?» 13  Mirëpo mbreti i tha: «Mos ki frikë! Çfarë pe?» Gruaja i tha Saulit: «Pashë të ngjitej nga toka një perëndi.»+ 14  Menjëherë ai i tha: «Ç’formë ka?» E ajo ia ktheu: «Po ngjitet një burrë i moshuar që është i mbuluar me një petk pa mëngë.»+ Nga kjo Sauli e kuptoi që ky ishte «Samueli»+ dhe u përkul thellë e ra përmbys me fytyrë përtokë. 15  «Samueli» e pyeti Saulin: «Pse më shqetësove e më ngrite?»+ Sauli u përgjigj: «E kam punën pisk,+ sepse filistinët po luftojnë kundër meje dhe Perëndia më është larguar+ e nuk më është përgjigjur më as me anë të profetëve, as me anë të ëndrrave,+ kështu që të thirra ty, që të më bësh të ditur ç’të bëj.»+ 16  Atëherë «Samueli» tha: «Pse, pra, më pyet mua, kur vetë Jehovai është larguar prej teje+ dhe është bërë kundërshtari yt?+ 17  Jehovai për vete do të bëjë ashtu si tha nëpërmjet meje. Jehovai do ta shkëputë mbretërinë nga dora jote+ dhe ka për t’ia dhënë atë një tjetri, Davidit.+ 18  Meqë nuk iu binde zërit të Jehovait+ dhe nuk e çove deri në fund zemërimin e tij të zjarrtë kundër Amalekut,+ Jehovai do të ta bëjë me siguri këtë gjë sot. 19  Veç kësaj, bashkë me ty Jehovai do t’u japë në dorë filistinëve+ edhe Izraelin. Nesër ti+ dhe bijtë e tu+ do të jeni me mua. Jehovai do t’u japë në dorë filistinëve edhe kampin e Izraelit.»+ 20  Sakaq Sauli ra përtokë sa gjatë gjerë dhe u frikësua shumë nga fjalët e «Samuelit». Ai nuk kishte më fuqi, sepse nuk kishte ngrënë gjë tërë ditën dhe tërë natën. 21  Gruaja vajti te Sauli dhe e pa që ishte shumë i tronditur, prandaj i tha: «Ja, unë shërbyesja jote iu binda zërit tënd, e vura shpirtin tim në rrezik+ dhe iu binda fjalëve që më the. 22  Tani, të lutem, bindju edhe ti zërit të shërbyeses sate. Lërmë të të vë përpara një kafshatë bukë dhe ha që të të kthehet fuqia, sepse je për udhë.» 23  Por ai nuk pranoi dhe tha: «Nuk do të ha.» Megjithatë shërbëtorët e tij bashkë me gruan vazhduan t’i luteshin. Më në fund ai iu bind zërit të tyre, u çua nga toka dhe u ul në shtrat. 24  Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë,+ kështu që e theri*+ me të shpejtë, mori miell, ngjeshi brumin dhe poqi me të kuleç të ndormë. 25  Pastaj ia shërbeu ato Saulit dhe shërbëtorëve të tij e ata hëngrën. Pas kësaj u çuan dhe ikën po atë natë.+

Shënime në fund të faqes

Persona që ndërmjetësojnë komunikimin me demonët e fallit. LXX: «ventrilok»; Lat.: magos, (astrologë). Shih Ve 16:16.
Fjalë për fjalë «flijoi».