Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 27:1-12

27  Megjithatë Davidi tha me vete:* «Ndonjë ditë unë do të shfarosem nga dora e Saulit. Për mua s’ka gjë më të mirë sesa të iki+ në vendin e filistinëve.+ Sauli do t’i humbasë shpresat e nuk do të më kërkojë më në gjithë territorin e Izraelit,+ dhe unë do të shpëtoj nga duart e tij.»  Kështu, Davidi u çua dhe bashkë me gjashtëqind burra+ që ishin me të shkoi tek Akishi,+ biri i Maokut, mbreti i Gathit.  Davidi dhe njerëzit e tij banuan me Akishin në Gath. Secili banonte me ata të shtëpisë së vet,+ kurse Davidi me dy gratë e tij, Ahinoamin,+ jezreliten, dhe Abigailën,+ karmeliten, gruan e Nabalit.  Kaloi ca kohë dhe Saulin e njoftuan se Davidi ia kishte mbathur në Gath, kështu që ai nuk shkoi ta kërkonte prapë.+  Atëherë Davidi i tha Akishit: «Tani, nëse kam gjetur pëlqim në sytë e tu, le të më jepet një vend në njërin nga qytetet e zonës fushore që të banoj. Pse të banojë shërbëtori yt me ty në qytetin mbretëror?»  Prandaj atë ditë Akishi i dha atij Ziklagun.+ Ja pse Ziklagu është pronë e mbretërve të Judës deri sot e kësaj dite.  Davidi banoi në zonën fushore të filistinëve një vit e katër muaj.+  Davidi u ngjit me njerëzit e tij që të mësynte geshuritët,+ girzitët dhe amalekitët,+ sepse këta banonin në vendin që shtrihej nga Telami+ deri në Shur+ dhe që vazhdonte deri poshtë në vendin e Egjiptit.  Davidi e goditi vendin dhe nuk la gjallë as burra, as gra.+ Ai mori dhen, gjedhë, gomarë, deve, rroba, dhe pas kësaj u kthye e vajti tek Akishi. 10  Akishi tha: «Ku mësytë sot?» Davidi iu përgjigj:+ «Në jug të Judës,+ në jug të jerahmelitëve+ dhe në jug të kenitëve.»+ 11  Davidi nuk linte gjallë as burrë, as grua që të vinte në Gath, sepse thoshte: «Që të mos na kallëzojnë: ‘Kështu bëri Davidi.’»+ (Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që banoi në zonën fushore të filistinëve.) 12  Për pasojë Akishi pati besim+ te Davidi dhe tha me vete: «Pa dyshim ai është bërë i pështirë për popullin e tij, Izraelin,+ prandaj do të bëhet shërbëtori im përgjithnjë.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «tha në zemër të tij».