1 Samuelit 26:1-25

26  Pas ca kohësh burrat e Zifit+ vajtën te Sauli në Gibeah+ dhe i thanë: «A nuk e di se Davidi fshihet në kodrën e Hakilahut,+ që ngrihet përballë Jeshimonit?»+  Sauli u çua+ dhe zbriti në shkretëtirën e Zifit bashkë me tre mijë burra,+ të zgjedhurit e Izraelit, që të kërkonte Davidin në shkretëtirën e Zifit.  Sauli e ngriti kampin pranë rrugës, në kodrën e Hakilahut, që ngrihet përballë Jeshimonit, kurse Davidi banonte në shkretëtirë. Ai e pa se Sauli kishte vajtur pas tij në shkretëtirë,  prandaj dërgoi spiunë+ që të merrte vesh nëse Sauli kishte ardhur vërtet.  Më vonë Davidi u çua dhe shkoi atje ku kishte fushuar Sauli. Davidi pa ku ishte shtrirë Sauli dhe Abneri,+ biri i Nerit, që ishte kreu i ushtrisë së tij. Sauli ishte shtrirë brenda rrethimit të kampit+ bashkë me popullin që kishte fushuar rreth e qark tij.  Atëherë Davidi i tha hititit+ Ahimelek dhe Abishait,+ birit të Zerujasë,+ vëllait të Joabit: «Kush do të zbresë me mua në kamp, te Sauli?» Abishai tha: «Do të zbres unë me ty.»+  Natën, Davidi me Abishain shkuan te populli dhe ja, Sauli kishte rënë në gjumë. Ai ndodhej brenda rrethimit të kampit me heshtën përtokë, pranë kokës, kurse Abneri dhe populli ishin shtrirë rreth e qark tij.  Tani Abishai i tha Davidit: «Sot Perëndia ta ka dorëzuar në dorë armikun.+ Lërmë, të lutem, ta mbërthej përtokë me heshtë vetëm me një të rënë dhe s’kam për t’i rënë për herë të dytë.»  Por Davidi i tha Abishait: «Mos e vrit, sepse kush është ai që ka shtrirë dorën kundër të mirosurit të Jehovait+ dhe ka mbetur i pafaj?»+ 10  Pastaj Davidi shtoi: «Siç është e vërtetë që Jehovai+ rron, vetë Jehovai do t’i japë një goditje;+ ose do t’i vijë dita+ dhe do të vdesë, ose do të zbresë në betejë+ dhe do të shfaroset.+ 11  Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait,+ mua nuk më shkon kurrë ndër mend+ të vë dorë+ mbi të mirosurin e Jehovait!+ Tani, merre, të lutem, heshtën që gjendet pranë kokës së tij dhe shtambën e ujit e le të vihemi në udhë.» 12  Kështu Davidi mori heshtën dhe shtambën e ujit që gjendej pranë kokës së Saulit, dhe u larguan. Askush nuk i pa,+ askush nuk i vërejti dhe askush nuk u zgjua, ngaqë të gjithë po flinin, sepse një gjumë i thellë+ i dërguar nga Jehovai kishe rënë mbi ta. 13  Pastaj Davidi kaloi në anën tjetër dhe qëndroi në njëfarë largësie mbi majën e malit. Largësia mes tyre ishte e madhe. 14  Atëherë Davidi filloi t’i thërriste popullit dhe Abnerit, birit të Nerit: «Nuk do të përgjigjesh, Abner?» Abneri+ u përgjigj dhe tha: «Kush je ti që ke thirrur mbretin?» 15  Davidi i tha: «Je a s’je burrë? E kush është si ti në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte zotërinë tënd, mbretin? Sepse një nga populli hyri për ta vrarë zotërinë tënd.+ 16  Kjo që ke bërë nuk është e mirë. Siç është e vërtetë që Jehovai+ rron, ju e keni hak vdekjen,+ sepse nuk e keni ruajtur+ zotërinë tuaj, të mirosurin e Jehovait.+ Shiko se ku janë heshta e mbretit dhe shtamba e ujit+ që ishin pranë kokës së tij.» 17  Sauli e njohu atëherë zërin e Davidit dhe e pyeti: «Zëri yt është ky David, biri im?»+ Davidi i tha: «Zëri im është, o imzot, o mbret.» 18  Ai shtoi: «Pse e ndjek zotëria im shërbëtorin e tij?+ Ç’kam bërë? Ç’e keqe është gjetur tek unë?+ 19  E tani, le t’i dëgjojë, të lutem, zotëria im, mbreti, fjalët e shërbëtorit të tij. Nëse kundër meje të ka nxitur Jehovai, le të mbërrijë tek ai aroma e blatimit në drithë!+ Por nëse të kanë nxitur bijtë e njerëzve,+ qofshin të mallkuar para Jehovait,+ sepse sot më kanë dëbuar që të mos kem të bëj me trashëgiminë e Jehovait+ dhe më kanë thënë: ‘Shko, shërbeju perëndive të tjera!’+ 20  Mos e lër gjakun tim të bjerë përtokë para Jehovait,+ sepse mbreti i Izraelit ka dalë të kërkojë një plesht,+ ashtu si ndiqet një thëllëzë në male.»+ 21  Sauli ia ktheu: «Kam mëkatuar.+ Kthehu, David, biri im, sepse nuk do të të bëj më keq, meqenëse sot shpirti im ka qenë i çmuar+ në sytë e tu. Kam vepruar pa mend dhe e kam pasur shumë gabim.» 22  Atëherë Davidi u përgjigj: «Ja heshta e mbretit. Le të vijë një nga të rinjtë e ta marrë. 23  Jehovai do t’ia shpërblejë secilit drejtësinë+ dhe besnikërinë, sepse sot Jehovai të dha në duart e mia dhe unë nuk desha ta shtrija dorën kundër të mirosurit të Jehovait.+ 24  Ja, ashtu si shpirti yt qe i madh këtë ditë në sytë e mi, kështu qoftë i madh shpirti im në sytë e Jehovait,+ që të më çlirojë nga të gjitha vuajtjet!»+ 25  Atëherë Sauli i tha Davidit: «Qofsh i bekuar David, biri im! Ti jo vetëm që do ta bësh ç’ke për të bërë, por edhe do të dalësh fitimtar.»+ Pastaj Davidi shkoi në udhën e vet, ndërsa Sauli u kthye në vendin e tij.+

Shënime në fund të faqes