1 Samuelit 25:1-44

25  Pas ca kohësh Samueli+ vdiq. Tërë Izraeli u mblodh, e vajtoi+ dhe e varrosi në shtëpinë e tij në Ramah.+ Pastaj Davidi zbriti në shkretëtirën e Paranit.+  Tani, në Maon+ ndodhej një burrë që punonte në Karmel.+ Ky ishte njeri shumë i madh. Ai kishte tre mijë dhen e një mijë dhi dhe po qethte+ dhentë e veta në Karmel.  Emrin e kishte Nabal,+ kurse gruaja quhej Abigail.+ Ajo ishte mjaft e matur+ dhe e hijshme, kurse burri kishte një sjellje të ashpër dhe të keqe.+ Ai ishte nga shtëpia e Kalebit.+  Kur ndodhej në shkretëtirë, Davidi mori vesh se Nabali po qethte+ dhentë.  Kështu Davidi dërgoi dhjetë të rinj dhe u tha: «Ngjituni në Karmel dhe shkoni te Nabali e pyeteni nga ana* ime se si është.+  I thoni kështu vëllait tim: ‘Qofsh mirë ti,+ shtëpia jote dhe gjithçka ke!  Kam dëgjuar se ti ke qethës dhensh. E pra, barinjtë e tu qenë me ne+ dhe ne nuk i ngacmuam.+ Gjatë gjithë ditëve që ndodheshin në Karmel, nuk u humbi as edhe një gjë.  Pyeti të rinjtë e tu dhe ata do të të tregojnë, që të rinjtë e mi të gjejnë pëlqim në sytë e tu, sepse ne kemi ardhur në një ditë të mirë. Vetëm jepu, të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd, Davidit, ç’të të gjendet në dorë.’»+  Të rinjtë e Davidit vajtën e ia thanë të gjitha këto Nabalit në emër të Davidit, dhe pastaj pritën. 10  Por Nabali iu përgjigj kështu shërbëtorëve të Davidit: «Kush është Davidi+ dhe kush është biri i Jeseut? Sot janë shtuar shumë shërbëtorët që lënë zotërinë e vet.+ 11  Mos duhet ta marr bukën,+ ujin dhe mishin që e kam therur për qethësit e mi e t’ua jap njerëzve që as nuk e di nga janë?!»+ 12  Atëherë të rinjtë e Davidit u kthyen mbrapsht dhe vajtën e i treguan atij të gjitha këto fjalë. 13  Menjëherë Davidi u tha njerëzve të vet: «Secili të ngjeshë shpatën e vet!»+ Kështu, ata ngjeshën secili shpatën. Edhe Davidi ngjeshi shpatën dhe nga pas i shkuan rreth katërqind burra, kurse dyqind ndenjën pranë plaçkave.+ 14  Ndërkaq, një nga të rinjtë e njoftoi Abigailën, gruan e Nabalit: «Davidi dërgoi lajmëtarë nga shkretëtira që t’i uronte gjithë të mirat zotërisë tonë, por ai iu hakërrua+ atyre. 15  Ata njerëz u treguan shumë të mirë me ne dhe nuk na ngacmuan. Gjatë gjithë ditëve që u endëm me ta, kur ndodheshim në fushë, nuk na humbi as edhe një gjë.+ 16  Ata ishin si një mur+ rreth nesh edhe natën, edhe ditën, tërë kohën që ndodheshim me ta kur kullotnim kopenë. 17  E tani mendo se ç’do të bësh, sepse zotërisë tonë dhe gjithë shtëpisë së tij kanë vendosur+ t’i bëjnë gjëmën, pasi Nabali është kaq i pavlerë,+ sa është e kotë t’i flasësh.» 18  Menjëherë Abigaila+ nxitoi dhe mori dyqind bukë, dy qypa të mëdhenj me verë,+ pesë dele të bëra gati,+ pesë sea drithë të pjekur,+ njëqind kuleç prej rrushi të thatë+ dhe dyqind bukëfiqe+ e i vuri mbi gomarë. 19  Pastaj u tha të rinjve: «Nisuni para.+ Unë po vij pas jush.» Por burrit të saj, Nabalit, nuk i tregoi gjë. 20  Ndërsa ajo ngiste gomarin+ dhe zbriste fshehurazi malit, përballë saj po vinte Davidi me njerëzit e vet, kështu që ajo u takua me ta. 21  Davidi kishte thënë: «Jam zhgënjyer që i ruajta në shkretëtirë gjithçka këtij njeriu. Nuk i humbi as edhe një gjë nga gjithçka kishte.+ E megjithatë, në këmbim të së mirës, ai ma shpërblen me të keqen.+ 22  Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq,+ në lënça të mbetet deri në mëngjes+ qoftë edhe një mashkull!»+ 23  Kur e pa Davidin, Abigaila zbriti menjëherë nga gomari, ra me fytyrë përmbys para Davidit dhe u përkul+ deri në tokë. 24  Pastaj ra te këmbët e tij+ dhe i tha: «Mbi mua qoftë faji,+ zotëria im. Të lutem, lëre skllaven tënde të të flasë+ dhe dëgjoji fjalët e skllaves sate. 25  Të lutem, le të mos ia vërë veshin* zotëria im këtij burri të pavlerë,+ Nabalit, sepse ashtu siç e ka emrin ashtu është edhe vetë. Nabal e ka emrin dhe i pamend është.+ Por unë, skllavja jote, nuk i pashë të rinjtë që zotëria im kishte dërguar. 26  E tani, zotëria im, siç është e vërtetë që rron Jehovai+ dhe siç është e vërtetë që rron shpirti yt,+ Jehovai të ka mbajtur+ që të mos hysh në faj gjaku+ dhe që shpëtimi të mos vijë nga duart e tua.+ E pra, armiqtë e tu dhe ata që kërkojnë të keqen e zotërisë tim u bëfshin si Nabali.+ 27  Tani, kjo dhuratë, si bekim+ që i ka sjellë shërbyesja jote zotërisë tim, le t’u jepet të rinjve që po ecin në gjurmët+ e zotërisë tim. 28  Fale, të lutem, shkeljen e skllaves sate,+ sepse Jehovai do t’i bëjë zotërisë tim një shtëpi të qëndrueshme,+ sepse zotëria im po bën luftërat e Jehovait.+ Te ti nuk do të gjendet e keqe gjatë gjithë ditëve të tua.+ 29  Kur ndonjë njeri të çohet për të të ndjekur dhe për të kërkuar shpirtin tënd, shpirti i zotërisë tim do të jetë i mbështjellë në qeskën e jetës+ pranë Jehovait, Perëndisë tënd,+ kurse shpirti i armiqve të tu do të flaket nga ai si nga foleja e hobesë.+ 30  Jehovai do t’i bëjë të mira zotërisë tim, ashtu si ka thënë, dhe do të të ngarkojë detyrën si prijës i Izraelit.+ 31  E kjo që po ndodh mos u bëftë shkak për të t’u marrë këmbët a gur pengese për zemrën e zotërisë tim, duke derdhur gjak pa shkak,+ apo duke e sjellë shpëtimin me duart e tua!+ Jehovai do t’i bëjë të mira zotërisë tim, dhe ti kujtoje+ skllaven tënde.» 32  Atëherë Davidi i tha Abigailës: «Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ që të ka dërguar sot të më dalësh përpara! 33  Bekuar qoftë gjykimi yt i shëndoshë+ dhe bekuar qofsh ti që nuk më le sot të bëhesha me faj gjaku+ dhe ta sillja shpëtimin me duart e mia!+ 34  Sepse ashtu siç është e vërtetë që rron Jehovai, Perëndia i Izraelit, që më ka mbajtur për të mos bërë keq,+ po të mos kishe nxituar për të më dalë përpara,+ deri në dritën e mëngjesit Nabalit nuk do t’i mbetej as edhe një mashkull.»+ 35  Pastaj Davidi pranoi nga dora e saj atë që i kishte sjellë dhe i tha: «Ngjitu në paqe+ në shtëpinë tënde. Siç e sheh unë e dëgjova zërin tënd, sepse të vlerësoj.»+ 36  Më vonë Abigaila vajti te Nabali. Ai kishte shtruar në shtëpi një gosti, në të vërtetë një gosti mbretërish.+ Nabalit i gëzonte zemra dhe ishte bërë xurxull.+ Ajo nuk i tregoi asgjë, as të vogël, as të madhe, derisa doli drita e mëngjesit. 37  Në mëngjes, kur Nabalit i kishte dalë vera, e shoqja i tregoi këto gjëra. Atëherë atij sa s’i pushoi zemra+ dhe u bë si gur. 38  Kur u mbushën dhjetë ditë pas kësaj, Jehovai e goditi+ Nabalin, kështu që ai vdiq. 39  Davidi dëgjoi se Nabali kishte vdekur dhe tha: «Bekuar qoftë Jehovai, që e ka mbrojtur çështjen ligjore+ të poshtërimit tim+ për të më çliruar nga dora e Nabalit, dhe që e ka frenuar shërbëtorin e vet për të mos bërë keq!+ Jehovai e ka kthyer të keqen e Nabalit mbi kokën e atij!»+ Davidi dërgoi njerëz dhe i kërkoi Abigailës të bëhej gruaja e tij.+ 40  Kështu, shërbëtorët e Davidit vajtën tek Abigaila në Karmel dhe i thanë: «Davidi na dërgoi që të të marrim si grua për të.» 41  Ajo u çua menjëherë dhe u përkul me fytyrë përdhe+ e tha: «Ja tek e keni skllaven tuaj si shërbyese për t’u larë këmbët+ shërbëtorëve të zotërisë tim.»+ 42  Pastaj Abigaila+ nxitoi, u çua dhe shkoi kaluar+ mbi gomar bashkë me pesë shërbyese që i vinin nga pas. Ajo i shoqëroi lajmëtarët e Davidit dhe u bë gruaja e tij. 43  Davidi kishte marrë edhe Ahinoamin+ nga Jezreeli.+ Këto gra, që të dyja, u bënë gratë e tij.+ 44  Sauli ia kishte dhënë Mikalën,+ bijën e tij dhe gruan e Davidit, Paltit,+ birit të Laishit, që ishte nga Galimi.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «në emrin tim».
Fjalë për fjalë «të mos e vërë zemrën».